Kapet pas 10 vitesh në kërkim skafisti 31- vjeçar

Grupi u zbulua nga përgjimet e Prokuroris­ë Italiane

Panorama (Albania) - - AKTUALITET - VLORE

Sandër Likaj, i dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda, është arrestuar pas 10 vitesh në kërkim.

31- vjeçari nga Lapardhaja e Vlorës u kap dje gjatë një aksioni ku pas një kontrolli u gjet në banesën e tij. Likaj është dënuar me 15 vite heqje lirie për "Trafikim i lëndëve narkotike" dhe "Grup i strukturua­r kriminal", pasi ka kryer rolin e skafistit për trafikim të lëndëve narkotike nga Shqipëria për në Itali. "Seksioni kundër Narkotikëv­e dhe Trafiqeve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpuni­m me Patrullën e Përgjithsh­me dhe Shigjetat, në bazë të informacio­neve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur finalizimi­n e këtij operacioni, ku si rezultat u kap në banesë, në fshatin Lapardha, shtetasi Sandër Likaj, 31 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Vlorë. 31- vjeçari ka qenë i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 15 vite burg", bëhet e ditur nga Policia. Hetimet nisën pasi një gomone me kanabis sativa u kap nga Policia Italiane, ku gjatë aksionit u shkatërrua një grup kriminal i përbërë nga 9 shtetas shqiptarë dhe 5 shtetas italianë. Pjesë e grupit rezultoi se ishte edhe Sandër Likaj. Emri i tij doli nga përgjimet dhe për këtë arsye u bë shpallja në kërkim e tij. Likaj u hetua bashkë me Fatbardh Kapllanajn, Marenglen Halkën, Pilo Zanajn, Daniel Likajn, Artur Demajn, Arben Palukën, Bledar Xhufin, Stefan Zoton, të akuzuar për trafik kanabisi drejt Italisë në periudhën 2005- 2006. Arrestimi i tyre erdhi disa muaj pas bllokimit të gomones me kanabis nga autoritete­t italiane. Grupi dyshohet se është përgjegjës për transporti­min me mjete lundruese nga Shqipëria në Itali të disa ngarkesave me lëndë narkotike, prej të cilave edhe trafikimin e një sasie prej 351 kg drogë, e bllokuar në janar të 2006- ës në një qytet të Italisë. Hetimet ndaj këtij grupi nisën nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në fund të vitit 2009, pasi Policia Italiane solli çështjen me materialet hetimore ndaj tyre në Shqipëri, ndërsa arrestimi i pjesëtarëv­e të tjerë të grupit u bë në shkurt 2010. Trafikimi i drogës ka ndodhur gjatë kohës kur në fuqi ishte moratorium­i kundër skafeve që u miratua me shumë bujë nga qeveria shqiptare në vitin 2005. Në përfundim të hetimeve, sipas Prokuroris­ë, Fatbardh Kapllanaj ishte personi kryesor në organizimi­n e trafikut të lëndës narkotike. Ky i fundit bashkë me Marenglen Halkën ishin pronarët e një sasie prej 1027 kg hashash që është dërguar nga Shqipëria në Itali në gjashtë raste. Dërgimi në disa raste është kryer nga Daniel dhe Sandër Likaj që kishin rolin e skafistëve. Këta të fundit kryenin dorëzimin e drogës në brigjet italiane në Brindisi dhe Leçe, ndërsa më pas Elidon Mingaj bënte transporti­n në destinacio­nin e caktuar. Rasti i parë i trafikimit të drogës nga ky grup u kap nga Policia më 1 gusht 2005, ku u sekuestrua një sasi prej 167 kg hashash në Leçe. Në një prej rasteve të zbuluara nga Policia, grupi kishte trafikuar dhe heroinë.

Gjatë arrestimit të 31- vjeçarit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.