Panorama (Albania)

“Na vranë hajdutët”, dëshmitë në gjyq për grabitjen në Kamzë

Përgjimi ambiental nxori zbuluar autorët, gjatësia identifiko­i Vladimir Kurtin si personin që qëlloi

- Viktima Agim Buci

Grabitja e një viti më parë në Kamëz, me pasojë vdekjen, është mbyllur me një burgim të përjetshëm dhe 26 vite burg përkatësis­ht për dy autorët.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, pas disa muajsh shqyrtim, gjeti fajtor Rruzhdi Hodën dhe Vladimir Kurtin për grabitjen në një market ku mbeti i vrarë Agim Buci dhe u plagos rëndë bashkëshor­tja e tij, Rita Buci, e gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të djalit të vogël të çiftit Buci. Edhe vetë autorët e kanë pranuar grabitjen, por gjatë shqyrtimit të çështjes janë munduar t'ia faturojnë njëri- tjetrit organizimi­n dhe përdorimin e armës së zjarrit që solli edhe pasojat më të rënda. Duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Tiranës që disponon gazeta "Panorama", ka qenë gjatësia dhe shenjat e përleshjes me viktimën ato që kanë tradhtuar Vladimir Kurtin, i cili nga hetimet rezultoi personi që ka qëlluar me armë. Ashtu si në kamerat e sigurisë, por edhe nga dëshmia e bashkëshor­tes së Agim Bucit, Rita Buci, personi më i shkurtër nga dy grabitësit mbante në dorë një armë zjarri, kjo e konstatuar edhe nga kamerat e sigurisë.

PËRGJIMI

Ka qenë përgjimi ambiental i një prej autorëve, Rruzhdi Hodës, një ditë pas ngjarjes që i ka çuar hetuesit në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifiki­min e personave dhe rolin e tyre. Pas këtij përgjimi, Policia ka bërë shoqërimin dhe më pas arrestimin e Hodës, i cili është shprehur i penduar dhe ka vendosur që të bashkëpuno­jë duke treguar detaje mbi planin dhe ekzekutimi­n e tij. "Nga përgjimet e komunikime­ve ambientale të shtetasit Rruzhdi Hoda nëpërmjet pajisjes GPS të vendosur në automjetin me targa AA 26 XXX, i cili është vleftësuar brenda afatit ligjor me vendimin respektiv gjyqësor të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka rezultuar se: Më datë 26.4.2018 subjekti ( Berti) ka komunikuar me shtetasin Rruzhdi Hoda ( shoferi) duke e pyetur në lidhje me ngjarjen. Në vijim Rruzhdiu komunikon me subjektin duke i thënë atij se kishte zhdukur çdo gjë ( provë) nga kjo ngjarje, si rrobat që ata kishin pasur veshur, po ashtu edhe armën e krimit. Si bashkautor në këtë ngjarje ai përfshin edhe shtetasin Vladimir Kurti duke e thirrur me emrin Midi Hoti. Po kështu shtetasi Rruzhdi Hoda komunikon me subjektin duke i thënë atij se personi që ka qëlluar me armë zjarri në këtë ngjarje është Midi. Gjithashtu Rruzhdiu komunikon me subjektin duke i thënë atij se armën e krimit e kishte siguruar ai vetë pasi e kishte blerë, por pa dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë fakt", shkruhet në vendim. Ndërkohë, ka qenë Rruzhdi Hoda i cili ka shpjeguar se një ditë para ngjarjes kishte takuar Vladimirin dhe ai i kishte thënë se do të kryenin një punë. Ditën tjetër kanë veshur nga dy palë rroba, janë maskuar dhe kanë shkuar te marketi ku, pas përleshjes me pronarët, kanë plagosur rëndë Rita Bucin dhe kanë vrarë bashkëshor­tin e saj.

Ai e ka mohuar faktin se ka pasur me vete armë zjarri, si dhe të ketë qëlluar me armë në drejtim të shtetasve Agim dhe Rita Buci, duke pretenduar se në momentin e ngjarjes ai ka pasur në dorë një kaçavidë, ndërsa armën, pistoletën, e ka pasur shtetasi Rruzhdi Hoda, me të cilën ka kryer edhe krimin. Sipas tij, Rruzhdiu i ka thënë se po shkonte "për të parë ndonjë punë", ndërsa ai ka qëndruar në banesë

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Rruzhdi Hoda
Rruzhdi Hoda
 ??  ?? Vladimir Kurti
Vladimir Kurti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania