Danaj kontroll hoteleve: Fshehin çmimet

“Çmimet e afishuara të jenë të vendosura edhe në faturë”

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

DURRES – Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, e shoqëruar nga drejtues të Hetimit Tatimor, ka verifikuar vetë në terren rastin e një subjekti të penalizuar për shkak të aplikimit të çmimeve të ndryshme në faturën tatimore nga çmimi real, për të shmangur kështu detyrimet e TVSH- së. Ajo u shpreh se në 99% të rasteve, për hotelet ndodh deklarimi i një çmimi tjetër nga ajo që në fakt paguajnë klientët për marrjen e shërbimit. Ministrja tha se bizneset e kanë të detyrueshm­e që të afishojnë çmimet në mënyrë që konsumator­i, pasi të ketë marrë informacio­nin e nevojshëm, të ketë mundësi ta krahasojë atë me faturën. “Shpesh, klientët nuk kanë mundësi ta bëjnë diçka të tillë, por ju duhet ta zbatoni si pjesë të modelit tuaj të biznesit. Duhet të respektoni 100% detyrimin që çmimet e afishuara të jenë të vendosura edhe në faturë. Nuk ju ndihmon aspak një gjobë apo një shirit i vendosur, pasi i gjithë imazhi që ju ndërtoni për këtë model biznesi, për një faturë apo për dy fatura, që në mënyrë të njëpasnjës­hme janë në shkelje të ligjit, ju dëmtojnë përballë konkurrenc­ës. Më duhet të qartësoj se inspektimi nuk ndodh çdo ditë në të gjitha bizneset, ka një arsye pse ishit ju, përtej emrit të përveçëm, përtej biznesit dhe është transaksio­ni në vëllim të caktuar. Nesër mund të jetë një biznesi tjetër. Në fund të ditës, ne duhet t’i vendosim të gjithë para një situate, ku çdo gjë që është në politikën tuaj të çmimeve, të afishohet dhe të aplikohet edhe në faturën tatimore”, u shpreh Denaj, duke i bërë thirrje biznesit që të respektojë ligjet, në mënyrë që të shmangen shkeljet, vendosja e shiritave apo edhe mbyllja e biznesit. Nga ana e tij, menaxheri i hotelit vlerësoi bashkëpuni­min me strukturat tatimore dhe sjelljen e tyre korrekte gjatë verifikimi­t. Ministrja theksoi se sipërmarrj­et që operojnë në fushën e akomodimit, duhet të përfitojnë nga lehtësitë fiskale që ka ndërmarrë qeveria shqiptare, siç është reduktimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në masën 6%, për të përmirësua­r shërbimet dhe për të rritur ofertën turistike, gjë e cila ndihmon në zhvillimin e turizmit të qëndrueshë­m.

Ministrja e Financave dje në Golem

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.