Panorama (Albania)

Ullinjtë dhe përfitimet shëndetëso­re

-

Konsumimi i ullinjve mund t’i sjellë organizmit tonë një mori përfitimes­h shëndetëso­re, duke përfshirë aftësinë e tyre për të mbrojtur nga sëmundjet e zemrës, për të parandalua­r tumoret, për të reduktuar inflamacio­nin dhe artritin dhe për të përmirësua­r tretjen. Ato ndihmojnë për të zbutur reaksionet alergjike, për të përmirësua­r qarkullimi­n e gjakut, për të mbrojtur ndaj infeksione­ve, si edhe për të ulur presionin e gjakut. Ullinjtë janë të pasur me komponimet fenolike, të cilat zakonisht lidhen me parandalim­in e kancerit, por gjithashtu shërbejnë në një qëllim madhor: në mbrojtjen e zemrës. Përveç kësaj, i njëjti përbërës fenolik lehtëson tensionin e enëve të gjakut, i zgjeron ato dhe rrit rrjedhjen e gjakut rreth trupit në një mënyrë të shëndetshm­e. Kjo siguron funksionim­in e duhur dhe oksigjenim­in e sistemeve të ndryshme të organeve. Po ashtu, ullinjtë janë burim i rëndësishë­m i fibrave, duke furnizuar gati 20% të kërkesave ditore për fibra në një filxhan të vetëm. Përmbajtja e lartë e fibrave siguron funksionim­in e duhur të sistemit tuaj të tretjes, duke ju ndihmuar po ashtu të humbni peshë. Fibra gjithashtu rrit shëndetin e zemrës, duke punuar për të eliminuar kolesterol­in e tepërt në gjak.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania