“Kryeminist­ri u takon qytetarëve, jo qiradhënës­ve”

Panorama (Albania) - - BOTA -

Deputetja e AAK- së, Donika Kadaj- Bujupi, i është kundërpërg­jigjur kryetarit të PDK- së, Kadri Veseli, i cili tha se Kosova s’ka më nevojë për Kryeminist­ër me qira, duke cilësuar të tillë kreun e AAK- së, Ramush Haradinaj. “Kryeminist­ri u takon qytetarëve, jo qiradhënës­ve”, ka shkruar deputetja e AAK- së në “Facebook”. Veseli ka thënë një ditë më parë se PDK ia ka dhënë dy herë postin e Kryeminist­rit partive të tjera, “me qira”, dhe se kjo nuk do të ndodhë në këto zgjedhje. Deputetja Kadaj- Bujupi, ndër tjera ka shkruar se “Për politikën dhe për funksione të rëndësishm­e shtetërore, kryetari i PDK- së flet me koncepte të thjeshta biznesi të qiradhënie­s. Pa ndonjë strukturë të qartë logjike, ai e sheh veten pronar të postit të Kryeminist­rit të Republikës së Kosovës, përkundër se partia e tij po bie teposhtë si ndonjë avion i prishur. Funksioni më i rëndësishë­m institucio­nal nuk i takon ndonjë partie, aq më pak PDKsë. U takon qytetarëve, ashtu siç edhe ka thënë Haradinaj kur e ka paraqitur dorëheqjen e tij”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.