Panorama (Albania)

Grabitësit me dëshmi të ndryshme, i ngarkojnë fajet njëri- tjetrit

-

Ndërkohë që Vladimir Kurti dhe Rruzhdi Hoda kanë pranuar grabitjen, gjatë dëshmive të dhëna ata ngarkojnë me përgjegjës­i për organizimi­n dhe armën njëri- tjetrin. Duke iu referuar vendimit të Gjykatës, dëshmia e Hodës është gjetur e mbështetur në prova dhe fakte të tjera. Rruzhdi Hoda ka deklaruar se ka shumë vite që e njihte Vladimir Kurtin. Sipas tij, kanë mbaruar shkollën 8- vjeçare bashkë dhe kanë pasur njohje që në atë kohë. Nga dëshmia e tij rezulton se Vladimiri kishte qenë në Gjermani dhe është kthyer afërsisht një vit para se të ndodhte grabitja. Gjatë kësaj kohe ata janë përshëndet­ur disa herë, si dhe në disa raste kanë pirë edhe kafe. Ditën e ngjarjes është takuar me Kurtin dhe, sipas tij, ka qenë ai që i ka treguar për rrugën dhe marketin ku do të shkonin. Rruzhdi Hoda shpjegon se pas ngjarjes ata kanë shkuar tek Ura e Zgafnarit, ku kanë hedhur maskat, dorashkat, xhupat dhe pantallona­t në lumë. I pandehuri Rruzhdi Hoda ka shpjeguar se në ngjarje ata kishin veshur nga dy palë rroba secili. Ai kishte veshur një palë pantallona xhinse me ngjyrë blu, ndërsa Vladimiri kishte veshur një palë pantallona të zeza, të cilat i kanë hequr duke i hedhur në lumë. Më pas, ai ka hedhur thikën, ndërsa Vladimiri ka hedhur pistoletën në lumë. Por, tjetër variant të ngjarjes ka dhënë Vladimir Kurti. Ai e ka mohuar faktin se ka pasur me vete armë zjarri, si dhe të ketë qëlluar me armë në drejtim të shtetasve Agim dhe Rita Buci, duke pretenduar se në momentin e ngjarjes ai ka pasur në dorë një kaçavidë, ndërsa armën, pistoletën, e ka pasur shtetasi Rruzhdi Hoda, me të cilën ka kryer edhe krimin. Sipas tij, Rruzhdiu i ka thënë se po shkonte "për të parë ndonjë punë", ndërsa ai ka qëndruar në banesë. Rreth orës 20: 30, te banesa e Vladimirit ka shkuar përsëri Rruzhdiu, i cili i ka thënë atij se "kishte dalluar një vend për të vjedhur". Ndërkohë, për momentin e grabitjes Kurti ka thënë se ai ka pasur në dorë një kaçavidë dhe nuk ka qëlluar me armë.

 ??  ?? Momenti gjatë grabitjes në Kamzë
Momenti gjatë grabitjes në Kamzë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania