GOLAT KUQEZI NË FUNDJAVË

Panorama (Albania) - - SPORT -

Sindrit Guri, Bekim Balaj dhe Odise Roshi kanë kaluar fundjavën perfekte. Dy sulmuesit dhe mesfushori kuqezi kanë shënuar së bashku katër gola për t'u dhënë ekipeve respektive fitoren në ndeshjet e fundjavës. Shkodrani që aktivizohe­t në Belgjikë shënoi dopietë në fitoren 3- 1 të Ostendes ndaj Serkle Bryzh. Një gol me kokë dhe një tjetër pas një driblimi të bukur brenda zonës kundërshta­re. Sulmuesi tjetër shkodran shënoi të dielën një gol në ndeshjen e parë me Shturm Grac, duke i dhënë fitoren në transfertë me Volfsberge­r. Dje ishte radha e Odise Roshit për të shënuar golin e fitores.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.