DËNIMI

Panorama (Albania) - - AKTUALITET - KORÇË/ DHORJELA ÇULE

Kanosi biznesmeni­n duke i marrë mbi 5 mijë euro, arrestohet 37- vjeçari i rrezikshëm.

Një biznesmen nga Korça është kërcënuar në mënyrë të përsëritur nga një person, i cili në këmbim të faljes së jetës i kërkonte para. Autori i ka kërkuar biznesmeni­t shumën prej 5000 eurosh, ndërsa e kërcënonte këtë të fundit deri në marrjen e jetës. Biznesmeni, pronar i një subjekti në fushën e shërbimeve, është kërcënuar dy herë nga 37vjeçari Edison Lumi, i cili ka përdorur edhe thikën për të kërcënuar biznesmeni­n dhe për të arritur qëllimin e tij. Pasi herën e parë ai i ka kërkuar 5000 euro, duke i lënë edhe afat, Lumi është drejtuar përsëri te biznesmeni, duke e bërë edhe më të frikshëm kërcënimin e tij. Nën presionin e thikës, ai i ka kërkuar biznesmeni­t shumën monetare, duke i deklaruar qartë se nëse nuk ia mundësonte, do ta vriste. Por, ndërsa është larguar, biznesmeni ka përfituar për të kërkuar ndihmën e Policisë, duke treguar me detaje se çfarë kishte ndodhur. Sipas të dhënave të Policisë, 37vjeçari u arrestua, pasi dyshohet se ky shtetas ka kanosur me thikë një biznesmen në qytetin e Korçës, duke i kërkuar në këmbim të jetës shumën prej 5000 eurosh. “Nga tërësia e veprimeve të kryera shtetasi i lartpërmen­dur ka konsumuar elementet e veprës penale ‘ Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë’. Materialet i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore në ngarkim të këtij shtetasi”, bëri me dije Policia.

Por, ndërkaq, Lumi nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Në vitin 1999, kur ishte vetëm 17 vjeç, ai është dënuar për vrasjen e dy personave me 12 vite e 6 muaj burg. Emri i tij, deri në vitin 2013, ishte në listën e 200 personave më të kërkuar nga Interpoli. Lumi, në bazë të vendimit të Gjykatës së Korçës, nuk ka kryer asnjë ditë burg, pavarësish­t se u ka marrë jetën dy personave. Kjo, pasi në vitin 2010, përfaqësue­si i tij ligjor i drejtohet Gjykatës me qëllim parashkrim­in e ekzekutimi­t të dënimit penal. Kështu, në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë shkruhet se çështja është pushuar, pasi vepra penale ishte shuar. “Kërkuesi Edison Lumi është dënuar me 12 vjet e 6 muaj burg, pasi është deklaruar fajtor për veprën penale të vrasjes dhe armëmbajtj­es pa leje parashikua­r nga nene 78 e 278/ 2 të K. Penal. Me kërkesën drejtuar Gjykatës, i dënuari ka kërkuar shuarjen e dënimit, duke pretenduar se dënimi është parashkrua­r, pasi kanë kaluar 10 vjet nga dita që vendimi ka marrë formë të prerë. Përfaqësue­sja e Prokuroris­ë, pasi u njoh me kërkesën e të Deri para pak vitesh, 37vjeçari ishte në listën e personave më të kërkuar brenda dhe jashtë vendit. Edison Lumi, pas vrasjes së dy personave në moshën 17- vjeçare, arriti t’i fshihej Policisë për më shumë se 10 vite. Pas kësaj, ai kërkoi që Gjykata e Korçës të njihte parashkrim­in e dënimit apo, siç thuhet ndryshe, faljen e dënimit me burg me 12 vite e gjashtë muaj. Kodi i Procedurës Penale, neni 68, parashikon: “Vendimi i dënimit nuk ekzekutohe­t kur nga dita që ka marrë formë të prerë kanë kaluar: dhjetë vjet për vendimin që përmban dënim pesë gjer në pesëmbëdhj­etë vjet burgim”. Dënimi i formës së prerë për të ka qenë mbi 12 vite, duke bërë që Prokuroria dhe Gjykata e Korçës, pas 10 vitesh në kërkim, të shuajnë dënimin e dhënë për Lumin në mesin e vitit 2013. dënuarit dhe vendimin e dënimit, deklaroi se dënimi për këtë shtetas është shuar me vendimin nr. 253, datë 13.4.2010, të kësaj Gjykate. Mbrojtësi me prokurë i kërkuesit, pasi u njoh me urdhrin e prokurores, deklaroi se heq dorë nga kërkesa dhe kërkoi pushimin e gjykimit”, shkruhet në vendimin e Gjykatës së Korçës.

Arma e sekuestrua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.