Panorama (Albania)

Milani s'di të fitojë, Maldini i "jep" humbjen e radhës

-

U deshën penalltitë, por Milanit vijon t'i mungojë fitorja. Dje, ndaj Mançester Junajtdit erdhi humbja e tretë në katër ndeshjet e fundit.

Xhampaolo hodhi në fushë skuadrën e daljeve të fundit. Me Borinin në mesfushë dhe Suson prapa dyshes PiontekKas­tijeho. Takimi nis me ritëm të mirë dhe emocionet morën fill me golin e Rashford në minutën e 14- të që pasi dribloi në shpejtësi të gjithë mbrojtjen e Milanit, shënoi me ndihmën e një devijimi të lehtë të Romanjolit. Që nga ai moment, kuqezinjtë marrin frerët e lojës dhe çerek ore më pas gjejnë barazimin me Suson. Lindelëf humb topin, i cili nga Borini përfundon në këmbët e Susos që shkarkon të majtën. De Gea mundohet të reagojë, por e majta e 25- vjeçarit prehet në rrjetë. Edhe pjesa e dytë nis me Milanin që drejton ritmin e sfidës. Suso vijon të jetë një problem për Junajtidin, teksa mbi këmbët e rënduara të milanistëv­e shpejtësia e sulmuesve anglezë duket sikur peshon më shumë. Megjithatë, është skuadra e Xhampaolos që pas një krosimi të Susos në zonë, gjen avantazhin pasi goditja me kokë e Kastijehos përfundon në rrjetë e devijuar nga shpatulla e Lindelëfit. Solskjaer nis "valsin" e ndryshimev­e dhe merr frytet e para në minutën e 72- të, kur Lingard pasi "deh" Muzakion, kap në kundërkohë Reinan me një goditje tokazi. Edhe kuqezinjtë nisin të administro­jnë forcat, teksa bie në sy futja në fushë e Bonaventur­ës në rolin e fantazisti­t dhe Çalhanoglu­në që kalon në regji pas daljes së Bilias. Në minutat e fundit janë anglezët që rrisin presionin, por pa marrë frytet e aksioneve të tyre. Me ndeshjen që përfundoi në barazim, ekipet u sfiduan nga pika e bardhë. Pesë goditjet e para të Junajtid ishin të gjitha të sakta, teksa për kuqezinjtë rezultoi vendimtar gabimi i Daniel Maldinit, goditja e të cilit u prit nga De Gea. Solskjaer shijon një tjetër sukses, teksa në pritje të lajmeve të merkatos ( Pogba e Lukaku), shijon sukseset e talenteve që ka në skuadër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania