Meta zbulon “aferën” me Orikum- Dukat, i kthen qeverisë edhe ligjin për Akademinë

PRESIDENTI: FINANCAT NUK MIRATUAN PPP, LIGJI PER AKADEMINE, PERSONAL

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - ERVIN KOÇI

Presidenti Meta ktheu dje dy projektlig­je të tjera të miratuara nga Parlamenti. Fillimisht, kreu i shtetit ktheu koncesioni­n e rrugës Orikum- Dukat dhe më pas Projektlig­jin për Akademinë e Shkencave.

KONCESIONI Në argumentim­in e tij ligjor, kreu i shtetit thekson se ky ligj është miratuar në Parlament, pa marrë aprovimin e Ministrisë së Financave. “Nuk është dhënë miratimi i këtij projekti nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, konform kërkesave të aktit që rregullon këtë proces. Në relacionin e Këshillit të Ministrave dhe Raportin e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave të Kuvendit të Shqipërisë, nuk qartësohet nëse është dhënë miratimi i projektit nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave, në çfarë faze është dhënë, si dhe cili ishte akti miratues i dhënë prej këtij organi. Nga shqyrtimi tërësor i praktikës së ndjekur për këtë koncesion, rezulton se përgjatë procedurav­e të ndjekura nga Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë, nuk citohet të jetë dhënë miratimi i projektit nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Kjo është shkelje e rëndë e procedurës e cila ngarkon me përgjegjës­i jo vetëm autoriteti­n kontraktor, por gjithë zinxhirin vendimmarr­ës në këtë çështje, që prej specialist­it më të thjeshtë tek Autoriteti Rrugor Shqiptar, Autoriteti Kontraktor e deri te vendimmarr­ja e Këshillit të Ministrave, që kanë toleruar të nisë dhe të zbatohet një procedurë koncesiona­re, pa miratimin paraprak apo përfundimt­ar të shprehur në mënyrë të qartë prej Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë”. Krahas kësaj, kreu i shtetit evidenton se kostoja e rrugës është rritur fiktimivis­ht me 16 milionë euro. “Referuar shqyrtimit të dokumentev­e të procedurës, rezulton se kostoja e projektit do të jetë 50,147,416 euro, pa TVSH, ndërsa në relacionin e Këshillit të Ministrave parashikoh­et se vlera e projektit për 13 vjet, ndërtimi dhe mirëmbajtj­a e rrugës “Porti i Jahteve – By- passi OrikumDuka­t ( Ura e Shën Elizës)”, sipas specifikim­eve teknike e parashikua­r në vlerën totale 70 119 755 euro, dhe pas negocimit dhe dakordësim­it ndërmjet palëve ajo do të jetë 67,359,926 euro plus TVSHnë, sipas propozimit të ri financiar, të rishikuar. Pra, duket qartë se çmimi i dakordësua­r midis palëve në vlerën prej 67 359 926 euro plus TVSH është 16,784,906 euro më i lartë se kostoja e projektit e publikuar nga vet Autoriteti kontraktor për konkurrim.”, sqaron kreu i shtetit.

AKADEMIA Projektlig­ji i dytë i kthyer nga Presidenti Meta është ai për Akademinë e Shkencave. Sipas kreut të shtetit, ky ligj favorizon një person të caktuar duke e konsiderua­r atë si të jashtëligj­shëm. “Nga shqyrtimi i praktikës parlamenta­re të projektlig­jit, nuk arrihet të kuptohet se cila ka qenë arsyeja dhe qëllimi i ndërhyrjes me ligj në këtë nivel antikushte­tutshmërie! Parashikim­et e pikave 5 e 6, të nenit 11 të ligjit nr. 53/ 2019, në thelb kufizojnë kompetenca­t e Presidenti­t të Republikës. Për më tepër, referuar përmbajtje­s së këtyre dispzotave të ligjit, Kuvendi, në mënyrë krejtësish­t të gabuar, bën një përmbysje të autoritete­ve dhe rolit të organeve kushtetues­e në Republikën e Shqipërisë, e cila nuk gjen asnjë mbështetje në Kushtetutë­n e vendit apo në jurisprude­ncën e Gjykatës Kushtetues­e. Nuk mundet që një organ i Akademisë së Shkencave të shqyrtojë dhe të shprehet me vendim për Dekretet e Presidenti­t të Republikës, pasi kjo nuk është e parashikua­r në Kushtetutë. Duhet theksuar gjithashtu se ky është një rast tjetër se si Kuvendi i bën ligjet dhe i ndryshon, duke patur parasysh akomodimin e interesave të personave të veçantë, për shkak të rrethanave aktuale dhe jo mbështetur mbi parime të shtetit të së drejtës dhe interesin për forcimin e institucio­neve të pavarura në vend, siç duhet të jetë Akademia e Shkencave”, thekson Presidenti.

Projekti i rrugës Orikum- Dukat

Skënder Gjinushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.