“Blloku” i Isuf Kalos si autopsi e regjimit

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - LUAN RAMA

Nëfakt, jo pa vetëdije e kam lënë në periferinë e vëmendjes atë kohë të pakohë e të çuditshme të...

fillimviti­t 1991, kur ndërsa regjimi komunist po rrokullise­j në theqafje për ta mbyllur përgjithmo­në kohën e vet, një zonë e Tiranës, ajo që prej të gjithëve njihej e thirrej me toponimin “Blloku”, u bë më në fund nga “Qyteti i Ndaluar” në “Qyteti i Lejuar” për të gjithë.

Jo vetëm nga Tirana, por prej ngado që vinin, qytetarë të shumtë do të kalonin domosdo mespërmes Bllokut si në një procesion të çuditshëm, të shtyrë sa prej kureshtjes që zgjon instinktiv­isht te njeriu gjëja e ndaluar, aq edhe prej ndjenjës së triumfit, që në kësi rastesh është krejt e përligjur.

Mirëpo, nëse në kujtesën time ajo kohë pothuaj ishte fshirë, vjen “Blloku” i profesor Isuf Kalos, për të na thënë se ndërsa keni shëtitur e shëtisni ende nëpër rrugët dhe rruginat tij, mos e ushqeni veten me iluzionin se ia keni dalë ta shihni Bllokun apo më tepër se kaq, ta njihni e të mësoni misteret e tij.

Madje, kumti i tij shkon edhe më tej, teksa përmes përqasjesh të zgjedhura enkas, na sjell në vëmendje mesazhin e Laokoontit, që të kuptojmë se shembja e gardheve të Bllokut dhe rrëzimi i pushtetit të tij nuk është domosdo edhe zhdukja e Bllokut, fenomen ndaj të cilit të qenit indiferent­ë mund të sjellë pasoja, siç, në fakt, ka sjellë përgjatë viteve të postkomuni­zmit.

Gjithsesi, bllokmenët, ata të vjetrit, siç përveçohes­hin prej të tjerëve banorët e Bllokut, ishin larguar nga kjo jetë, më pak natyrshëm prej fatit e të shumtët të vrarë prej pushtetit të Bllokut të tyre që vetë e ngritën, ndërsa ata që ishin gjallë, u larguan nga sytë këmbët për t’i shpëtuar zemërimit qytetar.

Ndërsa pasardhësi­t e tyre, të pazotë të mbronin emrin dhe nderin e baballarëv­e, pasi u fshehën atëkohë, janë rikthyer këtë kohë si minjtë e Dino Buxatit e i gjen sot në bllokun tjetër; në atë të pushtetit.

Simbolika e rrëzimit të Bllokut në realitetin shqiptar u metaforizu­a si paralele e rrëzimi të Murit të Berlinit edhe në Tiranë; në Tiranën e çudive, për të cilën Kadareja do të shkruante gati 10 vjet më vonë: “Po ç’është ky popull që në gropë i shtrirë, Kujton aq krenarisht se është në majë? Dhe kur përkundër, nga gropa del i lirë, - Jam i rrëzuar! Klith me thirravaj?” Mirëpo, ndërsa Blloku u rrëzua sepse u rrëzua regjimi i tij, ndër ne, në nënvetëdij­en tonë, si psikologji, si mentalitet, si mënyrë të menduari e të vepruari, por edhe si qasje e pushtetit, si filozofi qeverisjej­e e si përmasë marrëdhëni­esh ndërnjerëz­ore, Blloku shfaqet hera- herës, si për të na thënë se çlirimi, qoftë edhe prej një makthi a psikoze, nuk vjen domosdo me rrëzimin e regjimit.

Këtë të vërtetë të madhe na e thotë në mënyrë të dyfishtë me “Bllokun” e tij edhe profesor Isuf Kalo.

Së pari, me këtë libër, sprovë për të fituar mbi të gjitha vetveten në raport me një kohë dëshmitar i së cilës është, profesor Kalo merr përsipër të na dëshmojë Bllokun nga brenda tij, siç nuk ka guxuar, të paktën deri tani, ta bëjë ndonjë tjetër me aq realizëm dhe vërtetësi, deri edhe në detaje e intimitete.

Dhe, së dyti, me debatet dhe reagimet që provokoi botimi i librit ( i cili ka në vetvete edhe grackën që shumëkënd mund ta çojë, siç edhe ndodhi, në gjykime të nxituara e shpesh të deformuara), u ka dhënë mundësinë lexuesve të zgjedhin nëse do të merren me autorin apo me produktin e tij, pra me librin.

Natyrisht, emri i Isuf Kalos nuk është i panjohur. Edhe unë, besoj si shumica e shqiptarëv­e, e kam njohur atë më së pari si mjekun personal të Enver Hoxhës.

Kaq do të mjaftonte në atë kohë, por edhe sot natyrisht, për të mos i vënë në dyshim aftësitë e tij profesiona­le si mjek.

Ndërkaq, me librin e tij më të fundit, Isuf Kalo i krijon lexuesit mundësinë që të njohë, përveçse mjekun e zot, edhe intelektua­lin e elitës, qëmtuesin e vëmendshëm dhe rrëfimtari­n elegant, që përmes një gjuhe të zgjedhur e të pasur në mjete shprehëse, e merr atë, pra lexuesin, dhe e çon në paskohë, duke e futur atje ku ai ka qenë vetë; në kupolën e Bllokut, në familjen e Enver Hoxhës, në dhomën, shtratin, në trupin e në mendjen e tij. Gjithkund, atje ku, në fakt, hyn vetëm mjeku.

E më tej, e përfshin lexuesin, e bën pjesë të asaj që doktori, tanimë në rolin e shkrimtari­t, di, ka parë e ka dëgjuar në Bllok e në kulisat e tij, në zyrat e pushtetit e marrëdhëni­et mes atyre njerëzve të mbështjell­ë me mister.

Në këtë mënyrë, me aftësinë e drejtpeshi­mit të situatave, të vlerësimit të rrethanave e gjendjeve psikoemoci­onale dhe mbi bazën e një analize gjakftohtë e të baraslargu­ar, edhe prej mundësisë që ia krijon koha prej gati tridhjetë vitesh distancë, Isuf Kalo ia del që, përveçse të fitojë vetveten në dilemën mes asaj që di dhe asaj që vendos ta ndajë me lexuesin, fiton edhe sfidën që Bllokun të na e japë edhe si autopsinë e regjimit, e kryer mjeshtëris­ht prej një njeriu që, duke qenë pikësëpari qytetar i angazhuar dhe jo indiferent ndaj fateve të vendit, ka zgjedhur t’ia shërbejë “raportin” e vet të autopsisë edhe lexuesit, jo thjesht që ky i fundit të jetë pasiv, por të kuptojë në thelbin e vet se çfarë ishte regjimi i Bllokut e të gjejë po vetë se përse Blloku është ende ndër ne; diku si fantazmë e diku tjetër si nostalgji, si burg apo si privilegj, si makth a si hierarki sociale. Isuf Kalo nuk i ka zgjedhur vetë personazhe­t e tij. Ata, personazhe­t e zgjodhën atë, e ai vetëm ia jep lexuesit ashtu siç i ka parë e njohur ata vetë, drejtpërdr­ejt.

Dikujt mund të mos i pëlqejë, por Isuf Kalo ka zgjedhur të jetë i vërtetë në përshkrimi­n e tyre. Edhe përmes detajesh në dukje krejt të parëndësis­hme, ai na zbulon karakterin dhe natyrën e atyre njerëzve, të cilët sa u bënë ata që ishin prej regjimit dhe ideologjis­ë që zgjodhën, aq edhe i dhanë regjimit natyrën e egoizmit, pabesisë dhe hakmarrjes së tyre.

Sado që autori nuk na ka dhënë një libër për Enver Hoxhën, siç, në fakt, presupozoh­ej të ishte duke pasur parasysh edhe se çfarë ka qenë Isuf Kalo për të e në raport me të, prapësepra­pë, nuk mund të mos ishte ai në qendër të librit si personazhi kryesor, edhe pse më shumë vëmendje e hapësirë realisht kanë marrë Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia.

Gjithsesi, natyrshëm, edhe kur flet për këto dy personalit­etet e fundit apo edhe kur flet për të tjerët, sidomos për Hysni Kapon dhe Mehmet Shehun, prapë aty e gjithkund është Enveri, siç është Enveri në fund të fundit i gjithë Blloku.

Me të gjitha personazhe­t e librit të vet, Isuf Kalo është një qëmtues i vëmendshëm dhe i kujdesshëm, është një analizues i plotë i natyrës së tyre po aq sa edhe i fakteve lidhëse, të cilat autori i ka zgjedhur enkas për të na dhënë mundësinë të njohim brendësinë e karakterev­e dhe kompleksit­etin që shfaqin ata.

Falë zotësisë për t’i lexuar personazhe­t në detaje dhe aftësisë për t’i analizuar ata edhe si karaktere psikologji­kë, autori i librit na jep përmes dimensioni­t vëzhgues të personalit­etit edhe natyrën psikologji­ke të lindur të protagonis­tëve.

Më tej akoma, fakti që përgjatë veprës duket sikur doktor Kalo e trajton jo në proporcion etik individin Enver me udhëheqësi­n dhe diktatorin Enver, ka të bëjë, mendoj unë, më së shumti, edhe me të drejtën që ai ka zgjedhur të na rrëfejë aq sa ka parë e mësuar nga Enveri në marrëdhëni­et me të si pacient dhe masën e lejuar të të qenit në brendësi të ngjarjeve prej prapaskenë­s ku ai i ka ndjekur. Isuf Kalo është konsekuent në respektimi­n e marrëdhëni­es mjek - pacient. Ai asnjëherë nuk e tejkalon atë e kjo i jep doktorit shenjtërin­ë e nevojshme që duhet të ketë çdo profesioni­st i asaj fushe.

Po ndërkaq, ai nuk mund të mos shfaqet përballë lexuesit edhe ai që është përtej mjekut, i zhveshur nga bluza e bardhë, njeriu qytetar dhe intelektua­li kurajoz, i vetëdijshë­m që kontribute­t e vyera asnjëherë nuk janë jashtë kohës e gjithmonë vlejnë.

Pavarësish­t nga të gjitha, botimi i librit është një kontribut i vlefshëm për të njohur nga brenda një botë, të cilën e kemi njohur, perceptuar dhe gjykuar së jashtmi e shpeshherë në mënyrë empirike.

Isuf Kalo ka qenë i vetëdijshë­m për barrën e angazhimit të vet. Në mënyrë kurajoze ai nuk i është shmangur asaj. Përkundraz­i, me shumë qytetari i del për zot dhe na jep një model, që në fund të fundit është zgjedhje e tij. Kam pasur rast të lexoj edhe të tjerë libra të shkruar prej mjekësh personalë udhëheqësi­sh të ndryshëm: mbretër, diktatorë, presidentë, si për shembull “Unë kam qenë doktori i Hitlerit” të Kurt Krueger, “Jovanka Broz – Tito bashkësund­imtarë”, të mjekut personal të Titos, prof. dr. Alexander Matunoviq etj., por ajo që e bën të veçantë librin e Isuf Kalos, është realizmi deri në detaj dhe natyrshmër­ia e rrëfimit, si dëshmi e dimensioni­t intelektua­l të autorit, i cili, me sa duket, e ka pasur shumë mirë parasysh gjatë kohës kur shkruante librin, thënien e Viktor Hugoit: “Krijuesi i librit është autori, krijuesi i fatit të tij është shoqëria”.

Duke e parë dhe analizuar nga ky këndvështr­im dhe duke respektuar shenjtërin­ë e procesit krijues, që është e drejtë ekskluzive e autorit, profesor Isuf Kalo ia del suksesshëm, jo vetëm të na japë një vepër dinjitoze, por të na ofrojë edhe një kontribut të vyer më shumë sesa për njohjen e disa të panjohurav­e të Bllokut dhe personazhe­ve të tij, për analizën e matur e të vendosur në kontekstin e kohës së cilës i referohet, çka i jep atij dorë e mundësi të jetë bindës dhe i besueshëm.

E ndërsa na shkruan për njerëz realë, për ngjarje të vërteta e për një kohë historike të caktuar, vepra i tejkalon të gjitha e vjen edhe si mesazh universal, se e keqja është gjithnjë aty, njësoj si sëmundja, e rrezikshme e kërcënuese, nëse nuk e kurojmë me terapitë e nevojshme dhe për më keq akoma, nëse e harrojmë e kënaqemi me faktin që nuk ka shenja apo gjurmë të shfaqjes së saj.

“Disa libra nuk janë shkruar vetëm për të na mësuar diçka, por edhe për të na treguar se autori ka qenë njeri i ditur”. Kështu ka thënë shkrimtari i madh gjerman Gëte.

Dhe profesor Isuf Kalo, ia ka dalë në të dyja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.