Panorama (Albania)

Specialja vazhdon ftesat

-

Haradinaj, përveç arsyeve patriotike, mbështetur në të cilat thotë se luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë dhënë jetën për të mbrojtur këta kufij, ka edhe arsye ekonomike. Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se do të kërkojë nga Serbia marrjen e Preshevës dhe fshatrave të tjera rreth Luginës, ku banojnë shumica shqiptarë, që të përfshihen në hartën e Kosovës, pa dhënë asgjë në këmbim. Por ekspertët thonë se pas këtij plani qëndron një tjetër e fshehtë. Sipas raportimev­e të mediave të ndryshme, bazuar në burime diplomatik­e të afërta me çështjen, Serbia do të marrë në këmbim të Luginës së Preshevës disa fshatra në Veriun e Kosovës, ku banojnë shumica serbë. Nëse qeverisë së Serbisë do t’i interesoni­n vetëm serbët, atëherë do të përmendte edhe fshatra të tjera në qendër të Kosovës, banuar me serbë. Por fokusi i vërtetë në këtë çështje është miniera e Trepçës, një nga pasuritë më të mëdha të Kosovës, e pretenduar nga Beogradi. Qeveria në Kosovë e di këtë, ashtu siç e dinë dhe e kanë përmendur shumë diplomatë të huaj. Në një takim të dielën me qytetarët e Gjilanit, me një tubim në emër të partisë që ai kryeson ( AAK), Haradinaj përmendi edhe ligjin për Trepçën. Ai falënderoi të gjitha subjektet politike që ndihmuan në miratimin e këtij ligji, i cili e shtetëzon minierën e shumëkërku­ar. “I keni ekonomistë­t, pyetini. Ata do t’ju tregojnë se Trepça do t’i sjellë 500 milionë euro Kosovës”, ka Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Time Kadrijaj, është ish- pjesëtarja e fundit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ka pranuar ftesë për t’u intervistu­ar nga Gjykata Speciale. Kadrijaj thotë se nuk ka vendosur nëse do të qëndrojë në heshtje apo do të përgjigjet në pyetjet e prokurorit të specializu­ar. “Do të kontaktoj me ndonjë prej avokatëve tanë dhe varësisht prej rekomandim­eve që do të marr prej avokatit, edhe do të veproj. Unë jam e lumtur për atë periudhë kohore të jetës sime. Është periudha më e ndritshme dhe vazhdoj me qenë krenare me UÇK- në dhe luftën e pastër dhe të drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ajo për REL. Veteranët e luftës së UÇK- së presin që të ketë numër më të madh të ish- pjesëtarev­e që do të ftohen nga Specialja. Kryetari i OVL së UÇK- së, Hysni Gucati, tha se numri i të ftuarve për intervisti­m nga prokurori i specializu­ar pritet të rritet deri në fund të muajit gusht. thënë Kryeminist­ri i dorëhequr. “Këto para do jenë vetëm profit dhe jo qarkullim total”, shtoi ai. Haradinaj këtë e ka lidhur edhe me dialogun me Serbinë, duke thënë se çështja e minierës nuk duhet asesi të diskutohet në dialog. “Duhet të sqarojmë disa gjëra. Nuk guxojmë të humbim burimin e jetës”, ka theksuar ai.

Kryeminist­ri i dorëhequr i Kosovës ka folur edhe për marrëdhëni­et me ndërkombët­arët. “Po thojn se Ramushi nuk i ka punët mirë me të huajt, thonin se nuk do i jepnin vizë… Një herë m’u bë puna me shku dhe u ktheva me një ushtri. Kur do shkoj herën tjetër, do të vij me njohje. Unë nuk kam kohë që të shkoj shumë herë pa qëllim”, tha ai duke iu referuar mbështetje­s që mori në SHBA gjatë një udhëtimi të tij mbi kthimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës. “Deri sa të bëhet puna për njohje do qëndrojmë pak si idhnushëm, por herën tjetër që do të shkoj do të vij me njohjen”, ka thënë Haradinaj, i cili dha dorëheqjen nga posti i Kryeminist­rit disa ditë më parë, për shkak të ftesës për intervisti­m nga Prokuroria Speciale në Hagë, mbi dyshimet për krime lufte.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania