Vrau dhe dogji dy persona, ekstradohe­t beratasi

Vrasja është kryer nga Hajro e 2 persona të tjerë në mes të qytetit

Panorama (Albania) - - EKONOMI -

Policia e Shtetit njoftoi dje ekstradimi­n nga Gjermania të Byniamin Hajros, i cili, në vitin 1997, në bashkëpuni­m me dy shtetas, vrau dhe dogji në mes të qytetit dy persona.

Ngjarja ka ndodhur në 3 qershor 1997 në Berat. Ata janë mbajtur një natë duke u keqtrajtua­r në një garazh dhe të nesërmen, në mes të Beratit, trupat e tyre janë lyer me benzinë dhe u është vënë flaka teksa viktimat ishin të lidhur. Konkretish­t, viktima të krimit makabër ishin Arjan Avdullai dhe Eduart Pema, ndërsa vrasja është zbardhur 17 vjet më vonë, kur katër persona u dërguan në gjyq, të akuzuar për ngjarjen e rëndë. Prokuroria e Beratit ngriti akuzë ndaj shtetasve Kudret Zhuka ( i arrestuar në dhjetor 2013), Kastriot Frashëri, Byniamin Hajro dhe Gazmend Hoxha, të cilët i akuzonte për ngjarjen e rëndë të vitit 1997. Sinjali i parë që solli rihetimin e ngjarjes u mor nga një efektiv Policie, që mësoi se familjet e disa prej autorëve të masakrës së ndodhur në Berat ishin larguar jashtë Shqipërisë nga frika e gjakmarrje­s. Megjithatë, prova vendimtare që siguroi Prokuroria, provë e cila zbardhi edhe krejt ngjarjen, ishte dëshmia e shtetasit Ronaldo Pema. Vëllai i njërit prej viktimave ( Eduart Pemës) kishte qenë bashkë me të vrarin në momentin kur makina e autorëve ndaloi aty dhe të akuzuarit me armë në kokë e detyruan të riun të hipte në mjetin e tyre për ta çuar te vendi i keqtrajtim­it. Prokuroria bën me dije se ka pasur vështirësi të mëdha në hetimin e ngjarjes, pasi viktimave me vështirësi u janë gjetur edhe varret.

VRASJA Vrasja e dy viktimave, Arjan Avdullai dhe Eduart Pema, ka ndodhur më datë 3 qershor 1997, në orën 10: 30, në lagjen "Jani Vruho". Një grup personash kanë vrarë me armë zjarri automatik shtetasit Arjan Avdullai dhe Eduart Pema. Në kohën kur ka ndodhur ngjarja, nuk ka qenë e mundur kryerja e veprimeve hetimore për shkak të vitit 1997. Hetimi për ngjarjen nisi një vit më vonë, më 1998. Pas shumë përpjekjes­h, më 17 prill 2012 është vendosur rifillimi i hetimeve për shkak të deklarimev­e të dhëna nga shtetasi Bledar Pema ( ndryshuar emri në Ronaldo Pema). Ai ka thënë se më 2 qershor 1997, rreth orës 17: 00 të pasdites, ka qenë me vëllain, Eduart Pema, duke ndenjur në trotuarin e rrugës që të çon në lagjen "Vakëf", afër spitalit "Befotrof".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.