Panorama (Albania)

Bajern e nis me "dhimbje", superkupa i shkon Dortmundit

-

Borusia e Dortmundit fiton trofeun e parë të sezonit, pasi mundi në finalen e Superkupës së Gjermanisë. Verdhezinj­të kanë shënuar dy herë në portën e Nojerit në pjesën e dytë të ndeshjes. Bajerni luajti mirë, por nuk arriti të shënonte në portën e Hitc.

PJESA E PARË

Borusia e Dortmundit ka shansin më të mirë për të shënuar në vetëm 1 minutë lojë. Pako Alkaser rrëmben një top të artë në mesin e fushës dhe shërben për Rojs në qendër të zonës. Gjermani gjuan, por Manuel Nojer bën mrekullinë, duke shmangur një gol të sigurt në portën e tij. Bajerni fillon të lëvizë duke rrezikuar me anë të Levandovsk­it. Polaku godet me të majtën, por topi i tij bllokohet nga një mbrojtës vendas. Më pas është Kingslei Koman, ai që godet brenda midis dy lojtarëve, por portieri Hitc reagon menjëherë duke shmangur rrezikun.

PJESA E DYTË

45 minutat e dyta nisin mirë për skuadrën verdhezi. Pako Alkaser shënon golin e parë të takimit në minutën e 48 pas një aksioni personal të talentit Sanço, i cili driblon të gjithë duke shërbyer më pas për spanjollin që lëshon një predhë nga jashtë zone duke mposhtur Manuel Nojerin. Borusia merr zemër dhe kërkon të përfitojë nga shthurja e Bajernit. Por Rojs në fillim dhe më pas Sanço nuk arrijnë të shfrytëzoj­në boshllëkun në mbrojtje te Bajernit. Kampionët e Gjermanisë mundohen të kundërpërg­jigjen me Kimish, i cili shmang 3- 4 lojtarë të Borusias, por në fund humbet kontrollin e topit. Atëherë kur të gjithë prisnin golin e barazimit, Sanço shënon golin e dytë të takimit, duke bërë që "Signal Iduna Park" të shpërthejë në festë. 2- 0 dhe Bajerni duket i dorëzuar përballë një Borusia, që shumë pak vetë mendonin se do të triumfonte në përballjen e parë ndaj Bajernit për këtë sezon, duke parë që në fushë luante pa Humels, Brand dhe Hazard, lojtarë që kanë ardhur në merkaton e verës. Minutat e mbetura të ndeshjes sjellin shumë pak raste për shënim dhe Borusia gëzon pas vërshëllim­ës së fundit arbitrit Silbert.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania