Panorama (Albania)

Inter i bukur, Konte mund Totenhemin me 11- metërsha

-

Përsëri në miqësore, përsëri nga pika e bardhë dhe përsëri fitore. Interi mund një tjetër rivale në Champions- in veror dhe ashtu si ndaj PSG- së, vendimtar në penalltinë e fundit rezulton Zhoao Mario. Ekipi i Antonio Kontes konfirmon hapat përpara të kohëve të fundit dhe pasi e nis mes vështirësi­ve takimin, përmbys gjithçka e në fund siguron suksesin. Shija e paraqitjes shtohet edhe sepse Totenhemi vuajti ndaj Interit, pavarësish­t se këta të fundit janë disi më prapa me përgatitje­t për sezonin e ri.

Fillimi i ndeshjes së djeshme ishte mes drithërima­ve. "Spërsat" e nisin më këmbën te gazi dhe gjejnë golin me Mouran pas vetëm tri minutave. Me Son e Eriksen në stol, është Lamela që ndan në dysh mesfushën e Interit e pason për Mouran. Braziliani "mbjell" në vend Shkrinjari­n dhe më pas ndëshkon Handanoviç­in në shtyllën e parë. Shpejtësia angleze bën që zikaltrit të mos bien shumë në sy, por me udhëzimet e Kontes, Interi nis të ngjisë majën. Fillimisht Perisiç pason për Dalbertin që nuk fut në mendim Lorisin, teksa më pas kroati tenton dobët nga distanca. Rasti i madh për zikaltrit në pjesën e parë vjen nga një tjetër nënkampion bote. Brozoviç në minutën e 27- të "vizaton" një ylber që ndërpritet nga shtylla

NGJITJE -

e portës së Totenhemit. Ky rast shkund të besuarit e Kontes që dhjetë minuta më pas gjejnë barazimin. Dalbert vertikaliz­on për Espoziton dhe ky i fundit pason për Sensin që kontrollon dhe me një goditje bilardoje mposht Lorisin.

Fundi i pjesës së parë nuk dhuron emocione, teksa në të dytën Konte i beson Barelas dhe Politanos që marrin vendet e Espozitos dhe Galiardini­t. Poçetino reagon me Eriksen e Aldervaire­ld, por minutat flasin për Interin që ngre bariqendrë­n dhe sulmon më me rend. De Vraj ideon për Kandrevën, i cili kroson për Perisiçin që nuk gjen devijimin vendimtar. As dy minuta dhe Kandreva bën fantazisti­n duke nxjerrë

JA BARELA -

Perisiçin, që gabon i vetëm përballë me Lorisin. Totenhemi ka rastin më të mirë për avantazh, kur Handanoviç gabon në pasim, por goditja e Lamelas bllokohet nga Brozoviç. Rastet nuk mungojnë deri në fund, por Barela ndalet nga portieri Gazaniga, ndërsa Son nga Handanoviç­i që korrigjon kështu një top të humbur nga Politano në sulm. As dy minutat shtesë nuk sjellin risi, teksa Interi siguron fitoren nga goditjet e 11- metërshave. Pushkash për pak dënon të tijtë, por gabimet e Eriksenit dhe Skipit përballë Handanoviç­it i japin një tjetër mundësi Zhoao Marios për të qenë "lëvizja" fituese e Interit. Portugezi nuk gabon dhe Konte shijon suksesin e tretë radhazi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania