Panorama (Albania)

Basha: Rama gjobit bizneset e vogla dhe pasurohet vetë

“Pasuria e tij 6 vjet më parë ishte 200 milionë euro, po sot?!”

-

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, dënoi dhunën e gjobave ndaj bizneseve të vogla, me të cilat mbijeton shumica e familjeve shqiptare. Në një takim me strukturat e PD- së në Belsh, Basha tha se dhuna e tatimorëve ndaj biznesit të vogël bëhet për të financuar grykësinë dhe luksin e Edi Ramës me disa klientë të tij milionerë: “Rama është sponsorizu­esi dhe përfituesi kryesor i informalit­etit. Ai kaloi ligjet që favorizojn­ë klientët dhe oligarkët e tij, ndërkohë që rëndon me taksa, tarifa dhe gjoba sipërmarrj­et e vogla dhe të mesme”. Kreu i opozitës tha se keqtrajtim­i i biznesit të vogël ishte një nga arsyet pse njerëzit e braktisën Ramën më 30 qershor, duke e kuptuar se ato votime nuk ishin në interes të qytetarëve, por për të thelluar hajdutërin­ë, grabitjen dhe babëzinë e Edi Ramës, që janë sot aktiviteti i vetëm politik dhe ekonomik i tij. “Vetëm këtë javë, nga tenderi korruptiv për uniformat e policisë, 15 milionë euro zhduken në xhepat e Edi Ramës dhe bashkëpunë­torëve të tij. Nga tenderi korruptiv monopolist për sistemin e ri të faturimit të biznesit, që nxjerr jashtë përdorimit kasat fiskale, i shtojnë me ligj një taksë të re deri në 100 euro biznesit. Këtë po e bën një kompani fantazmë, gjoja kroate, por, në fakt, është kompania e këshilltar­it kroat të Edi Ramës dhe paratë do të ndahen me familjarët e Kryeminist­rit”, u shpreh Basha. Duke iu referuar edhe ligjeve dhe vendimeve speciale për grabitjen e Teatrit dhe të Kopshtit Botanik për të ndërtuar kulla, Basha u shpreh se politika e vetme e hajdutit psikik në krye të qeverisë është grabitja për pasurimin e pandalshëm. “Në qoftë se para 6 vjetësh raporti i OSBE- së thoshte që ka 200 milionë euro pasuri, akoma pa u ulur në karrigen e Kryeminist­rit, imagjinoni tani! Tani është vërsulur me shpejtësi që t’i bëjë të gjitha këto grabitje të mëdha menjëherë, pasi e ndien që po afron ora e fundit”, tha Basha. Nga Fushë- Arrëzi Basha tha se Partia Demokratik­e me aleatët e saj është fituese e zgjedhjeve të lira e të ndershme, kurdo që të mbahen ato. Basha deklaroi se 30 qershori e vërtetoi këtë, duke i bashkuar shqiptarët krah opozitës kundër bandës së Rilindjes në pushtet. “Përmes 6 muajsh protestash i kemi dhënë kurajë çdo shqiptari, kemi vetëdijesu­ar çdo shqiptar dhe sot, pas 30 qershorit, nuk janë vetëm sondazhet ato që tregojnë PD dhe aleatët fitues të zgjedhjeve të ardhshme, të lira e të ndershme, kurdo që të mbahen ato, por është vetë përmasa e 30 qershorit”, tha Basha.

 ??  ?? Basha, dje në Belsh
Basha, dje në Belsh

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania