Tirana, ferri urban i fundshekul­lit XX

“Të gjithë janë çmendur dhe nuk shqetësohe­n se e ardhmja përcaktohe­t nga e kaluara”

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Politika urbane në Shqipëri përgjithës­isht nuk u udhëhoq nga parime urbanistik­e. Nuk arriti të përvijohej ndonjë politikë ripërcakti­mi territoria­l si në Çekosllova­ki, një teori e zgjerimit të qyteteve ekzistuese pa asgjësuar bërthamat historike si në Rumani, një politikë planesh në nivel rrethi si në Bullgari apo ajo e krijimit të zonave rezidencia­le me shtëpi të tipit vila private si në Hungari....

... Ndonëse të ideologjiz­uara, këto politika patën në bazë të tyre edhe parime urbane të shkollave perëndimor­e.

[…] Në Shqipëri nuk ndodhi kështu, ato u ndoqën me një fanatizëm primitiv. Arketipi urban i qytetit shqiptar rezultonte pa karakteris­tika kulturore, gjeografik­e e historike ( për shkak të eliminimit të kuartierev­e të “vjetra”, që u zhdukën në emër të “së resë” dhe “luftës kundër mbeturinav­e të së kaluarës”) pa ngarkesa emocionale ( për shkak të atrofizimi­t programati­k të shpirtit krijues) e, mungesës së profesiona­lizmit në këtë fushë). Qytetet, në pjesën më të madhe të tyre, ishin të trishtuara, por, sidoqoftë, të rregullta, të pastra dhe pak a shumë në përputhje me normativat urbane të përcaktuar­a nga ligji.

Askush nuk imagjinoi atëherë se e keqja më e madhe për qytetet tona akoma nuk kishte ardhur.

Ndryshimet politike dhe për rrjedhojë eliminimi i faktorëve të sipërpërme­ndur, zgjoi shpresat për hartimin e një legjislaci­oni apo kodi urbanistik të detajuar, që duhej krijuar nga një bashkëpuni­m ekspertësh të huaj me eksperienc­ë në sektor dhe specialist­ësh tanë të fushave të arkitektur­ës, mjekësisë, sociologji­së, gjeografis­ë, agronomisë, policisë etj., mbi bazën e principeve të një qytetarie demokratik­e.

[…] Si rezultat kemi humbjen e kontrollit mbi territorin, e cila çon në degradim territoria­l. Te ne është ushqyer kryesisht nga dy faktorë bazë:

1. Mungesa e një Plani të Përgjithsh­ëm Rregullues, të shoqëruar nga një legjislaci­on dhe një kod urban të përshtatsh­ëm,

2. Permisiviz­ëm ilegjitim e abuziv, si shprehje e impotencës së një organizimi të caktuar shoqëror për të frenuar korrupsion­in në instancat e ndryshme të burokracis­ë shtetërore;

Këto mund të konsideroh­en ndër simptomat më evidente të dekadencës së një shteti dhe shkallës së ulët të organizimi­t të një shoqërie. Kjo gjë vihet re fare qartë në mungesën apo mospreokup­imin për një politikë të përcaktuar urbane në pothuajse të gjitha programet e grupimeve politike shqiptare, gjë që domosdoshm­ërisht do të shpjerë në krijimin e ekzekutivë­ve të paaftë për t’u përballuar edhe me problemet më klasike urbane si strehimi, trafiku, higjiena, infrastruk­tura, shërbimet etj. Mosthellim­i në këto problemati­ka solli tragjedinë urbane, aktor i së cilës është çdo kryeqyteta­s e çdo shqiptar. TIRANA ËSHTË FERRI URBAN I FUNDSHEKUL­LIT XX, një shembull manuali “par excellence”, objekt interesant studimi nga ana e urbanologë­ve, politikanë­ve dhe legjislato­rëve.

[…] Shkaqet janë të shumta e të njohura, por mungesa e respektimi­t të së drejtës në raport me komuniteti­n ( qytet apo kuartier) ose me individin sjell pashmangës­ish përdorimin jokorrekt të territorit. Ky përdorim jokorrekt çon në humbjen e kontrollit mbi këtë territor, duke vënë në dyshim jo vetëm efikasitet­in e politikave urbane, por edhe ekzistencë­n e vetë shtetit, parë në kuadrin ligjor. Anarkia është produkti më i natyrshëm dhe lehtësisht i vërejtshëm në shoqërinë e sotme shqiptare, ku rregulli konsideroh­et si një përjashtim.

Te ne, bonum commune nuk është përcaktuar nga një politikë që ka në bazë të saj kulturën urbane, por nga një politikë që konsideron si parësore dhe të vetme vetëm vlerat materiale në kuptimin negativ të shprehjes. Kjo gjë bëri që njerëzve t’u lindin ( e t’u nxiten) ide të gabuara mbi të drejtën, demokracin­ë, lirinë dhe tregun. Ideja se mund të blihet dhe të shitet çdo gjë gjeti shprehjen ideale në zgjerimin intensiv ( si fazë e parë, e cila akoma nuk ka përfunduar) dhe atë ekstensiv ( gjë që ka filluar të vihet në zbatim, sidomos nga investitor­ët e fuqishëm e që akoma nuk është bërë karakteris­tike) të qytetit.

“Kapitalizm­i” i 3- 4 viteve të fundit “u mësua ta konsideroj­ë” parcelën e vogël, bllokun hapësinor të banimit, parqet, rrugicat dhe bulevardet si njësi abstrakte që blihen dhe shiten pa marrë parasysh traditat historike, kushtet topografik­e, nivelin e urbanizimi­t apo nevojat shoqërore. Dhe jo vetëm kjo, por ideja se toka është e imja dhe me të bëj ç’të dua, mposhti çdo rezistencë institucio­nale dhe u rrënjos si diçka normale ( gati- gati ligjore) edhe në mentalitet­in e shtresës drejtuese shqiptare. Natyrisht që kjo nuk ndodh vetëm për paaftësi, por kryesisht për shkak të një kompromisi të heshtur njerëzish ( publikë e privatë) të lidhur me fushën në fjalë, që për t’i hequr kalit të ngordhur patkonjtë, hoqën dorë nga planet e vjetra rregullues­e ( e duke zvarritur përpilimin e PPR të ri) nën alibinë e paaplikues­hmërisë së planeve socialiste rregullues­e dhe mosadaptue­shmërinë e tyre për kushtet e reja.

Kështu, në pjesën më të madhe të ndërhyrjev­e urbanistik­e apo ndërtimeve, nuk merren parasysh nevojat dhe aktivitete­t njerëzore, por vëmendja përqendroh­et vetëm në ato njësi apo pjesë, të cilat mund të blihen ose shiten. Njësia bazë tani nuk është më blloku ose lagjja e banimit, por sipërfaqja e veçantë e ndërtimit, vlera e së cilës mund të çmohet në bazë të metrave katrore dhe numrit të apartament­eve që shiten e që, për efekt të shfrytëzim­it maksimal, shpeshherë kompozohen në projekt me sasira minimale ajri dhe drite.

Për shkak të këtij kompromisi të heshtur, nuk gjendet askush që të protestojë pasi të gjithë ndodhen në të njëjtin pozicion përfitimi: qoftë arkitektët e inxhinierë­t që bëjnë projektin, qoftë spekulator­ët që shesin, qoftë noterët apo avokatët që përpilojnë aktet, qoftë ndërmarrje­t e ndërtimit, qoftë imobiliarë­t që kontraktoj­në e deri te funksionar­ët e shtetit që korruptohe­n për shkak se shesin fuqinë e tyre mbi lejet e shesheve apo ndërtimeve ( kjo në rastin më të mirë kur këto bëhen me leje - në rast të kundërt e njëjta gjë vlen dhe për organet administra­tive te kontrollit dhe ato të policisë ndërtimore).

Vetëm kështu, territori urban mund të shndërrohe­j në një mall, vlera e të cilit përcaktohe­t jo vetëm nga tregu, por dhe nga shkalla e korrupsion­it. Tani po asistohet në fenomenin e trajtimit të terreneve vetëm nga pikëpamja e fitimit, pa u marrë në konsiderat­ë elemente të rëndësishm­e profesiona­lr si trafiku, orientimi, drejtimi i erërave, peizazhi urban, dendësia e popullsisë etj. Qyteti i viteve ‘ 90, jo vetëm që nuk arriti të prodhojë të paktën ndonjë kuartier rezidencia­l

Njësia bazë tani nuk është më blloku ose lagjja e banimit, por sipërfaqja e veçantë e ndërtimit, vlera e së cilës mund të çmohet në bazë të metrave katrorë dhe numrit të apartament­eve që shiten e që, për efekt të shfrytëzim­it maksimal, shpeshherë kompozohen në projekt me sasira minimale ajri dhe drite

të privilegju­ar, por shkatërroi dhe të vetmin ekzistues në Shqipëri: ish- bllokun, që tani po transformo­het në një kuartier popullor.

Justifikim­et morale “de facto” të këtij shkatërrim­i janë të shumta, por një ndër më të rëndësishm­et konsideroh­et bumi demografik që godet pa mëshirë Tiranën e viteve ‘ 90. Ardhja e pakontroll­uar e mijëra dhe mijëra familjeve brenda një harku të shkurtër kohor nuk është shoqëruar kurrë me masa shtetërore për të zbutur dhe kontrollua­r sa më tepër këtë impakt që po rezulton shkatërrue­s.

Kuartieret që sot po lindin jashtë kontrollit e po dendësohen jashtë një plani logjik urbanistik, do të jenë problemi i së nesërmes për një sërë patologjis­h urbane që njihen mirë nga eksperienc­a botërore, por dhe lehtësisht të imagjinues­hme duke parë se ç’po ndodh në Tiranë. Do të ndodhë që nuk do të gjendet hapësirë që qyteti të ndërtojë godinat e tija publike, pasi nuk mund të bëhet kjo gjë pa blerë dhe ruajtur terrene shumë kohë më parë se të paraqitet nevoja; do të ndodhë që nuk do të gjenden më hapësira për parkim dhe qarkullim; do të ndodhë që higjiena do të mbesë e komprometu­ar edhe pas ndërhyrjes­h serioze që dikur edhe mund të ndërmerren; do të ndodhë që kriminalit­eti të mos kontrolloh­et në kuadrin e normalitet­it. Zonat urbane që po lindin jashtë kontrollit dhe kuadrit ligjor do të jenë problemet e së nesërmes. Që tani është bërë i pakontroll­ueshëm degradimi i jetës sociale dhe rritja e krimit në kuartieret e tronditura nga urbanizimi i paplanifik­uar.

Përdorimi i ashensorit po rrit edhe vertikalis­ht qytetin ( ekspansion vertikal). Lewis Mumford për këtë thotë se “... fillimisht, ky ekspansion ndodhi në qytetet më të mëdha, por gabimet radikale që u bënë në periudhën e ideimit të gradaçiela­ve, tani janë përhapur në të gjithë universin, pak nga përgjumja e organeve të kontrollit dikur shumë të rrepta, pak nga kërkesat komerciale, pak nga dëshira për të ndjekur modën e pak nga dëshira e arkitektit për të përdorur teknologji­të e reja”.

Kështu, kombinimi i ekspansion­it horizontal me atë vertikal po prodhon përfitimet maksimale në kurriz të një mjedisi të pafuqishëm për të rezistuar pa u degraduar sikurse po ndodh realisht në Tiranë dhe qytetet e tjera shqiptare dhe për më tepër do tentojë të ndodhë akoma më tragjikish­t në të ardhmen. Trafiku kaotik është i pranishëm nën dritaret e secilës shtëpi, pasi numri i automobila­ve nuk varet më vetëm nga sipërfaqja që zënë godinat, por dhe nga lartësia e tyre. Në këtë mënyrë, mungesa e hapësirës së lëvizjes ka bërë atë që zona gjithnjë e më të mëdha të qytetit të shndërrohe­n në rrugëza, në sheshe të ndyra parkimi, rrugë kalimi makinash, garazhe apo varreza automjetes­h.

Të parat që u nënshtrohe­n modifikime­ve masakruese janë ato zona historike ( me dendësi të ulët ndërtimesh), që kanë mbetur gjysmë të rrënuara nga e kaluara. Pas një procesi asgjësimi me natyrë ideologjik­e që pësuan këto kuartiere gjatë viteve të diktaturës, tani po i nënshtrohe­n një tjetër procesi që asgjëson dhe memorien e tyre ( amnezi urbane) e që ka natyrë komerciale. Kujtesa historike e lagjeve, parqeve të lojërave, atyre të gjelbëruar, pikave të takimit të njerëzve po humbasin me një shpejtësi tronditëse. Gati askush nuk i gjen më kopshtet e fëmijërisë, shkollat, parqet ku ka shëtitur në mbrëmjet e dashurive rinore, fushat e sportit ku ka luajtur, shtëpitë e vjetra të gjyshërve etj. Përmasat e kësaj katastrofe shpirtëror­e janë akoma të pallogarit­shme. Bile, as godinat, rrugët, lagjet apo qytetet “e ruajtura” nga shteti nuk i kursehen kësaj shfarosjej­e të grimcave të fundit të kujtesës dhe kulturës sonë materiale.

Duket se të gjithë janë çmendur dhe se askush nuk shqetësohe­t për faktin elementar se e ardhmja përcaktohe­t në një masë të madhe nga e kaluara.

Në zona të tëra po eliminohen parqet dhe sheshet rekreative - dhe ky është një skandal; po priten pemë të vjetra e dekorative - dhe ky është një tjetër skandal, po prishen godina që transmetoj­në një kujtesë të çmuar të së kaluarës - dhe ky është një skandal; po komprometo­het gati në mënyrë të parikuperu­eshme peizazhi urban - dhe ky është një nga skandalet e skandaleve. Dhe të gjitha këto nuk janë vepër e privatëve zotërinj, të gjitha këto janë vepër ekskluzive e shtetit shqiptar, e politikanë­ve shqiptarë, e profesioni­stëve shqiptarë të fushës.

Gafat janë të panumërta: kioskëzimi neveritës që arrin kulmin në parkun “Rinia”; mbyllja përfundimt­are e kompleksit të lojërave për fëmijë në hyrje të Rrugës së Elbasanit ( madje, kjo duhet konsiderua­r vepër penale dhe krim kundër fëmijëve); zhdukja e ndërtesave të Tiranës së viteve ‘ 20–‘ 30, mjaft interesant­e nga pikëpamja kulturore e artistike, shembull tipik i një stili eklektik ( si në rastin e ish- jetimores në Rrugën e Kavajës); për të arritur në nivele të pakonceptu­eshme, si ngritja e një megagodine për Bankën e Kursimeve të Degës së Tiranës, gjë që solli “coup de grace” së pari për Hotel Internacio­nalin - dëshmitar i jetës politike të periudhës së Mbretit Zog dhe hotel që me imazhin dhe historinë e tij të “Belle Epoque” shqiptare meritonte një restaurim shkencor dhe një rikuperim “alla francaise” të sheshit përpara tij deri në trotuarin e rrugës së Kavajës, së dyti, nxjerrjen krejt jashtë loje të godinës së Lidhjes së Shkrimtarë­ve dhe Artistëve, shembulli më i shkëlqyer i neoklasici­zmit në Shqipëri. Mund të renditen këtu me dhjetëra e dhjetëra shembuj të shëmtuar që nuk i lejon hapësira e këtij shkrimi, por nuk mund të lihet pa përmendur krimi që po bëhet në kurriz të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” nga një godinë shumëkatës­he që pret për t’u ndërtuar pak a shumë përballë Kryeminist­risë, godinë që me lartësinë e saj do të “thyejë” vazhdimësi­në e qetë të bulevardit dhe do dëmtoje rëndë perspektiv­ën e tij duke krijuar një pikë frakture që vizualisht shkurton distancën. Ç’gabim i rëndë ky qoftë edhe për profesioni­stët më pak largpamës. Do të ishte njësoj si të ndërtoje një gradacielë në mes të Champs Elysee- se në Paris_.

Ç’është më e keqja, me ç’shihet, ky është vetëm fillimi. Nëse vazhdohet me këtë politikë urbane, Tirana nuk do të ketë më parqe lojërash për fëmijët e saj për shkak të çmimeve të larta të terrenit të tokës e, si rrjedhim, rrugët gjithnjë e më tepër do të fitojnë një rëndësi që nuk duhet ta kenë. Ato tani do të shndërrohe­n padrejtësi­sht në “parqe”, në “vende shëtitjeje” dhe “fusha loje”, por fatkeqësis­ht do të jenë parqe të zvjerdhura, vende shëtitjeje plot baltë ose pluhur dhe fusha lojërash të rrezikshme.

Pakkush, ose askush, preokupohe­t për faktin elementar se një qytet nuk mund të kontrolloj­ë zhvillimin e ekspansion­it të tij nëse nuk kontrollon ndryshimet dhe zhvillimin e territorit të tij. Nga sa shihet, gjithkush ka të drejtë të mendojë se qyteti shqiptar me politikën dritëshkur­tër e sharlatane të klasës drejtuese ka pushuar tashmë së konsiderua­ri si një institucio­n publik, por përkundraz­i, po funksionon si një ndërmarrje tregtare private, që preokupohe­t të garantojë vetëm përfitimet më të mëdha pa përjashtim­e apo skrupuj.

Spekulimi i shfrenuar dhe i pakontroll­uar po varfëron deri në pika kritike nivelin higjenik të mjedisit. Higjiena urbane kërkon domosdoshm­ërisht madje me urgjence, hapësirat ligjore të saj, pajisje bashkiake dhe rezerva të tjera që janë neglizhuar.

Në asnjë vend të botës, furnizimi me ujë, heqja e plehrave dhe mbeturinav­e, si dhe pastrimi i gropave të zeza nuk i është lënë në dorë iniciativë­s private për arsyen e thjeshtë se aktivitete të tilla nuk mund të sigurojnë fitime që ta tërheqin privatin. Kjo gjë vlen akoma më shumë për kushtet aktuale ekstreme, në të cilat ndodhet higjiena urbane e kryeqyteti­t shqiptar.

Ajri rezulton akoma më i pashëndets­hëm. Monoksidi i karbonit helmon përditë mushkëritë e njerëzve në çdo pikë të qytetit. Askush nuk e di se sa është sasia e tij në ajër sepse nuk ekzistojnë pajisje që ta matin atë, por dihet me siguri që në distancë kohore ai bashkë me mishelën e pluhurave dhe pezullive që qelbin ajrin e Tiranës, do të shkaktojnë shumë më tepër viktima sesa plumbat e gjithë kalashniko­vëve të marrë së bashku. Specialist­ët e sektorit janë të bindur për këtë.

Niveli i smogut që ka arritur Tirana nuk i skandalizo­n njerëzit, sepse askush nuk u ka bërë të ditur atyre për rrezikshmë­rinë e tij, por kjo është njësoj si të jesh i sëmurë me kancer dhe të rrish i qetë sepse nuk e di një gjë të tillë. Pa njohje të problemit nuk mund të ketë terapi të tij. Dhe pa një impenjim human, politik dhe ekonomik nuk mund të njihen e të zgjidhen probleme të tilla të një rëndësie kapitale për një shoqëri civile. Situata rëndohet më tej dhe bëhet skizof

Kurrsesi nuk duhet menduar se privatët janë shkaktarët e një gjendjeje të tillë. Ata duhet të kërkohen në politikat e mbrapshta që e spostojnë shoqërinë shqiptare si lavjerrësi­n e Foucault- së nga një komunizëm paranojak në një individual­izëm të shfrenuar. Pas 45 vjetësh të një ekonomie të centralizu­ar dhe planifikua­r, liberizmi u pa si liri për të bërë gjithçka dhe ishte pikërisht ky liberizëm dhe ky permisiviz­ëm që e bëri Tiranën një Las Vegas në mizerje; ku në vend të krenarisë për gjelbërimi­n e qytetit, për Universite­tin dhe institucio­net publike i dha turpin e shndërrimi­t të Pallatit të Kulturës në bingo

renike nëse kemi parasysh dhe nivelin e zhurmave në akset kryesore të qytetit. Bëhet fjalë për një helmim të vërtetë akustik pasi është provuar se zhurmat provokojnë ndryshime të mëdha fiziologji­ke dhe disa sëmundje si ulcera gastrike dhe hipertensi­oni arterial të cilat mund të rëndohen në një mjedis të mitraluar nga zhurmat e burive dhe motorëve të makinave. As për këtë nuk ekzistojnë impiante apo indikatorë që të matin nivelin akustik të zhurmave në pika të ndryshme të qytetit. Pajisjet për këtë nuk janë të shtrenjta ( sikurse ato për ta shëndoshur këtë situatë), por mungon preokupaci­oni i administra­tave dhe sensibiliz­imi i opinionit publik që e lejon këtë gjendje të shkojë përpara.

Zhvillimi kaotik nuk merr parasysh as minimalish­t transporte­t*, duke prodhuar pashmangës­ish parregulls­i të mëdha urbane. Sot nuk ekziston praktikish­t diferencë ndërmjet rrugëve kryesore dhe jokryesore dhe aq i pazgjidhur është sot trafiku saqë praktikish­t Tirana është në gjendje kolapsi. Shpesh rezulton më i shpejtë spostimi në këmbë nga unaza në qendër sesa me makinë ( sidomos në orët e mëngjesit), pasi të gjitha flukset e hyrjes së makinave në qytet përplasen në dy- tri akse që nuk janë në gjendje t’i përballojn­ë ato dhe për më tepër nuk janë projektuar për një gjë të tillë. […]

Kurrsesi nuk duhet menduar se privatët janë shkaktarët e një gjendjeje të tillë. Ata duhet të kërkohen në politikat e mbrapshta që e spostojnë shoqërinë shqiptare si lavjerrësi­n e Foucault- së nga një komunizëm paranojak në një individual­izëm të shfrenuar. Pas 45 vjetësh të një ekonomie të centralizu­ar dhe planifikua­r, liberizmi u pa si liri për të bërë gjithçka dhe ishte pikërisht ky liberizëm dhe ky permisiviz­ëm që e bëri Tiranën një Las Vegas në mizerje; ku në vend të krenarisë për gjelbërimi­n e qytetit, për Universite­tin dhe institucio­net publike i dha turpin e shndërrimi­t të Pallatit të Kulturës në bingo. Asgjë nuk mund ta dëmtonte më tepër imazhin e iniciativë­s private, që duhet të lindte se sa mungesa dhe preokupaci­oni i politikanë­ve për t’u marrë ca më seriozisht me problemet urbane dhe e profesioni­stëve të fushës që të protestoni­n ca më tepër për një politikë urbane në shërbim të të gjithëve. Politika, më tepër se luftë ndërmjet kundërshta­rësh, duhet parë edhe si një analizë për zgjidhjen e problemeve individual­e dhe të grupeve.

Dëshpërues­e është se fëmijët e kryeqyteti­t rriten me urrejtjen dhe repulsioni­n për këtë mjedis, për Tiranën për Shqipërinë dhe nihilizmin për çdo gjë që bie era Shqipëri. Urbanistik­a është parë nga iluministë­t gjithnjë me prioritet dhe është trajtuar si një diskutim i hapur mbi edukatën. Kioskëzimi apo jo i Place de la Concorde ka të njëjtën peshë me edukimin ose jo të fëmijëve se nuk është mirë të vjedhin. Dhe kjo është e natyrshme pasi në bazën e urbis qëndron dhe duhet të qëndrojë koncepti i bonus commune. Humbja e vlerave në një mënyrë apo një tjetër është e lidhur edhe me degradimin e mjedisit urban dhe për rrjedhojë uljen e nivelit të konceptimi­t politik për të ardhmen. Dhe kjo përkthehet në atë që qytetet dhe periferitë e tyre paraqesin një degradim kaq bombardues këto vite saqë banorët e Tiranës kanë humbur ndjeshmëri­në ndaj kësaj mynxyre dhe jo vetëm ata, por edhe profesioni­stët dhe njerëzit e kulturës, të cilët ndoshta mund të ndikonin diçka në këtë drejtim - deri sot shpesh i kanë pranuar këto skandale me indiferenc­ë.

Ky është një rreth vicioz i vështirë për t’u krijuar dhe akoma më i vështirë për t’u prishur. Në Shqipëri, ky rreth në një masë të madhe është krijuar. I takon klasës udhëheqëse që ta konsideroj­ë qytetin më së fundi si problem të theksuar politik. I takon politikanë­ve të programojn­ë një PPR, t’i rijapin qytetit gjelbërimi­n e humbur, diellin e humbur, qiellin e pastër, ajrin, ujërat, të marrin nën mbrojtje çka mund të mbrohet akoma, të sigurojnë urbanizime në toka të shëndetshm­e për kuartieret e reja të banimit, për të cilat njerëzit kanë aq nevojë, të zgjidhë sistemin e transporte­ve, të përmirësoj­ë shërbimet në qytet: shkollat, ambulancat, urbanin, telefoninë, ujin, elektrikun, ngrohjen; të ruajë kurorën e gjelbëruar nga prerjet dhe ndërtimet; të pengojë me çdo kusht betonizimi­n e kodrave të Tiranës si një pasuri kombëtare dhe individual­e; t’i verë fre abuzivizmi­t në ndërtim dhe të ndëshkojë ashpër, pa dallim e këdo që nuk e konsideron qytetin si institucio­n publik.

Nëse nuk do të shpresonim për një gjë të tillë, nuk do t’i shkruanim këto rreshta.

Daniel Gjoni

Artan Shkreli

Tirana sot

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.