Panorama (Albania)

Nga takimi te maskat, çfarë ndodhi para grabitjes

-

Rreth orës 20: 30, pasi është errësuar, Rruzhdi Hoda me automjetin e tij tip "Golf", me targë AA 26 XXX, ka shkuar pranë banesës se të pandehurit Vladimir Kurti, që ndodhet në rrugën "Besëlidhja" ku dhe janë takuar së bashku. Të dy kanë lëvizur me automjetin e mësipërm deri te rruga "Mësonjëtor­ja" dhe prej aty kanë shkuar te rruga "Azem Hajdari". Kanë kaluar në rrugën "Miqësia", që ishte në rregullim e sipër, e më tej aty kanë ndaluar dhe kanë parkuar makinën në lagje. Pastaj nga rruga "Miqësia" kanë lëvizur në këmbë për në bulevardin "Berisha" dhe janë kthyer te rrugica e parë majtas që është rruga "Altruisti". Kanë vazhduar duke ecur në rrugë dhe më pas janë kthyer djathtas, pikërisht te kthesa që të çonte në dyqanin e viktimës Agim Buci në kryqëzimin e rrugëve "OSBE" dhe "Podgorica" ( referuar procesverb­alit të verifikimi­t në vend). Rreth 30 metra para se të shkonin te dyqani, të dy të pandehurit kanë vënë maskat dhe dorashkat që të mos identifiko­heshin nga viktimat.

"Na vranë hajdutët", kështu ka lajmëruar kushërinjt­ë vajza e çiftit Buci, pasi ka parë prindërit e saj të plagosur. Siç ka dëshmuar ajo në Gjykatën e Tiranës, me vëllain e vogël në krah, është munduar të lajmërojë të afërmit që ta ndihmonin me prindërit, të cilët ishin të dy përtokë.

Ndërkohë, vetë Rita Buci ka shpjeguar para togave të zeza momentin e ngjarjes. Duke iu referuar dëshmisë, Hoda e Kurti i kanë kërkuar lekët, ndërsa ajo u ka thënë: "Çfarë lekësh kërkoni?", duke u kërkuar të dilnin jashtë. Por, njëri nga personat, ka thënë zonja Buci, pas kësaj është afruar te sirtari i lekëve dhe ajo e ka goditur atë me çfarë kishte në banak. Ka qenë ky momenti që është qëlluar me pistoletë dhe ka rënë përtokë. Sipas rrëfimit të Bucit, bashkëshor­ti i saj është futur në këtë moment, duke u përleshur me grabitësin, ky i fundit e ka qëlluar atë me armë, duke e rrëzuar dhe më pas janë larguar. Ndërkohë, kunata e viktimave ka shpjeguar se para dyqanit kishin ndaluar 4 persona, dy grabitësit me dy shokë të tyre, të cilët kishin ndaluar makinën dhe kishin parë. Pak pasi ajo dhe burri i saj ishin ndarë nga çifti Buci, kishin dëgjuar krismat. Sipas dëshmisë së kunatës, ata kanë çuar në spital Ritën dhe Agimin dhe aty mjeku u ka thënë se ky i fundit kishte ndërruar jetë.

RITA BUCI

Në dëshminë e dhënë para Gjykatës, Rita Buci ka shpjeguar se në cepin e shtëpisë ka hapur një aktivitet privat, dyqan ushqimor "Market Gerti". Më datë 25.4.2018, rreth orës 21: 00, ajo ka qenë në dyqan afër kasës. Pranë saj ka qenë bashkëshor­ti Agim Buci, si dhe djali i tyre i mitur G. Buci, duke luajtur te banaku. Në atë moment, në dyqan, nëpërmjet derës kryesore, kanë hyrë dy persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët i kanë thënë: "Na jep lekët", ndërsa ajo është përgjigjur duke i thënë: "Çfarë lekësh kërkoni, por dilni jashtë nga dyqani". Në këtë kohë njëri nga personat është afruar te banaku, duke hapur sirtarin ku gjendeshin paratë e xhiros ditore. Kur ka parë këtë veprim, Rita e ka goditur atë me disa sende që ishin të vendosura te banaku, por personi ka qëlluar me pistoletë në drejtim saj dhe si pasojë ajo është rrëzuar në dysheme. Në këtë kohë aty është afruar edhe bashkëshor­ti, Agim Buci, i cili është përleshur me personin që ishte me pistoletë në dorë, por ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, pistoletë, në drejtim të Agimit, ku si pasojë edhe ai është rrëzuar në dysheme. Kur kanë parë këtë, të dy autorët janë larguar menjëherë nga dyqani. Më pas, në dyqan kanë shkuar disa komshinj të tyre, të cilët i kanë dërguar të plagosurit në Spitalin Ushtarak për ndihmë mjekësore. Ajo shpjegon se autorët ishin të maskuar, por personi që e ka qëlluar me armë atë dhe bashkëshor­tin, ishte më i shkurtër se personi që mbante në dorë një thikë, siç ajo e ka fiksuar.

VAJZA

Në dëshminë e saj të dhënë në gjykim, dëshmitarj­a Elda Buci ( vajza e viktimave), e cila ka konfirmuar deklarimet e saj të dhëna në hetim, ndër të tjera ka shpjeguar se datën e ngjarjes, rreth orës 21: 00, gjatë kohës që ka qenë në shtëpi, ka dëgjuar disa zhurma të cilat i janë dukur si fishekzjar­rë nga rruga, pranë banesës së saj. Pasi ka dëgjuar këto zhurma, ajo ka shkuar te dyqani, i cili ndodhet afër banesës. Kur ka hyrë në dyqan, ajo ka konstatuar se nëna e saj Rita ishte e rrëzuar në dysheme, e plagosur rëndë, ndërsa te banaku ishte babai i saj, Agim Buci, edhe ai gjithashtu i shtrirë në dysheme dhe i plagosur rëndë. Në banak pranë tij ndodhej vëllai i saj i mitur, G. Buci. E tronditur nga kjo ngjarje, ajo ka filluar të qajë me të madhe, duke dalë nga dyqani për të kërkuar ndihmë. Më pas, ajo ka hyrë në dyqan duke qarë, si dhe duke përqafuar vëllain e mitur. Në këtë kohë ajo është afruar te babai, duke e lëvizur nga vendi, por pranë tij në dysheme ka parë njolla gjaku, po ashtu edhe pranë nënës së saj kishte njolla gjaku. Në deklarimin e saj nuk jepet ndonjë e dhënë tjetër në lidhje me autorët e kësaj vepre penale.

KUNATA

Para Gjykatës ka dhënë dëshminë e saj edhe dëshmitarj­a L. Buci ( kunata e viktimës Agim Buci). Ndër të tjera ka shpjeguar se me viktimat i kanë shtëpitë afër, se ditën e ngjarjes një orë më parë ajo ishte bashkë me burrin e saj dhe me të ndierin Agim, se atë ditë kishin shkuar katër vetë me makinë të zezë, dy autorët bashkë me dy shokë, e kanë mbajtur makinën majtas, kanë parë. Dëshmitarj­a ishte para me Agimin e Meritën, u ka thënë "Natën" dhe është larguar. Pas pak ajo ka dëgjuar dy krisma dhe vajzën Eldën që kishte bërtitur: "Na vranë hajdutët!" Dëshmitarj­a e ka ngritur Agimin në krahë, e kanë çuar me makinë në spital bashkë me Meritën, ndërsa djalin e kanë dërguar në shtëpi. Në spital doktori u ka thënë se Agimi kishte vdekur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania