PD: 9 kryebashki­akë të PS kanë lidhje me krimin

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, akuzoi dje Kryeminist­rin Rama se ka vendosur nëntë kryetar bashkie që kanë lidhje me krimin. Në një postim në “Facebook”, kreu i PD- së renditi nëntë kryebashki­akët të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit ku sipas tij, ata kanë lidhje direkte me botën e krimit. Duke e cilësuar Kryeminist­rin Rama si një kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familjeje shqiptare, Basha theksoi se: “Ai ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelës­h e hajdutësh që i duhen për të vjedhur Shqipërinë. Shikoni pseudobas hkiakët e rinj: Valdrin Pjetri ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij si trafikant droge dhe duhet të ndiqet penalisht. Edi Rama e kandidoi dhe tani urdhëron Prokurorin­ë e korruptuar ta mbrojë nga ligji i dekrimi nalizimit. Pjerin Ndreu, në listën e zezë të partnerëve qysh prej vitit 2003 dhe i larguar nga Policia për përfshirje në trafiqe, i kapur në përgjime në dosjen 184 duke urdhëruar shkarkimin e mësuesve që nuk votojnë për PS, në vend që të ndiqej penalisht, e kandidon dhe e mbron Edi Rama. Artur Bushi i Krujës mbaroi një mandat si bashkiak, trafikant në Itali dhe e rikandidoi. Dionis Imeraj, Valbona Sako, të dy të kapur në përgjimet e Dibrës, të dy mbrohen dhe promovohen nga Edi Rama. Tërmet Peçi, Klement Ndoni, trafikantë droge, në vend që të shkojnë para drejtësisë, mbrohen dhe rikandidoh­en. Agim Kajmaku, i kandiduar në Vorë, i dënuar në Greqi. Rakip Suli, i kapur në vjedhje flagrante me tenderë dhe qira shtetërore, në konflikt të hapur interesi me statusin e deputetit, në vend që të largohej si deputet dhe të ndiqej penalisht, e mbron dhe e promovon Edi Rama. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën”. Krahas kësaj, kreu i PD- së vijoi ditën e djeshme edhe turin e takimeve më strukturat e Partisë Demokratik­e. Ai takoi anëtarët demokrat në qytetin e Divjakës ku theksoi se nuk do të pranojë asnjë kompromis me Edi Ramën. “Kjo krizë nuk mbyllet me pazar. Kriza zgjidhet me parime. Parimi i parë është prangat për ata politikanë që kanë vjedhur votat. Për këtë duhet drejtësi e pavarur, por drejtësi me Ramën Kryeminist­ër nuk ka për të patur. Nuk ka kthim pas. Nuk ka ulje në tavolinë me Edi Ramën, me njeriun që vjedh zgjedhjet. Zgjedhje të lira me Hajdutin Psikik nuk ka. Synimi ynë është largimi i tij, është qeveria tranzitore, është krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. Do të vazhdojmë aksionin politik, do të vazhdojmë protestat, nuk do të pranojmë kurrë dhunën shtetërore dhe uzurpimin e dhunshëm të pushtetit”, theksoi kreu i opozitës në takimin me demokratët e Divjakës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.