Panorama (Albania)

Justina Aliaj jep shfaqje në skenën e Teatrit Kombëtar

-

Një mbretëresh­ë u ngjit mbrëmë në skenën e Teatrit Kombëtar. Bëhet fjalë për aktoren Justina Aliaj, që ia ka dalë mbanë t’i rezistojë diktaturës dhe persekutim­it. Dje në mbrëmje ajo u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar, përpara të gjithë atyre artistëve dhe qytetarëve, që vazhdojnë rezistencë­n në mbrojtje të godinës 80vjeçare. Pas monodramës së Mehdi Malkajt, në skenën e mbyllur prej një viti e gjysmë, Aliaj solli “Mbretëresh­ën” e Rexhep Qoses. Shfaqja u parapri me grumbullim­in e radhës në sheshin e teatrit, ku folësit u bënë thirrje edhe një herë qytetarëve të mbrojnë teatrin, si pjesë e identiteti­t dhe kujtesës kombëtare.

Regjisori Robert Budina bëri një portret të artistes Justina Aliaj, prej momentit kur ajo u shfaq së pari në skenën e këngës shqiptare, deri më sot. Budina u ndal në interpreti­min e veçantë të Justina Aliajt, për karakterin që ajo u jepte këngëve, por më së shumti në Festivalin e 11- të të Këngës, ku ajo mori pjesë me një kompozim të Agron Xhungës, “Në ekranin e televizori­t”. Një këngë që u prit mjaft mirë nga publiku, por që u kritikua rëndë, pasi interpreti­mi i Justina Aliajt binte ndesh me moralin e klasës punëtore. Pas kësaj do të qarkullont­e fjala se Justina Aliaj u arrestua, që nuk ishte e vërtetë, por bëhej me qëllim nga Sigurimi i Shtetit për të përhapur terror. Ndërsa vetë artistja priste me të vërtetë arrestimin. U dëbua jo vetëm nga skena, por edhe nga Tirana, ku nuk mund të punonte më dhe për 18 vjet nuk e pa më ekranin. “Ngado që shkoja më thoshin: Ti je e damkosur armike e popullit dhe e partisë”, do të shprehej Aliaj. Si çdo shqiptar, do të bënte një jetë të gënjeshtër­t, të neveritshm­e, ku duhet të fshihte atë çka donte me të vërtetë: të këndonte. Në fund të viteve ’ 80 filluan ta aktivizojn­ë me role të vogla në teatër e kinema, deri në momentin që së bashku me familjen largohet në New York, pa iu ndarë jetës artistike. Herë pas here kthehet në Tiranë me koncerte e shfaqje teatri. E fundit është “Mbretëresh­a”, të cilën e rivendosi mbrëmë në skenën e TK- së.

“Mbretëresh­a” është një tragjedi dramatike, tek e cila besoj se çdo njeri e gjen veten. Është një personazh shumëplanë­sh. Brenda një ore mbretëresh­ën e sheh nënë, dashnore, kundërshta­re, politikane, femër… në të gjitha planet. Ajo lakohet në të gjitha rasat”, është shprehur aktorja e këngëtarja disa muaj më parë, kur e solli këtë shfaqje për së pari në Tiranë. I është dashur të punojë shumë për të ndërtuar këtë karakter, të hulumtojë, të udhëtojë, të kapërcejë vështirësi­të që të ofron realiteti artistik shqiptar. Ndonëse personazhi i referohet Mbretëresh­ës Teutë, ajo është një figurë e gjithëkohs­hme dhe përtej çdo koordinate gjeografik­e. Sado e largët në kohë, vetë aktorja gjen pika lidhjeje me të. E gjen te shpirti i nënës. Por ajo është edhe politikane, e fortë madje. Ajo është një qëndresëta­re, si çdo grua e nënë që i është bashkuar kauzës së teatrit. “A ekziston sot xhelozia, të pazotët, shpifësit? Patjetër që ekzistojnë. Nuk janë të gjithë, sigurisht që nuk janë. Por çdo lloj vesi, xhelozia, smira apo urrejtja e çojnë botën mbrapsht. E këtu në këtë tragjedi shtjellohe­n të gjitha nga goja e vetë mbretëresh­ës”, tregon Justina Aliaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania