Vasili: 13 tetori, zgjidhja e vetme për shpëtimin e vendit

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Zëvendëskr­yetari i LSI- së, Petrit Vasili, i ka cilësuar zgjedhjet e 30 qershorit si të paligjshme dhe faqe e zezë në historinë e Shqipërisë. Teksa ndalet te data 13 tetor, e propozuar nga Presidenti Ilir Meta për zgjedhjet, Vasili tha se kjo datë është rruga e shpëtimit të vendit. “Zgjedhjet në 13 tetor janë zgjidhja e vetme, shpëtimi i vetëm dhe askush që do Shqipërinë nuk mund dhe nuk i lejohet që t’i shmanget kësaj rruge, që shpëton shqiptarët nga skamja ekonomike dhe izolimi shkatërrim­tar”, shkruan Vasili. Sipas tij, 30 qershori ishte një ditë e zezë në historinë e Shqipërisë. “30 qershori i paligjshëm dhe faqe e zezë në historinë e Shqipërisë. Zgjedhje në 13 tetor, kjo është rruga dhe shpëtimi i vetëm për shqiptarët dhe integrimin. KQZ kreu një veprim banditësh dje sepse zgjedhjet nuk i ndalin dot 4 kamikazë të rilindjes në KQZ. Edi Rama dhe rilindja gjallojnë vetëm përmes bojkotimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe bojkotit të çdo forme të funksionim­it të shtetit të së drejtës. Arsyeja e vetme që KQZ bojkoton është se rilindja nuk pranon zgjedhje ku ka garë të vërtetë, por kërkon e zhvillon vetëm votime ku konkurron me vetveten, voton po vetë, numëron vetë dhe shpall rezultatet vetë. Opozita e vendosur që t’i japë zgjidhje situatës përmes dialogut dhe konstrukti­vi tetit, që si hap të parë ka vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe me standarde të 13 tetorit ashtu siç ligji dhe Kushtetuta përcaktojn­ë me anë të dekretit të Presidenti­t”, shkruan Vasili.

Petrit Vasili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.