Prezantohe­t Lukaku: Interi, jo për të gjithë

Panorama (Albania) - - SPORT -

Romelu Lukaku është zyrtarisht një lojtar i Interit. Belgu vjen nga Mançesteri dhe ka firmosur për klubin e ri një kontratë, e cila skadon më 30 qershor të vitit 2024. "Dëshiroja vetëm Interin, sepse Interi nuk është për këdo. Jam këtu për ta risjellë klubin te lavdia dhe fitoret". Janë këto fjalët e para të Lukakut si zikaltër, me 26- vjeçarin që ka zgjedhur të prezantohe­t me moton e Interit për fushatën e abonimeve për sezonin e ri: "Inter is Not For Everyone" ( Interi nuk është për këdo), duke treguar që në momentet e para se ka përqafuar kauzën e re të karrierës në të gjitha nivelet.

Ambicie dhe vendosmëri - Pasioni i Lukakut për futbollin, siç thamë, buron nga larg. Kur ishte ende fëmijë luante me këpucët e të atit, sepse nuk kishte mundësi të blinte një palë të reja. Në çdo skuadër grupmoshas­h që ka luajtur e pyesnin për moshën, pasi fiziku dhe fuqia nuk ishin në proporcion me vitet mbi shpinën e belgut. Dashuria për futbollin shkon deri në palcë sepse mbi rivalët, kolegët dhe trajnerët informohet për çdo detaj, pasi e cilëson të domosdoshm­e njohurinë kur ndodhet mbi tapetin e blertë. Lukaku ishte vetëm 6 vjeç kur i premtonte mamasë së tij që do të bëhej futbollist profesioni­st, në mënyrë që t'i garantonte familjes mirëqenie. Moshë e vogël, por ide të qarta me Lukakun, i cili në një intervistë shpjegonte: "Duhet të ndodhte dhe ia dola mbanë". Me prindër kongolezë dhe futbollin në vena. Ishte kjo fëmijëria e Romelut, babai i të cilit ka përfaqësua­r Zairen në nivel ndërkombët­ar

Shifra të çmendura - Në moshën 5- vjeçare bëhet pjesë e ekipit të Lierses dhe në nivel grupmoshas­h nis të shkruajë historinë e tij si legjendë. 68 ndeshje dhe 121 gola në Lier, që pasohen nga 131 gola në 93 sfida me Anderlehti­n. Shifra të frikshme, që e ngjisin në ekipin e parë kur ishte vetëm 16 vjeç. Pasi fiton kampionati­n dhe Superkupën belge, mbërrin te Çelsi. "Blutë" e huazojnë tek Uest Bromuiç dhe Everton, e pikërisht te këta të fundit arrin pjekurinë futbollist­ike me 87 gola në 166 sfida. Në 2017, te 190 centimetra­t e Lukakut beson Mançester Junajtidit, klub me të cilin regjistron 42 gola në 96 prezenca. Ai largohet nga Anglia, duke lënë në historikun e Premier Ligës shenjën e tij. Në fakt, belgu është i teti i huaj në nivelin maksimal të futbollit anglez që falë 131 golave ka mundur të shënojë më shumë se 10 herë në secilin prej shtatë sezoneve të fundit. Sikur të mos mjaftonte kjo, Lukaku vishet zikaltër me kurorën e golashënue­sit të kombëtares së Belgjikës. Me 48 gola në 81 ndeshje, 26- vjeçari është bomberi më i mirë belg i të gjitha kohërave, një sukses të cilin e shoqëroi me renditjen e "djajve" në vendin e tretë gjatë Botërorit rus.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.