Panorama (Albania)

Limoni parandalon astmën dhe ju mbron nga sëmundjet e zemrës

-

Limonët janë një burim i mirë i vitaminës C dhe i flavonoide­ve ose antioksida­ntë, të cilët mendohet se përmirësoj­në shëndetin. Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës ( AHA), ky frutë mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të goditjes ishemike, kryesisht te femrat. Sipas një studimi të realizuar në 70,000 gra, për një periudhë 14- vjeçare, tregoi se ata që hëngrën mandarina, limonë dhe portokaj kishin një rrezik prej 19 për qind më të ulët të goditjes ishemike, sesa gratë që konsumonin më së paku. “Studimet kanë treguar rritje të lartë të frutave, perimeve dhe sidomos konsumi i vitaminës C është i lidhur me rrezikun e zvogëluar të goditjes në tru. Flavonoide­t të pranishme në disa fruta dhe perime mendohet të sigurojnë një pjesë të asaj mbrojtjeje përmes disa mekanizmav­e dhe një efekti antiinflam­ator”, kanë pohuar studiuesit. Nga ana tjetër, limonët ndihmojnë edhe për të parandalua­r astmën. Ekspertët e shëndetit thonë se rreziku i zhvillimit të astmës duket të jetë më i ulët te njerëzit, që konsumojnë një sasi të lartë të ushqyesve të caktuar, njëra prej të cilave është vitamina C.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania