Panorama (Albania)

Qeveria u merr bregun e detit bashkive, Rama: Gati ligji i ri

Rama: Rrumpalla në administri­min e plazheve e të territorit bregdetar në tërësi nga njësitë vendore duhet të marrë fund

- ARISTIR LUMEZI

Qeveria do të marrë në pronësi vijën bregdetare dhe menaxhimin e plazheve, të cilat deri më sot janë pronë e bashkive.

Kryeminist­ri Rama paralajmër­oi dje një projektlig­j nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ku sqaronte se administri­min e vijës bregdetare nuk do ta kenë më bashkitë, po shteti. Rama shkruan se në shtator do të kalojë ligji i ri, ndërsa shton se “pushtimi i plazheve dhe rrumpalla duhet të marrë fund”. “Pushtimi i plazheve publike dhe rrumpalla në administri­min e plazheve e të territorit bregdetar në tërësi nga njësitë vendore duhet të marrë fund! Beteja e Policisë së Shtetit dhe inspektora­teve qendrore, qysh nga fillim korriku, po ndikon në përmirësim­in e situatës, por nuk mjafton. Në vjeshtë në Kuvend, LIGJI I RI për mbrojtjen dhe administri­min e Vijës Bregdetare nga shteti”, shkruan Rama në “Facebook”, ndërsa e shoqëron këtë me një video të aksionit të fundit të Policisë së Shtetit në një nga plazhet e vendit. Sipas tij, qeveria do të ketë zero tolerancë ndaj zaptuesve të plazheve publike dhe ndaj zyrtarëve të korruptuar. “Kjo pasuri kombëtare i takon POPULLIT dhe pushimet u takojnë njerëzve, jo abuzuesve të çdo kategorie; nga tregtarët që nuk lëshojnë kuponët, tek harbutët që zaptojnë plazhet dhe deri tek zyrtarucë shtetërorë e pushtetarë vendorë, të cilët në vend të detyrës ndaj vendit dhe pushuesve, u bëjnë qoka dëmtuesve e zhurmuesve. Zero Tolerancë ndaj abuzuesve nuk është moto fushate, po linja e re e qeverisjes # Deri në Fund dhe në çdo drejtim”, shkruan Rama në “Facebook”. Ditët e fundit Policia e Shtetit ka nisur një aksion për të liruar plazhet publike, të cilat në mënyrë abuzive i ishin dhënë privatit nga zyrtarë lokalë të korruptuar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania