Përkujtohe­n katër policët e vrarë nga Dritan Dajti

Familjarët: S’ka nevojë për fjalë, por për një përulje me respekt

Panorama (Albania) - - AKTUALITET - BLEONA METUSHI

Me lot në sy, plot 10 vite nga ngjarja, familjarët dhe Policia e Shtetit përkujtuan dje 4 policët e rënë në krye të detyrës gjatë operacioni­t për arrestimin e Dritan Dajtit.

Policët, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Sajmir Duçkollari dhe Altin Dizdari, u vranë nga Dajti në gusht të vitit 2009 në Durrës, teksa ishin në ndjekje të tij. Ceremonia përkujtimo­re u zhvillua te varrezat “Dëshmorët e Kombit” dhe në të morën pjesë familjarë të policëve të rënë, zëvendësdr­ejtorja e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, dhe zëvendësmi­nistrja e Brendshme, Rovena Voda. Kujtojmë se në fillim të këtij viri, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ndryshoi vendimin për autorin e vrasjes së 4 policëve, Dritan Dajtin, duke e dënuar përfundimi­sht me 25 vite burg, nga burgu i përjetshëm i dhënë në Shkallë të Parë. Procesi ndaj Dajtit zgjati rreth 10 vite, ndërsa vendimi u komentua gjatë në opinionin publik. Ndërkohë, 3 nga gjyqtarët e çështjes janë nën hetim nga Prokuroria për Krime të Rënda për këtë çështje. Vendimi është ankimuar nga Prokuroria në Gjykatën e Lartë, ku kërkon prishjen e tij dhe dënimin e Dajtit me burg për jetë. Nga ana tjetër, edhe Dajti ka bërë kundër rekurs.

REAGIMI Gjatë ceremonisë, foli edhe e veja e policit Fatos Xhani, Valbona Xhani. E emocionuar dhe me një fletë në dorë, zonja Xhani foli shkurt, duke thënë se largimi i tyre nga jeta, ka lënë një dhimbje që s’do shuhet kurrë për familjarët dhe se ata meritojnë vetëm përulje respekti, pasi mbrojtën me jetën e tyre detyrën që i ishte ngarkuar. “Faleminder­it të gjithëve që jeni të pranishëm sot në këtë ceremoni në kujtim të dëshmorëve të atdheut. Sot përkujtohe­n me përulje 10 vite që nga dita që njerëzit tanë më të shtrenjtë u ndanë nga jeta. Dikujt ndoshta i duken shumë 10 vite, por e them me sinqeritet që duket sikur ka ndodhur sot kjo ngjarje. Këta djem, në moshën më të bukur, u ndanë nga prindërit, u ndanë nga bashkëshor­tet, nga fëmijët e tyre. Mungesa e tyre ka lënë një dhimbje që nuk do të shuhet kurrë. Ka lënë një vend bosh në zemrat e gjithsecil­it prej nesh, por duhet të ndihemi krenarë sot për veprën e tyre, pasi ata mbrojtën me jetë detyrën e shenjtë që ata mbanin në mbrojtjen e jetës së qytetarëve”, tha Xhani. Më tej, ajo u shpreh se e kishte të pamundur të fliste nga emocionet dhe se katër dëshmorët nuk kishin nevojë për fjalë dhe elozhe, nën nderimin e tyre do të ishte një përulje respekti. “Kisha shumë fjalë për të thënë, ndoshta të përcillja edhe dhimbjen e familjarëv­e të tjerë, por është e pamundur të flasësh me gjithë këto emocione. Këta djem të rinj nuk kanë nevojë as për fjalë, as për elozhe, por vetëm për një përulje me respekt ndaj tyre. Ju prindër, ndoshta me lot në sy dhe me zemrën plagë për djemtë tuaj, ju fëmijë për baballarët tuaj, ju bashkëshor­te për njerëzit tuaj të zemrës, duhet të jeni krenarë sot e përgjithmo­në, pasi emri tyre nuk do të harrohet kurrë, do të kujtohet në breza. Janë ëndrrat e tyre të prera në mes, janë kujtimet që ata lanë pas që të na bëjnë të ecim përpara”, përfundoi Valbona Xhani. Të pranishëm në ceremoni ishin edhe familjarë të tjerë të punonjësve të Policisë, që 10 vite më parë u vranë gjatë operacioni­t. Të heshtur dhe me lot, ata dëgjuan fjalimet.

Valbona Xhani, e veja e njërit prej policëve

Altin Dizdari

Sajmir Duçkollari

Fatos Xhani

Kastriot Feskaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.