MUSTAFA: S’JAM KANDIDAT PËR KRYEMINIST­ËR

Panorama (Albania) - - BOTA -

Lideri i zgjedhur për herë të tretë i Lidhjes Demokratik­e të Kosovës, Isa Mustafa, tha se ai nuk ka ndërmend të jetë kandidat i kësaj partie për Kryeminist­ër dhe se partia do të zgjedhë një person që e “bën më së miri këtë punë, dhe natyrisht që ka përkrahjen e plotë të LDK- së dhe të qytetarëve”. Në një intervistë për REL, Mustafa tha se partia e tij dëshiron të shkojë e vetme në zgjedhje, por ky qëndrim mund të ndryshojë dhe varet se si veprojnë partitë e tjera. Sipas tij, bisedimet me Serbinë duhet t’i udhëheqë Kryeminist­ri në pajtim me vendimin e Gjykatës Kushtetues­e. Sa për taksën ndaj Serbisë, sipas Mustafës “duhet të vazhdojë derisa Serbia të mos ndërrojë qëndrimet e veta dhe përderisa mos të reflektojë në të gjitha këto sjellje të bllokadës që po i bën Kosovës”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.