Panorama (Albania)

Legalizime­t, familjet që marrin tapinë në Tiranë

Agjencia e Kadastrës publikon listën e re të familjeve që marrin tapinë në Tiranë. Procedurat dhe emrat e përfituesv­e, të ndarë sipas zonave administra­tive

-

Dhjetëra familje nga dymbëdhjet­ë njësi administra­tive në kryeqytet, nga sot, janë zyrtarisht pronare. Agjencia Shtetërore e Kadastrës ( ASHK) ka përfunduar procedurat e legalizimi­t për banesat e 61 familjeve që jetojnë në 12 njësi administra­tive në kryeqytet.

Gazeta boton listën e përfituesv­e, të cilët duhet të paraqiten pranë ASHK- së për të tërhequr lejen e legalizimi­t. Përfituesi­t e lejeve të legalizimi­t janë emetuar nga Drejtorisë Tirana Jug, prej së cilës kryefamilj­arët duhet të bëjnë edhe tërheqjen e dokumentit që i hap rrugë marrjes së tapisë. Më konkretish­t, fill pas lejes së legalizimi­t, nis procesi i regjistrim­it, certifikim­i i pronësisë. Sipas ligjit të ri, parashikoh­et një afat prej 60 ditësh nga marrja e lejes e deri te tapia, që përmbyll gjithë procesin. Agjencia e Kadastrës ka lënë një mundësi për ata që duan ta përmbyllin procesin më shpejt se periudha e parashikua­r. Një faturë shtesë siguron marrjen e tapisë me procedurë të përshpejtu­ar. "ASHK, brenda 60 ditëve nga përfundimi i procedurav­e të kualifikim­it, legalizon ndërtimin, duke respektuar dispozitat e legjislaci­onit në fuqi për regjimet pasurore martesore. Poseduesi i ndërtimit pa leje ka të drejtë të kërkojë kryerjen e procedurav­e të legalizimi­t brenda 30 ditëve kundrejt pagesës së një tarife shërbimi shtesë", thuhet shprehimis­ht në ligjin e ri. Sa u takon kërkesave për legalizime, ata që kanë aplikuar herët, kanë mundësi të përfitojnë. Agjencia e Kadastrës, prej disa muajsh,

 ??  ?? në praktikën e saj u ka dhënë përparësi vetëdeklar­imeve të bëra në vitet 2005 e 2006. Kjo, pas urdhrit të drejtorit të Kadastrës, Artan Lame, i cili ka kërkuar nga të gjitha drejtoritë në rrethe që të përmbyllin praktikat për aplikimet e bëra herët. Kështu, të gjithë të interesuar­it mund të paraqiten pranë zyrave të Agjencisë për t'u pajisur me certifikat­ën e pronësisë.
në praktikën e saj u ka dhënë përparësi vetëdeklar­imeve të bëra në vitet 2005 e 2006. Kjo, pas urdhrit të drejtorit të Kadastrës, Artan Lame, i cili ka kërkuar nga të gjitha drejtoritë në rrethe që të përmbyllin praktikat për aplikimet e bëra herët. Kështu, të gjithë të interesuar­it mund të paraqiten pranë zyrave të Agjencisë për t'u pajisur me certifikat­ën e pronësisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania