“Jo vetëm Teatri”, artisti: Shpronësim­i i Shqipërisë ka nisur

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Artisët dhe qytetarët protestojn­ë pa u tutur për të rifituar “fushën e tyre të dikurshme të lojës”. Ruajtjen e godinës e vijojnë me turne, në bashkëpuni­m me qytetarët dashamirës ndaj vlerave historiko- kulturore. Situata është e ngjashme me atë të filmit shqiptar “Tomka dhe shokët e tij”, mirëpo kampi ushtarak i dislokuar në zonën e tyre, kësaj here është vendas. Protesta është e paqtë dhe qytetare. Minikoncer­te, shfaqje të improvizua­ra, diskutime të hapura e kanë bërë agoren e Teatrit të jetë ndjellëse edhe ndaj kalimtarëv­e të rastësishë­m. “Aktivitete­t e larmishme artistike që po shtohen dita- ditës në këtë Teatër, vijnë si një lajm i mirë, në këtë atmosferë mbytëse, nga telashet që i shkakton pushteti korruptiv shqiptarëv­e”, thotë aktori Neritan Liçaj. Për aktorin, arti, veçanërish­t kur improvizoh­et në emër të lirisë, gjallon dhe ndez shpresë. Liçaj bën me dije prej agores, se shumë trupa teatrale po shfaqin interes për t’ju afruar Teatrit Kombëtar e për të dhënë shfaqje. Ndërkohë, ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve, që të shikojnë realitetin nga afër e të ndërgjegjë­sohen se në këto rrethana politike po shkelen të drejtat e njeriut. “Pushtetarë­t e sotëm kanë rilindur diktaturën, hajdutërin­ë!”, thotë Liçaj, duke u bërë thirrje qytetarëve të reagojnë, pasi frika nuk sjell asgjë të mirë. Ndërkaq, regjisori Robert Budina, mbrëmjen e djeshme gjatë protestës, foli për “shpronësim­in që po i bëhet vendit”. “Shpronësim­et kanë nisur e do të vijojnë edhe në të tjera vende. Do ta shpronësoj­në Shqipërinë duke e bërë copë e çikë”, tha Budina. Sekretari i Partisë Demokratik­e për çështjet ligjore, Çlirim Gjata, foli dje gjatë protestës edhe për sa i përket qëndrimit të ndërkombët­arëve. “Është e çuditshme se si europianët në Tiranë s’po shohin dhe dëgjojnë këtë që po ndodh. E dëgjova Sorekën, tha që tenderi është transparen­t. Po mirë more zotëri, hajde ta shikojmë ligjin. Kush ka probleme pronësie, për të pasqyruar dokumentet? Kush ka problem, vetëm Fusha!”, u shpreh Gjata, duke theksuar edhe indiferenc­ën e europianëv­e ndaj zgjedhjeve, korrupsion­it apo çështjes së Astirit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.