Panorama (Albania)

Dopietë e Sindrit Gurit, Lenjani gol fantastik

Mesfushori shënon nga distanca në Zvicër, shtang portierin

-

Shqiptarët nisin sezonet me skuadrat e tyre, duke qenë protagonis­të.

Ermir Lenjani ka realizuar dje një eurogol për Sionin, ndërkohë që Sindrit Guri ka qenë protagonis­ti kryesor në fitoren e Ostendes përballë skuadrës së Sersle Bryzh me dopietë dhe një ndikim të autogolit të mbrojtësit kundërshta­r. Thuajse një muaj nga ndeshja e radhës me Francën në transfertë me kombëtaren, futbollist­ët kuqezi po japin shenja se gëzojnë një formë të mirë.

DOPIETA

Në Belgjikë luhet java e dytë e kampionati­t vendës dhe Sindrit Guri e ka nisur në mënyrën më të mirë këtë vit. Pasi shënoi në miqësoret e verës, sulmuesi shkodran gjeti rrugën e rrjetës edhe në ndeshjet zyrtare, duke i dhënë Ostendes pikë të rëndësishm­e në këtë start të sezonit. Në takimin e javës së dytë që Ostende luajti në shtëpi përballë Sersle Bryzh, sulmuesi i Kombëtares ishte protagonis­ti kryesor me paraqitjen e tij. Miqtë kishin kaluar në avantazh që në minutën e 7- të, por ishte Guri që shënoi në të 32tën. Shkodrani kërceu me kokë, pas një krosimi nga e djathta dhe ia doli të çojë topin në fundin e rrjetës, barazim i përkohshëm dhe pak minuta më vonë, goli tjetër i Ostendes do të vinte sërish me shqiptarin protagonis­t. Vetëm pas 8 minutash, Guri, gjatë një goditjeje këndi, detyroi mbrojtësin Sadi të miqve që të çonte topin në rrjetën e tij. Guri nuk u ndal dhe "hipotekoi" fitoren për Ostenden, teksa shënoi edhe golin e tretë të ekipit. Në minutën e 87- të, pasi mori një top nga e majta, shkodrani kaloi një mbrojtës në duel shpejtësie dhe në një kundërsulm "vrasës". Më tej, sulmuesi i Kombëtares e çoi topin pas shpinës së portierit, duke siguruar 3 pikët për ekipin e tij.

ZVICËR

Superliga zvicerane luan javën e saj të tretë dhe ekipi i Sionit përballet në shtëpi me Zyrihun. Takimi ka nisur menjëherë me gol, që në minutën e 8- të, të shënuar pikërisht nga lojtari i Kombëtares, Ermir Lenjani. Pas një kundërsulm­i të shpejtë nga ekipi i Sionit, ishte Fortune që ktheu pak mbrapa topin te Lenjani. Ky i fundit u mendua se do të krosonte në zonë, por e çoi topin drejt e në portë, duke shtangur portierin kundërshta­r e duke i dhënë avantazhin Sionit me një eurogol. Më tej, Kollolli ka humbur penallti, ndërkohë që Kasami ka shënuar dopietë në fitoren 3- 1 të Sionit përballë Zyrihut. Formë e shkëlqyer e mesfushori­t kuqezi që po tregohet vendimtar me Sionin në këtë start sezoni, duke qenë në ndihmë edhe për fazën mbrojtëse, por mbi të gjitha me gola të bukur nga distanca.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania