Panorama (Albania)

Pas Dakos, në përgjime edhe sekretari i PS në Durrës, Arben Isaku, në akuzë për korrupsion

KUSH ESHTE KREU I GRUPIT TE PS NE KESHILL BASHKIAK. AKUZA PER TOKAT

- DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Pas përgjimeve që fundosën politikish­t ishkryetar­in e Bashkisë në Durrës, Vangjush Dako, Partia Socialiste merr një tjetër goditje të fortë në këtë qytet.

Arben Isaku, i cili aktualisht mban detyrën e zv. drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës dhe atë të kryetarit të këshilltar­ëve të PS në Bashkinë Durrës, e cila tashmë drejtohet nga Valbona Sako dhe gjithashtu sekretar i përgjithsh­ëm i degës së PS në qytetin bregdetar, është shpallur në kërkim me akuzën e korrupsion­it dhe shpërdorim­it të detyrës. Isaku është mbajtur për disa muaj në përgjim, nga ku ka rezultuar se në cilësinë e drejtorit të ALUIZNI- t në Durrës ka legalizuar me tituj pronësie dy persona, të cilët kanë paraqitur dokumente të falsifikua­ra. Bëhet fjalë për dy truaj në zonën e plazhit në Durrës, përkatësis­ht 123 metra katrorë dhe 500 metra katrorë, që janë përfituar nga dy të rinj, një nga Durrësi dhe tjetri nga Berati, në dëm të pronarit të vërtetë të tokës. Njëri prej bashkëpunë­torëve të Isakut, R. K., 27 vjeç, banues në Durrës, me detyrë ekonomist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, është ndaluar, ndërkohë është shpallur në kërkim F. R., 28 vjeç, banues në Durrës, me detyrë specialist në këtë institucio­n.

"Pas një hetimi disamujor, në kuadër të goditjes së veprave penale kundër evazionit fiskal në zonat turistike, është ndaluar një shtetas dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë, të cilët kanë pajisur me leje legalizimi, duke u falsifikua­r dokumentet, dy shtetas për një sipërfaqe 123 metra katrorë dhe truall 500 metra katrorë në zonën e plazhit. Është ndaluar shtetasi R. K., 27 vjeç, banues në Durrës, me detyrë ekonomist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës- Durrës. Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve A. I., 42 vjeç, banues në Durrës, me detyrë zv/ drejtor pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Durrës; F. R., 28 vjeç, banues në Durrës, me detyrë specialist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Durrës. Tre shtetasit e mësipërm janë proceduar për veprat penale ' Korrupsion­i pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike', ' Shpërdorim­i i detyrës' dhe ' Falsifikim­i i dokumentev­e'", bëhet e ditur nga Policia e Durrësit. Tre zyrtarët ishin mbajtur në vëzhgim dhe në përgjim telefonik dhe ambiental nga ana e specialist­ëve të Krimit Ekonomik pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës për disa muaj me radhë. Në kërkim, përveç Isakut dhe specialist­it të Kadastrës, janë shpallur edhe dy personat që kanë përfituar truall në zonën e plazhit në Durrës përmes dokumentev­e të falsifikua­ra. "Personat më lart kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikua­r dokumentet, shtetasit Xh. N., 29 vjeç, banues në Durrës dhe E. S., 39 vjeç, banues në Berat, të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale ' Vjedhja me pasoja të rënda'", bëhet e ditur më tej nga Policia.

Nga fundi i vitit 2017 deri në shkrirjen e ALUZINI- t me Kadastrën, Isaku mori postin e zv. drejtorit të Kadastrës.

Arben Isaku, gjatë kohës që Vangjush Dako ishte në qendër të sulmeve mbi përfshirje­n e tij në hetimet e dosjes "339", ishte një nga mbrojtësit më të mëdhenj të ish- kryebashki­akut. 42vjeçari publikisht, por dhe në rrjetet sociale, ka mbështetur qëndrimet e Dakos. Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, babai i dy fëmijëve të mitur ka publikuar në rrjetin e tij social në "Facebook" një thënie në anglisht që shqipërohe­t: "Thuaj të vërtetën, edhe nëse zëri juaj dridhet".

 ??  ?? Arben Isaku, i shpallur në kërkim
Arben Isaku, i shpallur në kërkim
 ??  ?? Arben Isaku
Arben Isaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania