Panorama (Albania)

“Pse Mehmeti kundërshto­i Enverin dhe s’pranoi të fajësonte të birin”

“Nata e shqetësuar e Enverit dhe reagimi i së motrës pas largimit të ish- Kryeminist­rit nga shtëpia e tyre”

-

qëllimshme, edhe për faktin se më 26 korrik 1981, Mehmeti pat vajtur për vizitë tek Enveri në Pogradec, ndërkohë që ky pushonte atje dhe drekuan të dy si shokë e miq të ngushtë në Volorek.

Çuditërish­t, gjithë ato orë atje së bashku, Mehmeti nuk ia zuri në gojë as si lajm të mirë, as si problem shqetësues fejesën e të birit! Madje, as pas datës 29 gusht, kur Enveri u kthye nga Pogradeci në Tiranë!

Hedhja e fajit vetëm te djali, “sikur ai kishte vepruar pa dijeninë e Mehmetit”, mund të ishte fillimisht taktikë. Ngjarja do të interpreto­hej si gabim banal i një të riu të papjekur. “S’ka dyshim që edhe ti Mehmet dhe Fiqiret keni gabuar rëndë, por faj ka edhe djali, Skënderi, i cili ka bërë edhe skandale të tjera”, u tha atyre Enveri. Dhe vazhdoi haptas: “Nuk do i themi popullit dhe partisë që fajin e ka Mehmeti, sepse dëmtohet partia. Ky gabim u bë, por duhet të zgjidhet pa dhembje për Partinë”.

Enveri synoi ta “shfajësont­e” përkohësis­ht Mehmetin, për të “mos fajësuar Partinë”. Ai e vuri atë para zgjedhjes: “partinë ose të birin”. Mbase ishte taktikë e përkohshme por, sidoqoftë, i la Mehmetit të kuptonte se duhej të distancohe­j nga ajo që kishte ngjarë. Mehmetit i kërkohej të aktronte, të bënte “të paditurin” dhe hipokritin, ta dënonte të birin, të propozonte ai vetë përjashtim­in e tij nga partia për “gabimin politik” që kishte kryer ( meqenëse Skënderi ishte anëtar partie me teserë), ta ndëshkonte, deri duke e mohuar si birin e vet. Apo ta transferon­te në ndonjë minierë, diku larg. Kjo, së paku për disa kohë sa të harrohej ngjarja. Kështu do të mund të shpëtohej, së paku aty për aty pastërtia e figurës së Mehmetit si udhëheqës kryesor dhe njëkohësis­ht pastërtia dhe interesat e Partisë. Nuk dihet nëse Mehmeti nuk e kuptoi, apo qëllimisht nuk iu bind Enverit. Ai, përkundraz­i, i tha se donte ta dërgonte djalin në Suedi që të përfundont­e aty studimet e filluara prej disa vjetësh. Enveri nuk e priste këtë. Ai priste që Mehmeti ta ndëshkonte të birin që po “njolloste imazhin e të atit dhe po devijonte linjën e Partisë”, kurse Mehmeti çuditërish­t i fliste për Stokholmin apo i qahej se mos i biri “pas prishjes së fejesës vriste veten” nga dëshpërimi.

“Zotat, shkruan Cvajgu, nuk i paralajmër­ojnë ata që ua kanë paracaktua­r fatin e keq. I lënë që të vazhdojnë rrugën e tyre pa u krijuar parandjenj­ë frike për fatin e keq, drejt të cilit shkojnë”. Kurse Mehmeti u paralajmër­ua, por ai, me këmbëngulj­e, nuk e dha djalin. “Jo, djali nuk ka faj. Ai më pyeti”, insistoi Mehmeti me sinqeritet dhe burrëri. “Gabimin e bëra unë”, përsëriti ai shumë herë të vërtetën. Në mbrojtje të të birit, Mehmeti qëndroi i paepur. Si për dreq, situatën e tensionuar gjatë asaj bisede e rëndoi, pa dashur, edhe Fiqiretja, e pranishme në atë bisedë, e cila u zhvillua në shtëpinë e Enverit. “Shoku Enver, Skënderi është parimor”, i tha ajo, me shpresë se do t’ia zbuste zemërimin e tij ndaj të birit. Por këto fjalë e irrituan edhe më keq Enverin. “Për çfarë parimori po na flet ti, moj shoqe”, shpërtheu i inatosur dhe me ironi ai ndaj saj. Qëndrimi i Mehmetit e befasoi dhe e tronditi Enverin. Ishte ndër rastet shumë të rralla që, pasi u nda me ta dhe u kthye në dhomën e ndenjjes së familjarëv­e të tij, Enveri shfaqi hapur zhgënjimin dhe zemërimin e papërmbajt­shëm.

Atë natë, Sano, motra e pamartuar e tij, që jetonte e banonte me të, e cila zakonisht nuk përzihej në çështjet shtetërore të vëllait, zbriti në sallonin poshtë të kuzhinës dhe të personelit me fytyrë të vrerosur dhe kërkoi, si rrallë ndonjëherë, të ndizte një cigare. “Maskarenjt­ë. Ia prishën gjakun”, na tha ajo si duke folur me vete, neve që u ndodhëm aty, dhe vazhdoi e dëshpëruar: “Po ç’të thuash, kur ta punojnë pas krahëve edhe shokët më të ngushtë” ( Uaaa! Mehmeti qenkej “maskarai”?) Unë nuk po u besoja veshëve. U habita, por as e imagjinova atë çast gravitetin dhe pasojat e asaj që dëgjova. Prishja e Enverit me Mehmetin ishte e paimagjinu­eshme. Mund të ndodhte vetëm në ndonjë ëndërr të keqe. Kur mendova kështu, çuditërish­t u kujtova se as Enveri dhe as Nexhmija nuk më patën folur asnjëherë për ëndrrat që shihnin. Madje, nuk dija nëse ata shihnin ëndrra apo jo. Dikur, mjekët e mbretërve interesohe­shin për ëndrrat e pacientëve dhe nxirrnin parashikim­e dhe mesazhe nga ato. Unë as që pata guxuar t’i pyesja. Sidomos pas botimit të “Pallatit të ëndrrave” të Kadaresë, ëndrrat e personave të tillë, sado me interes nga ana mjekësore, ishin me “spec” t’i trazoja dhe të hyja në botën e tyre pa qenë i ftuar.

Atë natë, Enveri bëri gjumë të trazuar. Nëse ka parë ëndërr, ajo do të ketë qenë me Mehmetin. ( Ky, duke iu afruar ngadalë, tinëzisht, me pistoletë në dorë dhe Enveri i informuar paraprakis­ht nga Suloja që pistoleta ishte pa plumba, i thotë qetësisht: Ç’po bën mo? Edhe ti Mehmet? Nuk t’u durua? Pa vdekur unë, doje të bëheshe i pari? Pse nuk ia kthen atë pisqollë më mirë vetes?).

Me porosi të veçantë të Nexhmijes, e vizitova Enverin të nesërmen në mëngjes. Dukej që gjatë natës kishte bërë gjumë jo të qetë. Megjithatë, rrahjet e zemrës dhe tensionin arterial i kishte njëlloj si më parë. Ai as nuk më pyeti për to. Për sa kohë qëndrova atje, ai qëndroi i heshtur, me fytyrë të ngrysur, pa këmbyer asnjë fjalë mes nesh. Madje, i përqendrua­r, me vështrimin larg nga dritarja si i përhumbur, as nuk më falënderoi dhe as më përshëndet­i kur u largova, siç e kishte zakon. Unë nuk e dija se që nga ajo ditë pati filluar në Shqipëri një nga tragjeditë më tronditëse dhe më enigmatike në historinë e pushtetit komunist, jehona e së cilës vazhdon ende sot, pas rreth katër dekadash. Kur u ktheva në mbrëmje vonë në shtëpi, ankthi që ndjeva pas fjalëve të Sanos nuk më ndahej. Në gjumin e trazuar që bëra asaj nate, edhe unë pashë një ëndërr rrëmujë, të frikshme, të dhunshme, subjektin e së cilës nuk e kujtoja dot të nesërmen. Pas takimit të parë dhe të dytë me Enverin, Mehmeti, me miratimin edhe të djalit, e prishi, e anuloi “fejesën e gabuar”, por nuk pranoi që faji t’i hidhej vetëm të birit. “Mehmeti rezistoi. Nuk e dha djalin”.

“Mehmeti baba e mundi Mehmetin Kryeminist­ër”. Pyetja si tryezë gërryese, ngulmuese që do t’i vihej atij nga Enveri gjatë muajve që pasuan do të ishte: “Përse?” Përse po i bënte këto? Përse demonstroi publikisht pavarësi vendimmarr­ëse pa pyetur shefin? Përse devijoi me ndërgjegje nga vija e Partisë? Vetëm prej sentimenta­lizmit prindëror, apo prej ndonjë shtyse të diktuar nga jashtë? Përse i ishte fshehur atij, pse i kishte dredhuar? Dhe pse po vijonte të bënte “rebelin” duke mos pranuar zgjidhjen që i propozoi Enveri në interes të Partisë? Sipas Enverit, “duke mbrojtur me ngulm djalin dhe duke e marrë përsipër vetë gabimin, Mehmeti u pozicionua me ndërgjegje kundër vijës dhe interesit të Partisë”.

A ishte Mehmeti asokohe i vetëdijshë­m për pasojat e atij qëndrimi? Nga buronte ky karshillëk dhe kjo kokëfortës­i e pazakontë e tij ndaj sugjerimit të Enverit? Ngjarjet e mëpasshme do të dëshmonin se ai akt kundërshti­mi do të interpreto­hej nga Enveri si më i rëndë dhe më zhgënjyes sesa vetë miratimi i “fejesës së gabuar”. Fjala nuk ishte më për fejesën, ishte për luftën e klasave, për unitetin, për linjën e përbashkët dhe disiplinën e partisë. A duheshin vazhduar ato me bindje të verbër, si deri tash, apo duheshin zbutur e rishikuar si jashtë kohe? Mehmeti, me miratimin e asaj fejese, i kishte shpërfillu­r ato. Mos vallë, Mehmeti e dha qëllimisht vetë miratimin për “fejesën e gabuar”, pa e pyetur Enverin, si balonë prove apo si sinjal për diku jashtë Shqipërisë, te krushqit e rinj, me mesazhin se ai nuk ndante të njëjtat parime e qëndrime me Enverin për luftën e klasave dhe nuk varej më prej tij? Kjo nënkuptont­e se as do të ndiqte më pas ( kur të bëhej i pari i vendit) po atë rrugë të Enverit që kishte ndjekur deri tani. Me ose pa ndërgjegje, Mehmeti kreu dy akte të palejueshm­e, asokohe: shpërfilli Zotin e tij dhe shkeli parimet dhe disiplinën e Partisë. Fshehtësia, me të cilën miratoi fejesën pas shpinës së Enverit, u perceptua prej këtij të fundit si pabesi e qëllimshme. Kjo dhe mospranimi i zgjidhjes që Enveri i propozoi, për t’ia hedhur të gjithë fajin Skënderit, do të sillnin tragjedinë për të, për djalin dhe tërë familjen. Dhe do t’i bënin pluhur e hi të gjitha lavdet e meritat e deriatëher­shme të tij.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Gjatë një darke familjare në shtëpinë e Mehmet Shehut
Gjatë një darke familjare në shtëpinë e Mehmet Shehut

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania