“NDAL, POLICIA!”, SI U VRANË 4 POLICËT NË DURRËS, 10 VITE MË PARË

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Në dosjen e Prokuroris­ë sqarohet se gjatë kryerjes së operacioni­t për kapjen e shtetasit Dritan Dajti, kanë qenë të pranishëm disa punonjës Policie, ndërsa është marrë informacio­n për një makinë ku dyshohej se ishte Dajti. Pas konstatimi­t të këtij automjeti, grupi operaciona­l ka vazhduar ndjekjen për mbajtjen në vëzhgim dhe kapjen e këtyre personave. Në këtë moment, policët janë afruar në drejtim të mjetit tip “Touareg” me tri automjetet e tyre. Sapo janë afruar te mjeti “Touareg”, punonjësi i Policisë, Fatos Xhani, ka hapur derën e parë të shoferit të mjetit tip “Touareg” dhe me thirrjen ‘ Ndal, Policia!’, i është drejtuar personit që ndodhej në sediljen e pasme të mjetit. Menjëherë, nga ana e personit që ndodhej brenda mjetit, është hapur zjarr në drejtim të Fatos Xhanit, duke e lënë të vdekur atë. Po nga brenda makinës, nga i njëjti person, është hapur zjarr nga krahu i djathtë i makinës, ( sedilja e pasme, nga brenda jashtë), me dy armë zjarri, ku për pasojë ka mbetur i vrarë punonjësi i Policisë, Sajmir Duçkollari. Sipas Prokuroris­ë, personi që qëlloi nga brenda “Touareg- ut” dhe vrau dy punonjësit e Policisë, Fatos Xhanin dhe Sajmir Duçkollari­n, doli nga dera e pasme e mjetit, krahu pas shoferit dhe menjëherë ka hapur zjarr në drejtim të punonjësit të Policisë, Altin Dizdari. I njëjti person, thotë Prokuroria, me pistoletën që mbante në dorë, ka qëlluar dy herë në drejtim të Petrit Sulkës, i cili kishte mbetur i rrëzuar në mesin e rrugës për në plazh, në momentin që po përleshej me personin, i cili arriti të largohej.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.