BIZELET NDIHMOJNË PËR TË ULUR NIVELIN E KOLESTEROLIT
Një vakt me bizele mund të jetë tejet i shëndetshëm, për shkak të vlerave ushqyese që bizelet mbartin. Përveçse ndikojnë në uljen e kolesterolit, bizelja ka sasi të konsiderueshme të magneziumit. Eksperti vjenez i shëndetësisë, profesor Hademar Bankhofer, e cilëson bizelen një ushqim antistresues. Përveçqë stimulon ndërtimin e muskujve, bizelja forcon nervat, flokët, shikimin dhe përqendrimin.