Kultivimi i kanabisit, në hetim inspektorë­t e pyjeve

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

KORÇË - Pas arrestimit të dy personave pak ditë më parë nga Policia e Korçës, pasi kultivonin lëndë narkotike në zonën e thellë të Lekasit në Korçë, operacioni policor i koduar "Denasi" ka sjellë edhe procedimin penal të disa punonjësve të institucio­neve. Katër persona, mes të cilëve një inspektor i Inspektora­tit të Mjedisit dhe Pyjeve, dy punonjës pyjesh, si edhe kryetari i fshatrave Denas dhe Xerje, u proceduan për "Shpërdorim detyre" dhe "Moskallëzi­m krimi". Policia bëri me dije se të proceduar janë S. Z. ( me detyrë inspektor pranë Inspektora­tit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit Korçë), M. B., ( me detyrë teknik i pyjeve për zonën e njësisë administra­tive Voskopojë, Lekas, në sektorin pyjor pranë Bashkisë Korçë), F. B., ( me detyrë roje i pyjeve për zonën e mësipërme), I. A., ( me detyrë kryetari i fshatrave Denas dhe Xerje). E ndërsa pak ditë më parë Policia zbuloi një sipërfaqe toke të kultivuar me kanabis nga dy persona, të cilët kishin edhe marrëdhëni­e familjare mes tyre ( dhëndër- vjehërr), operacioni solli edhe penalizimi­n e personave që duhet të kishin sinjalizua­r rastin. Procedimi ndaj tyre filloi, pasi këta shtetas dyshohet të kenë konsumuar elemente të veprave penale "Shpërdorim­i i detyrës" dhe "Moskallëzi­mi i krimit".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.