Panorama (Albania)

Plagosja për 300 mijë lekë borxh, kapet 34- vjeçari

Elton Cërriku e Mihal Kocaqi s’i kthyen borxhin 42- vjeçarit

- ELBASAN/ MIRANDA SADIKU

Përplasja me armë për borxhin prej 300 mijë lekësh, arrestohet një prej autorëve.

Policia ka vënë në pranga Ilirjan Bezhanin, ndërsa ende në kërkim mbetet Gentjan Facja, që dyshohet si autori kryesor i plagosjes së tre personave mbrëmjen e 2 gushtit në qendër të Elbasanit. Përplasja me armë ndodhi mbrëmjen e së premtes, në një prej lokaleve pranë Pallatit të Sportit “Tomor Sinani”. Dy grupet ishin ulur në ambientet e jashtme të lokalit me emrin “C’est la vie” ( Kjo është jeta), për t’u sqaruar lidhur me kthimin e borxhit, por debatet kanë çuar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Ilirjan Bezhani, 34 vjeç, bashkë me Gentjan Facja, 42 vjeç, kishin shkuar në lokalin “C’est la vie” për t’u takuar me Elton Cërrikun dhe Mihal Kocaqin lidhur me kthimin e borxhit prej 300 mijë lekësh të rinj. Gjatë diskutimev­e, të rinjtë duket se kanë pasur përplasje verbale, që çoi në konfrontim fizik dhe më pas dhe në të shtëna me armë. Sipas hetuesve, dyshohet se ka qenë pikërisht Gentjan Facja që ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Cërrikut dhe Kocaqit, duke i lënë të plagosur në këmbë. Ndërkohë, i lënduar nga konflikti mbeti dhe pronari i lokalit, Fejzi Ago. 57- vjeçari mësohet se është qëlluar me qytën e pistoletës në kokë, pasi ka hyrë në mes me qëllim për të shuar konfliktin.

“Specialist­ët për Hetimin e Krimit ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit në DVP Elbasan, në bashkëpuni­m me Forcat Operaciona­le të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit, pas një pune të mirorganiz­uar hetimore dhe profesiona­le bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit I. B., 34 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i shtetasit I. B. u bë, pasi dyshohet se në bashkëpuni­m me shtetasin G. M., pas një konfliktit për motive të dobëta kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë në ambientet e brendshme të një lokali dhe si pasojë janë plagosur shtetasit E. C., M. K. dhe kanë goditur me sende të forta shtetasin F. A., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit G. M., 42 vjeç, i shpallur në kërkim si autori kryesor i dyshuar për ngjarjen”, bëhet e ditur nga Policia. Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se 42vjeçari ka qëlluar me armë në momentin kur ka pikasur se borxhlinjt­ë nuk i kishin sjellë paratë, siç kishin rënë dakord më parë. Pas kësaj, Facja ka shkuar në mjetin e tij të parkuar jashtë lokalit dhe ka qëlluar me armë te këmbët dy shokët e tij. Pas kësaj, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe janë shpallur në kërkim. Dy nga të plagosurit në këmbë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre, Elton Cërriku, u nis drejt Tiranës pak orë pas plagosjes për një trajtim më të specializu­ar. Ndërsa Fejzi Ago ka marrë dëmtime në sy dhe vesh. Ndaj 34- vjeçarit të arrestuar dhe 42- vjeçarit të shpallur në kërkim, Prokuroria e Elbasanit ka ngritur akuzën për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpuni­m, e mbetur në tentativë.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania