Meta kthen “rrugën e florinjtë”: Çmimi u rrit me 52 milionë euro

"Qëllimi i miratimit me ligj të kësaj kontrate është vetëm mbulimi i paligjshmë­risë së bërë nga qeveria shqiptare"

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - ERVIN KOÇI

Presidenti Ilir Meta dekretoi dje kthimin për rishqyrtim në Kuvend të koncesioni­t për ndërtimin e rrugës Milot- Balldre.

Ky ishte ligji i tretë radhazi që kreu i shtetit i kthen për rishqyrtim Parlamenti­t, ku në argumentet e tij ligjore thekson se Parlamenti nuk mund të mbulojë paligjshmë­rinë e qeverisë. "Qëllimi i miratimit me ligj të kësaj kontrate është vetëm mbulimi i paligjshmë­risë së bërë nga autoriteti kontraktor dhe qeveria shqiptare, me qëllim mosevident­imin e përgjegjës­isë në këtë proces dhe mbulimin e çdo paligjshmë­rie nëpërmjet ligjit" - thekson Presidenti. Krahas kësaj, kreu i shtetit thekson se miratimi i këtij ligji bie në kundërshti­m me interesat qytetarëve. "Në kundërshti­m me këto kërkesa të institucio­neve financiare, Këshilli i Ministrave ka nënshkruar dhe Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar këtë kontratë koncesiona­re, që pretendohe­t të miratohet me ligjin nr. 52/ 2019 në kushte kaq të rënda paligjshmë­rie dhe në dëm të interesave të qytetarëve", thekson Presidenti. Në mbështetje të këtij argumenti, ai thekson se vlera e koncesioni­t është rritur fiktivisht me 52 milionë euro duke akuzuar indirekt qeverinë dhe Parlamenti­n për një skandal korruptiv. Konkretish­t në argumentet e tij ligjore, Meta vë në dukje se: "Referuar shqyrtimit të dokumentev­e të procedurës së konkurrimi rezulton se vlera e parashikua­r e projektit në bazë të studimit të fizibilite­tit është 161,500,000 euro pa TVSH, ndërkohë që vlera e ofertës së propozuar nga ofruesi i shpallur fitues ka qenë 217,318,500 plus TVSH".

GJETJET Në dekretin e tij, Presidenti ka renditur disa gjetje ku thekson se qeveria dhe Agjencia e Prokurimev­e Publike kanë vepruar në kushtet e paligjshmë­rinë dhe kanë detyruar Kuvendin që ta miratojë atë. "Duke vepruar në një terren të tillë, pa ligj dhe pa rregulla, Autoriteti Kontraktor dhe më pas Këshilli i Ministrave, i kanë ofruar Kuvendit të Shqipërisë, për miratim me ligj një Kontratë Koncesiona­re/ PPP, e cila është formuar nën një vullnet të shtrembëru­ar, subjektiv dhe të pakontroll­uar në të gjitha dimensione­t e tij, ekonomike, financiare etj. Këtu nuk bëhet fjalë për shkelje të ligjit dhe rregullave të konkurrimi­t, por anashkalim haptazi i çdo norme ligjore në fuqi, me qëllim nënshkrimi­n e një kontrate koncesiona­re, përtej rregullave dhe ligjit, duke synuar që çdo paligjshmë­ri të amnistohet nga Kuvendi, me miratimin e kësaj kontrate me një akt ligjor, në mënyrë që ajo të quhet e ligjshme në çdo kohë dhe të jetë e pakontroll­ueshme e askush të mos përgjigjet për shkeljet e kryera në këtë proces", thekson Presidenti. Ai shton më tej një VKM të qeverisë të miratuar në të njëjtën ditë kur është miratuar kontrata koncesiona­re, në të cilën përcaktohe­t se PPP për ndërtimin e rrugëve duhet të miratohen nga Kuvendi. "Kjo bindje krijohet edhe për faktin se Këshilli i Ministrave, më datë 27.03.2019, pra në të njëjtën datë me nënshkrimi­n e Kontratës Koncesiona­re/ PPP, ka miratuar VKM nr. 174, me këtë përmbajtje: "5. Kontrata e koncesioni­t/ PPP do të hyjë në fuqi pas miratimit me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë.". Pra, duket qartë se Këshilli i Ministrave për t'i dhënë një mbrojtje këtij procesi të paligjshëm dhe për të shmangur çdo përgjegjës­i miratuese të Këshillit të Ministrave, përveç se ka nënshkruar një Kontratë Koncesiona­re/ PPP në të njëjtën datë 27.03.2019, ka miratuar një rregull të ri, për t'ia kaluar përgjegjës­inë Kuvendit, me qëllim amnistimin e gjithë procesit të zhvilluar në paligjshmë­ri të plotë", thekson Presidenti.

Projekti i rrugës Milot- Balldre

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.