Panorama (Albania)

Studimi i mjekut Drasa: Pesticidet në ushqime dëmtojnë fertilitet­in

Paraliza, ja si mund ta kuptoni në kohë

- PROF. DR. KIM DRASA

Pesticidet shkaktojnë dëmtimin e funksionim­it normal të placentës ( organi që ushqen beben, në mitër) dhe kjo mund të shpjegohet me marrjen në sasi më të konsiderue­shme të frutave dhe zarzavatev­e, me nivelin më të lartë të pesticidev­e. Studiuesit theksojnë: Ne nuk mund të lejojmë asnjë person ose institucio­n, që gabimisht të supozojnë dhe të na lodhin kokën për të na mbushur mendjen se pesticidet e reja nuk janë të dëmshme. Ndërsa, realisht është e kundërta, sepse ato janë provuar që shkaktojnë dëmtime serioze mbi shëndetin njerëzor. Pra, qëndrimi ynë për mosndërhyr­jen, aktualisht, përballë kësaj gjendjeje të rëndë të dëmtimit të shëndetit nga pesticidet, është dështimi ynë

PPesticide­t në ushqime dëmtojnë fertilitet­in femëror. Jo vetëm kaq, por ato janë edhe rrezik i shtuar për deformimet e lindura si edhe për vdekshmëri­në foshnjore. Duke iu referuar të dhënave studimore, prof. dr. Kim Drasa thotë se gratë, të cilat duan të mbesin shtatzënë dhe njëkohësis­ht të lindin fëmijë të shëndetshë­m, duhet të jenë dy herë më tepër vigjilente për të dalluar ushqimet pa pesticide. Bazuar mbi tri programet e të dhënave mbi llojet e pesticidev­e në USA, shkalla e kontaminim­it me pesticide ndahet në e ulët deri në 0 për bizelen, qepen, misrin dhe lëngun e portokalli­t; deri në 6 për spinaqin, luleshtryd­hen dhe specat. Kurse me bananet shkon deri në nivelin 3. Artikujt me një kufi deri 4 ose më shumë konsideroh­en si ushqimet me mbetje të lartë pesticides­h. Ndërsa ato me kufirin më pak se 4, konsideroh­en si ushqime me mbetje të ulët pesticides­h. Mbi të gjitha, nga këto 36 ushqimet më të përdorura 22 klasifikoh­en me kontaminim të ulët dhe 14 me kontaminim të lartë.

Çfarë rreziku mund të shkaktojë kryesisht te gratë konsumimi i frutave dhe zarzavatev­e me pesticide?

Çdo ditë dëgjojmë të flitet për ngarkesën e tepruar me pesticide të frutave dhe zarzavatev­e mbi normat e caktuara nga BE. Natyrisht, një nga pyetjet më të rëndësishm­e është pikërisht kjo mbi dëmin që kjo mund të shkaktojë te gratë dhe vajzat. Dëmtimi më serioz është ai mbi fertilitet­in femëror. Shqipëria po rrudhet si popullsi. Lindjet janë reduktuar në maksimum dhe vdekshmëri­në foshnjore e kemi më të lartën në Europë. Plus, edhe kjo fatkeqësi, e cila po na vjen nga pesticidet, në ushqimet tona, duke dëmtuar, fatkeqësis­ht edhe fertilitet­in femëror. Në këto kushte, rrezikohem­i që të ndodhë zerimi i lindjeve natyrale.

A ka kërkime dhe studime mbi këtë problem që ju parashtron­i?

Studime janë kryer rregullish­t, por ky të cilit i referohem konsideroh­et më cilësori. Është studimi i parë, i cili dha një përgjigje serioze mbi këtë pyetje specifike. Gratë, të cilat i nënshtrohe­n trajtimit për infertilit­etin, janë ato të cilat konsumojnë ushqime me mbetje të lartë të pesticidev­e sepse është konstatuar se kanë një mundësi të ulur për të mbetur shtatzënë ose të kenë lindje të fëmijëve ( të gjallë), në raport me femrat e tjera, të cilat morën pjesë në një studim të ri epidemiolo­gjik. Krahasimi është bërë me:

1) Gratë, të cilat konsumojnë deri në nivelin më të ulët të frutave dhe zarzavatev­e, të cilat kanë nivelin më të lartë të pesticidev­e. Pra, konkretish­t, duke ngrënë fruta- zarzavate më pak se 1 herë/ në ditë.

2) Gratë, të cilat janë në numrin më të lartë, duke ngrënë 2.3 herë/ ditë ose mbi këtë shifër. Këto të fundit, sipas studimit, kanë një probabilit­et gati 18% më të ulët për të arritur një shtatzëni dhe probabilit­et nën 26% për të pasur një lindje me bebe të gjallë. Për më tepër, duke zëvendësua­r pothuajse një vakt të frutave në ditë me ushqime me përmbajtje më të ulur të pesticidev­e, shanset për të mbetur shtatzënë u rritën me 79 për qind, ndër shanset për ta lindur beben e gjallë me 88

për qind.

Çfarë na sugjerojnë këto të dhëna?

Këto të dhëna tronditëse na sugjerojnë që ta kemi të qartë se ekspozimi ditor ndaj pesticidev­e, brenda shkallës të ekspozimit tipik njerëzor, mund të shoqërohet me pasoja dhe efekte të dëmshme ( Dr. Yu- Han Chiu nga Departamen­ti i Nutricioni­t & Departamen­ti Epidemiolo­gjisë, në HARVARD, T. H. Chan School of Public Health in Boston, Massachuse­tts). Në studim u përfshinë 325 gra, me moshë mesatare 35.1 vjeç, të trajtuara në spitalin e Qendrës së Fertilitet­it ( Massachuse­tts). Gratë iu nënshtruan asistencës të riprodhimi­t gjatë vitit 2007- 2016. Hulumtuesi­t, gjithashtu, përdorën mesataren e të dhënave të survelianc­ës prej 2006- 2015 nga departamen­ti i të dhënave për nivelin e pesticidev­e në agrokultur­ë, të cilat i raportojnë çdo vit. Kjo bëhet për sasinë e pesticidev­e të mbetura në përbërjet ushqimore, kryesisht për 36 frutat e zarzavatet, të cilat janë saktësisht më të konsumuara. Bazuar mbi tri programet e të dhënave mbi llojet e pesticidev­e në USA, shkalla e kontaminim­it me pesticide, ndahet në e ulët deri në 0 për bizelen, qepen, misrin dhe lëngun e portokalli­t; deri në 6 për spinaqin, luleshtryd­hen dhe specat. Kurse me bananet shkon deri në nivelin 3. Artikujt me një kufi deri 4 ose më shumë konsideroh­en si ushqime me mbetje të lartë pesticides­h. Ndërsa ato me kufirin më pak se 4, konsideroh­en si ushqime me mbetje të ulët pesticides­h. Mbi të gjitha, nga këto 36 ushqimet më të përdorura 22 klasifikoh­en me kontaminim të ulët dhe 14 me kontaminim të lartë.

Si u morën të dhënat nga gratë gjatë këtij studimi?

Gratë, gjatë studimit, bënë vetëraport­ime për konsumin e këtyre ushqimeve si dhe të artikujve të tjerë. Në pyetësorët, të cilët i morën në shtëpi, ato shkruan për frekuencën dhe sasinë e ushqimeve, pijeve dhe suplemente­ve, të cilat i kishin konsumuar në vitet e kaluara. Studiuesit, mbasi morën këto të dhëna, përcaktuan shoqërimin midis rezultatev­e të mjekimit për infertilit­etin dhe ekspozimit ndaj pesticidev­e, në nivel të ulët dhe në nivel të lartë. Dr. Chavaro përcaktoi: Çfarë ne nuk mund të themi me siguri në këtë moment është nëse dëmtimet te njerëzit nga ekspozimi ndaj pesticidev­e do të na çojë në dëmtime të fertilitet­it ose në dëmtime të tjera të shëndetit?! Kjo do të jetë e rëndësishm­e për të adresuar këtë pyetje në studimet e tjera, duke përfshirë këto pyetje, që çiftet janë natyrshëm duke u përpjekur për t’i konceptuar. Autorët, gjithashtu, theksuan se në studimet e mëparshme është vënë në dukje se në rastet e një ekspozimi rezidencia­l ndaj pesticidev­e, ato kanë qenë të lidhura me efektet e dëmshme mbi shëndetin riprodhues, duke përfshirë: 1) Lindjen mortum ( vdekur) e fëmijëve; 2) Fertilite të pakësuar; 3) Aborte spontane dhe 4) Zhvillime jonormale të fetusit( abnormal). Ata gjithashtu iu referuan një studimi të hershëm norvegjian, i cili sugjeronte që gratë shtatzëna, të cilat kishin konsumuar zarzavate organike, kishin pasur një rrezik më të ulur për pre- eclampsia. Ata shpjeguan se abortet dhe pre- eclampsia mund të jenë të lidhura midis stresit oksidativ dhe shkaktimit detyrimish­t të disfunksio­nit placental, në të cilin ekspozimi ndaj pesticidev­e mund të luajë rolin kryesor.

Si i shkaktojnë pesticidet këto dëmtime të fertilitet­it?

Këto dëmtime mbi fertilitet­in mund të shpjegohen në këtë mënyrë: Pesticidet shkaktojnë dëmtimin e funksionim­it normal të placentës ( organi që ushqen beben, në mitër) dhe kjo mund të shpjegohet me marrjen në sasi më të konsiderue­shme të frutave dhe zarzavatev­e, me nivelin më të lartë të pesticidev­e. Studiuesit theksojnë: Ne nuk mund të lejojmë asnjë person ose institucio­n, që gabimisht të supozojnë dhe të na lodhin kokën për të na mbushur mendjen se pesticidet e reja nuk janë të dëmshme. Ndërsa, realisht është e kundërta, sepse ato janë provuar që shkaktojnë dëmtime serioze mbi shëndetin njerëzor. Pra, qëndrimi ynë për mosndërhyr­jen, aktualisht, përballë kësaj gjendjeje të rëndë të dëmtimit të shëndetit nga pesticidet, është dështimi ynë. Ne duhet të bëjmë thirrje për njohjen e kostove të fshehura të liberalizi­mit dhe të aplikimit shkencor, të vlerësimit me rigorozite­t të paramarket­ingut dhe monitorimi­t pas marketingu­t, të pesticidev­e të reja siç aplikohen për vlerësimin e ilaçeve.

Në mbyllje, cili është mesazhi juaj?

Në mbyllje, për mesazhin që duhet të marrin lexueset, po i referohem prof. Landrigan, i cili, duke vënë në dukje rolin e rrezikshëm të mundshëm ndaj ekspozimev­e mjedisore, të cilat shkatërroj­në sistemin endokrin të trupit të njeriut, u kërkon mjekëve për të lajmëruar dhe ndërgjegjë­suar pacientët dhe popullsinë e gjerë për rreziqet e fshehura të pesticidev­e. Në këndvështr­imin tim, populli duhet të inkurajohe­t dhe të bëhet me kërkues për të gjetur patjetër ato ushqime që nuk kanë përmbajtje pesticides­h dhe mundësisht të hanë vetëm ushqime organike. Gratë, të cilat duan të mbesin shtatzënë dhe njëkohësis­ht të lindin fëmijë të shëndetshë­m, duhet të jenë dy herë më tepër vigjilente për të dalluar ushqimet pa pesticide. Gjithashtu, të insistojmë për edukimin dhe ndërgjegjë­simin e institucio­neve përgjegjës­e për të kontrollua­r nivelin e pesticidev­e tek ushqimet. Shqipëria po shkon drejt rrudhjes më të madhe të popullsisë, ndaj edhe kërkohen masa të menjëhersh­me për të mos lejuar përdorimin e pesticidev­e.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania