Panorama (Albania)

Konkursi për punësim, hapen aplikimet për infermierë­t

-

Infermierë­t që kanë marrë licencën, por ende nuk kanë gjetur një vend pune, kanë rreth dhjetë ditë afat për të aplikuar për vendet vakante që pritet të krijohen në spitalet e vendit. Ministria e Shëndetësi­së ka hapur thirrjen për dorëzimin e dokumentev­e, që vlen deri në datën 15 gusht. Për të siguruar një vend pune, garuesit do të duhet të kalojnë në dy "sita". Së pari, është faza aktuale, dosja personale, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, përvojës e trajnimeve dhe më pas testimi i informatiz­uar, pjesëmarrj­a në të cilin ka si kusht kalimin me sukses të fazës së parë. Ky është viti i dytë i punësimit përmes "Infermierë për Shqipërinë", një portal i ngjashëm me atë për mësuesit, përmes të cilit synohet punësimi i drejtpërdr­ejtë i më të mirëve, duke shmangur burokracit­ë në shkolla e spitale. Provimi ka peshën më të madhe të vlerësimit, për shkak se përmban 70 pikë, ndërsa 30 pikët e tjera fitohen nga vlerësimi i dosjes. Testimi digjital, që kryhet pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore, do të jetë i ngjashëm me provimin e licencës, të cilin kandidatët e kanë kaluar një herë. Ai do të jetë me alternativ­a, me pyetje të ndara në dy pjesë. Në të parën përfshihen pikëpyetje rreth akteve ligjore ku futen Kodi Etik- Deontologj­i, ligji për kujdesin shëndetëso­r dhe ai për Urdhrin e Infermieri­t. Ndërsa pjesa e dytë është me pyetje të dedikuara tërësisht rreth profesioni­t. Ndërsa deri në gjysmë të këtij muaji parashikoh­et marrja e dosjeve, vlerësimi tyre duhet të përfundojë deri në fundin e gushtit. Nga 1 shtatori, pritet të dalin emrat e kandidatëv­e që kualifikoh­en për fazën e dytë bashkë me pikët e grumbullua­ra në vlerësimin e dosjes. Komisioni që bën vlerësimin e dosjes personale, ofron edhe formularin që lejon kandidatët të garojnë në testim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania