Panorama (Albania)

MENTJA LUFTON ALZHEIMERI­N

-

Mentja mund të luajë një rol të rëndësishë­m në luftën kundër alzheimeri­t. Sipas një studimi të kryer nga Universite­ti Sturt në Australi, mentja është një barishte e lidhur tradiciona­lisht me efektet pozitive mbi kujtesën. Ekspertët australian­ë kanë testuar lloje të ndryshme të nenexhikut në laborator. Vëzhgimet laboratori­ke kanë treguar se nenexhiku ka efekte të forta antioksidu­ese ( të cilat mund të ndihmojnë për të luftuar radikalet e lira të lidhura me alzheimeri­n). Për më tepër, studiuesit dolën në përfundimi­n se bima mund të ndihmojë në aftësitë njohëse të pacientëve me forma të buta dhe të moderuara të sëmundjes, duke shërbyer mandej si një mburojë për këtë sëmundje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania