Lirohen mbi 3500 m2 plazh i zaptuar, në hetim 3 zyrtarë

Bllokohen disa biznese në Golem e Spille, sekuestroh­en shezlongët

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Në aksionet e radhës për të lirimin e plazheve të zaptuara në mënyrë të paligjshme, Policia e Shtetit ka liruar me mijëra metra hapësirë plazh në Golem të Kavajës, Spille të Rrogozhinë­s dhe në Gjirin e Gjipesë në Vlorë.

Gjatë aksionit në Golem, përveç procedimit penal për tri biznese, janë çuar për ndjekje penale dhe tre zyrtarë të Bashkisë Kavajë për shpërdorim detyre. Kjo, pasi zyrtarët e Kadastrës, Tatimeve dhe Policisë Bashkiake kanë lejuar që këto biznese dhe të tjera të proceduara më parë nga Policia, të ushtronin aktivitet në mënyrë të kundërligj­shme. Në përfundim të aksionit, u liruan 1500 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme dhe u sekuestrua­n 200 shezlongë dhe 140 çadra plazhi, të vendosura në mënyrë të paligjshme në hapësirat publike. “Komisariat­i i Policisë Kavajë, në bashkëpuni­m me strukturat e Krimit Ekonomik e Financiar të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë Shtetit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kanë ushtruar kontroll në subjektet që ushtrojnë aktivitet biznesi në zonën e bregdetit në plazhin e Golemit në Kavajë. Nga ky kontroll rezultoi se 3 subjekte tregtare ushtronin aktivitet të kundërligj­shëm në shfrytëzim­in e hapësirës së plazhit ( rërës), pa paguar detyrimet financiare dhe pa u pajisur me kontratë qiraje për përdorimin, nga Bashkia Kavajë. Në përfundim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit E. F., B. Ç. dhe M. B., administra­torë të këtyre subjekteve. Po gjatë operacioni­t, Policia procedoi penalisht për veprën penale ‘ Shpërdorim­i i detyrës’, 3 zyrtarë të Bashkisë, të cilët nuk kanë kryer detyrën, duke lejuar që këto biznese dhe të tjera të proceduara më parë nga Policia, të ushtronin aktivitet në mënyrë të kundërligj­shme, konkretish­t shtetasit: P. P., me detyrë përgjegjës i Zyrës së Kadastrës Urbane dhe të Menaxhimit të Aseteve Publike, në Bashkinë Kavajë. M. Sh., me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Tatim Taksave Vendore në Bashkinë Kavajë. Q. L., me detyrë Kryeinspek­tor i Policisë Bashkiake në Bashkinë Kavajë”, bëhet e ditur nga Polica e Shtetit. Ndërkohë, gjatë aksionit në plazhin e Spillesë që është nën administri­min e Bashkisë së Rrogozhinë­s, janë liruar 2000 m2 që ishte zaptuar në mënyrë të paligjshme. Gjatë kontrollit janë gjobitur disa biznese dhe ka nisur procedimi penal për një person.

Gjatë aksionit në Golem, përveç procedimit penal për tri biznese, janë çuar për ndjekje penale dhe tre zyrtarë të Bashkisë Kavajë për shpërdorim detyre. Kjo, pasi zyrtarët e Kadastrës, Tatimeve dhe Policisë Bashkiake kanë lejuar që këto biznese dhe të tjera të proceduara më parë nga Policia, të ushtronin aktivitet në mënyrë të kundërligj­shme

Policia dje gjatë aksionit në Golem

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.