Panorama (Albania)

Plumba në mes të plazhit në Vlorë, babë e bir qëllohen me kallash para lokalit pas sherrit, plagoset edhe nipi

Dy autorët, pas sulmit u fshehën në pyllin e Sotës. U hakmorën për sherrin e të birit dhe nipit të Arben Brahimajt

-

Mësohet se dy autorët kanë përdorur kallashnik­ov dhe pistoletë në sulmin me armë. Nga plumbat ka mbetur i plagosur rëndë 52- vjeçari Arben Brahimaj. Ai u dërgua në gjendje të rëndë për jetën në Spitalin Rajonal të Vlorës, pasi ka marrë plumb në gjoks, kraharor dhe këmbë

Sulm me armë në lokal, plagoset pronari me të birin dhe nipi.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal te zona e njohur si Kabinat në Plazhin e Vjetër në Vlorë, rreth orës 19: 30 të pasdites të së dielës. Të plagosur kanë mbetur tre persona, babë e bir, si dhe nipi i tyre, të cilët në momentin e sulmit kanë qenë të tre duke pirë kafe. Zanafilla e konfliktit që përfundoi me tre të plagosur, dyshohet se ka qenë një sherr që i biri i pronarit të lokalit, Brikelo Brahimaj, dhe nipi i tij, Olsi Beqiri, kanë pasur me një grup të rinjsh në zonën e bregdetit. Pas këtij konflikti, dy autorët kanë kryer sulm me armë në shenjë hakmarrjej­e. Dy autorët kanë gjetur momentin kur në zonën e Plazhit të Vjetër nuk ka pasur shumë persona për të kryer sulmin. Pasi kanë shkuar me makinë në drejtim të bregut të detit, kanë zbritur nga automjeti dhe kanë nisur të qëllojnë në drejtim të tre personave me breshëri nga distanca. Objektivi i këtij sulmi, me sa duket, ka qenë 18- vjeçari, djali i pronarit dhe nipi i tij, Olsi Beqiri. Mësohet se dy autorët kanë përdorur kallashnik­ov dhe pistoletë në sulmin me armë. Nga plumbat ka mbetur i plagosur rëndë 52- vjeçari Arben Brahimaj. Ai u dërgua në gjendje të rëndë për jetën në Spitalin Rajonal të Vlorës, pasi ka marrë plumb në gjoks, kraharor dhe këmbë. Si rrjedhojë e breshërive të plumbave, plagë në trup ka marrë edhe i biri Brikelo Brahimaj, 18 vjeç, i cili është plagosur në këmbë, si dhe nipi Olsi Brahimaj edhe ky i plagosur në këmbë nga plumbat. Pronari i lokalit, me të mbërritur me urgjencë në spital, mësohet se është futur në sallën e reanimacio­nit, ndërkohë mjekët bëjnë të ditur se dy të plagosurit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Autorët e sulmit me armë më pas janë larguar me automjetin e tyre në drejtim të Pyllit të Sodës për t’iu shpëtuar arrestimit nga Policia. Policia e Vlorës ka identifiku­ar dy autorët E. Xh. dhe Sh. L., ndërsa për arsye hetimi nuk bëhet i ditur identiteti i tyre i plotë. Forcat e rendit kanë ngritur postblloqe në pikat me strategjik­e të qytetit për kapjen e autorëve. Në ndihmë të bluve të Vlorës shkuan Delta Forcë si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit. “Në orët e pasdites në Vlorë, në lagjen ‘ 1 Maji’, në një lokal në pronësi të shtetasit A. B., ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta. Si pasojë e konfliktit është plagosur i zoti i lokalit, shtetasi A. B., që ndodhet në gjendje të rëndë dhe dy shtetas të tjerë që janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka identifiku­ar dy autorët e ngjarjes, shtetasit Sh. L. dhe E. Xh. Në ndjekje të autorëve është vënë Policia e Vlorës, Delta Forcë dhe FNSH e Fierit”, bëhet e ditur nga Policia.

 ??  ?? LOKALI NE VLORE, KU NDODHI NGJARJA
LOKALI NE VLORE, KU NDODHI NGJARJA
 ??  ??
 ??  ?? Vendi ku ndodhi plagosja e trefishtë
Vendi ku ndodhi plagosja e trefishtë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania