KLGJ emëron 10 gjyqtarë të rinj në sistem

Këshilli synon të ulë stokun e çështjeve në këto gjykata

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka futur në sistem 10 gjyqtarë të rinj. Në mbledhjen e fundit të zhvilluar, KLGJ i ka caktuar ata në disa gjykata të rretheve, duke bërë që të plotësohet kështu një pjesë e vakancave të krijuara nga shkarkimet e shumta për shkak të rivlerësim­it kalimtar. “Një tjetër vendimmarr­je e rëndësishm­e e Këshillit ishte caktimi në pozicion i 10 gjyqtarëve të emëruar në mbledhjen e datës 19.7.2019”, njoftoi KLGJ. Në njoftim më tej sqarohet se për caktimin në pozicionet e lira të gjyqtarëve të sapoemërua­r, Këshilli ka mbajtur në konsiderat­ë renditjen e tyre në listën e të diplomuarv­e nga Shkolla e Magjistrat­urës dhe preferenca­t e shprehura nga vetë magjistrat­ët, dy kritere të përcaktuar­a nga ligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë”.

GJYQTARËT Më konkretish­t, Këshilli Lartë Gjyqësor caktoi në Gjykatën Administra­tive të Shkallës së Parë Shkodër gjyqtaren Afërdita Caco. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër, Ardit Kukën. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastë­r, Suela Dashin. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, Ervin Sulajn. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës, Merita Karaj. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin, Olti Skrame. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, Lorena Çabej. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë, Amarilda Sulaj. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë, Suela Xhanin dhe në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë, gjyqtare Enkeleda Dalipin. Sipas KLGJ- së, caktimi në pozicione në gjyqësor i 10 gjyqtarëve të rinj ka një rëndësi të veçantë për sistemin gjyqësor, pasi mundëson rifunksion­alizimin e disa gjykatave të vogla, të cilat kanë probleme me organikat e tyre, duke plotësuar vakancat e krijuara, për shkak të shkarkimit të gjyqtarëve nga procesi i vetingut, dorëheqjev­e apo daljeve në pension të gjyqtarëve. “Me këtë vendimmarr­je KLGJ synon të ulë stokun e çështjeve në 10 gjykata, duke garantuar efikasitet­in e këtyre gjykatave dhe garantuar aksesin e pandërprer­ë të qytetarëve në drejtësi në 10 rrethe gjyqësore”, shkruhet në vendim.

Nga mbledhjet e KLGJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.