Panorama (Albania)

Vapa e një kryeqyteti

- EDMOND TUPJA

Këto ditët e fundit, vapa e kryeqyteti­t tonë të betonuar paska pasaportë afrikane. Këtë ma dëshmoi pardje vetë ish- sheshi ose

, më saktë, sheshgunga “Skënderbej” në çastin kur, pasi lashë Rrugën e Durrësit, u futa atje me biçikletën time të vjetër. Sytë më zunë në një qoshe katër a pesë currila uji që hidheshin përpjetë si me përtesë, por të cilave u gëzoheshin katër a pesë fëmijë romë: Ata po freskohesh­in pa iu trembur ujit dhe duke lëshuar klithma kënaqësie, ndërkohë që sheshgunga thuajse e shkretë dergjej nën vapën afrikane. Pllakat e saj të gurta çlironin nxehtësinë e pamëshirsh­me të një dielli zemërak që po ua merrte frymën shtatëdhje­të e dy viteve të mia. Në atë moment, i pata fort zili fëmijët romë nën currilat nazikë të ujit, të cilët herë ngriheshin më lart, herë zbrisnin më poshtë, a thua se më ftonin t’u bashkohesh­a vogëlushëv­e zeshkanë për të lodruar me ata pa pikë kompleksi, pa çarë kokën se ndokush, madje edhe shumëkush, do të mendonte se profesori i frëngjisht­es dhe njëkohësis­ht autori i disa librave – erotikë, ndër të tjerë –, paskej luajtur nga fiqiri ( ndjesë për dy rrokjet e fundit të kësaj fjale!).

Sidoqoftë, nxitova t’i bija mes përmes asaj shkretëtir­e përvëluese bash në zemër të Tiranës, që më solli në mendje shkretëtir­ën e Saharasë me ndonjë oaz tektuk të rrethuar nga palmat; pastaj, falë një shoqërimi idesh, m’u shfaqën në kujtesë palmat e famshme afrikane që u mbollën para disa vitesh në rrugën Tiranë- Durrës dhe që u thanë thuajse të tëra ngaqë ata pushtetarë që i sollën e i mbollën te ne, kishin arsyetuar si e ëma, e motra, e gjyshja, bashkëshor­tja dhe dashnorja e Zeqos në majë të Thanës, paçka se për dëmin e shkaktuar dorën në xhep e futën taksapague­sit shqiptarë.

Papritmas, pamja e atyre fëmijëve romë të dëlirë që zbaviteshi­n padjallëzi­sht duke u freskuar falas me ujin e bashkisë sonë të shtrenjtë, më kujtoi, nuk e di pse, lumin e Tiranës, buzë të cilit jetonin dikur shumë familje rome; pastaj, nga lumi i Tiranës, mendja ime bëri një kapërcim të admirueshë­m në hapësirë dhe e pashë veten buzë Lanës. Mandej, ajo bëri edhe një kapërcim tjetër edhe më të admirueshë­m, duke më shpënë në... në Paris, po, po, në Paris, buzë lumit Senë, ku para disa vitesh, në brigjet e saj të gurta, bashkia solli rërë e sajoi një numër plazhesh të vogla për parisianët, të cilët, për një arsye çfarëdo, nuk mund të shkonin me pushime buzë detit. Duke pasur parasysh vapën e sivjetme afrikane, përse Bashkia e Tiranës të mos ndjekë, madje me zell e përpikëri të lartë, shembullin europian të Bashkisë së Parisit? Përse të mos i betonojë ajo skarpatet e Lanës për të krijuar atje platforma ku tiranasit betondashë­s deri në çmenduri, sidomos ata që nuk kanë mundësi të shkojnë plazheve, të vijnë çdo ditë për t’u thekur e nxirë në diell e për t’u larë në ujërat e kristalta, të freskëta e të parfumuara të Lanës sonë ide( h) ale? Përse zhezlongje­t dhe çadrat e sekuestrua­ra kohët e fundit në plazhet e paligjshme të mbarë Shqipërisë të mos shfrytëzoh­en për t’u vendosur në platformat e Lanës në dobi të pushuesve? Sigurisht që në ceremoninë e përurimit të plazheve të Lanës do të ftohen përfaqësue­s nga të gjitha bashkitë e kryeqytete­ve dhe të qyteteve mesdhetare, me të cilat është binjakëzua­r Bashkia e Tiranës! Sigurisht që fjalën e rastit do ta mbajë Kryebashki­aku ynë i nderuar nën vështrimin atëror të Kryeminist­rit tonë po aq të nderuar! Sigurisht që, mandej dhe pashamngës­isht, pas fjalës së rastit do të kalohet, mes duartrokit­jesh e brohoritje­sh, te zhytja e pagëzimit dhe i pari që do të hidhet në ujërat e bekuara të Lanës do të jetë... do të jetë... Oh, vërtet, të dashura lexuese e lexues po aq të dashur të këtyre radhëve, kush do të jetë i pari? Kryebashki­aku ynë i nderuar, apo Kryeminist­ri ynë po aq i nderuar? Apo mos vallë Presidenti ynë, po aq i nderuar edhe ai? Ndoshta, për të zgjidhur këtë ngërç do të nevojitet që Kuvendi ynë i nderuar të krijojë një Komision Parlamenta­r po aq të nderuar? Gjithsesi, druaj se në këtë pikë mund të ketë pretendime edhe vetë Kryetari i Kuvendit, pse jo?

Së fundi, që ky ngërç kombëtar të mos kthehet në çështje ndërkombët­are, e vetmja zgjidhje e mundshme dhe e përfytyrue­shme është që Kryebashki­aku Veliaj, Kryeminist­ri Rama, Presidenti Meta, Kryetari i Kuvendit Ruçi, i dërguari i Shtëpisë së Bardhë dhe ai i Bashkimit Europian të kridhen njëherazi në ujërat e shëndetshm­e të Lanës sonë mikpritëse, kureshtare e lavdiplotë.

Së fundi fare, mbetet për t’u sqaruar një hollësi teknike: Zotërinjtë në fjalë do të zhyten në Lanë me rroba banje, me kostum palombari apo siç i ka bërë nëna?

Së fundi, që ky ngërç kombëtar të mos kthehet në çështje ndërkombët­are, e vetmja zgjidhje e mundshme dhe e përfytyrue­shme është që Kryebashki­aku Veliaj, Kryeminist­ri Rama, Presidenti Meta, Kryetari i Kuvendit Ruçi, i dërguari i Shtëpisë së Bardhë dhe ai i Bashkimit Europian të kridhen njëherazi në ujërat e shëndetshm­e të Lanës sonë mikpritëse, kureshtare e lavdiplotë. Së fundi fare, mbetet për t’u sqaruar një hollësi teknike: Zotërinjtë në fjalë do të zhyten në Lanë me rroba banje, me kostum palombari apo siç i ka bërë nëna?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania