Panorama (Albania)

Një sheik do Balliun, shqiptari pranë firmës me Almerian

-

Ivan Balliu mund të rikthehet të luajë në Spanjë. I rritur në akademinë e Barcelonës, mbrojtësi i Kombëtares ka në dispozicio­n dy oferta nga Liga e Dytë spanjolle. Pasi luajti për një sezon në Ligën e Dytë franceze me Metz, nuk pranoi rinovimin me gjithë ngjitjen e kësaj të fundit në elitë. Tanimë, Balliu është një prej legjionarë­ve në kërkim të një destinacio­ni për të ardhmen dhe ofertat nuk kanë munguar. Për të, në Angli ka pasur gjithashtu disa zëra merkatoje, por së fundmi në "skenë" ka dalë një sheik. Almeria ka ndërruar pronarët dy ditë më parë dhe me afrimin e sheikut Turki Al- Sheik, mbrojtësi kuqezi është vënë në qendër të projektit dhe palët kanë negociuar. Sipas mediave spanjolle, Balliu është drejt pranimit të kësaj oferte dhe me gjasë do të rikthehet të luajë në Divizionin e Dytë, në Spanjë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania