Panorama (Albania)

“Toka jonë”… e Salvator Gjeçit

NGA “YLLI I KUQ’’ NË SHËNKOLL TË BREGUT TË MATËS

- FRANO KULLI

Drama “Toka jonë”, që ende sot është diku në skutat e kujtesës së disa brezave, në rrafshin e trashëgimi­së së re letrare...

është shkruar prej Kolë Jakovës. Për Kolën thuhet se qe njëri prej krijuesve të kulturuar të këtij vendi. Kurse për dramën që më pas është bërë edhe film, ka analiza që e çmojnë si një arritje mjeshtëror­e artistike, edhe pse, për shkak të rrethanave të krijimit, është ndërkohë edhe ideologjik­e me tepri. “Kam përshtypje­n se aso kohe, por fatkeqësis­ht as më vonë, askush nuk e vuri re, madje as kritika, se Kolë Jakova kishte shkruar një vepër aq të mirë, sepse ishte mbështetur mbi një strukturë solide dramatike, duke e dekontekst­ualizuar atë. Ai, si njeri thellësish­t i kulturuar që ishte, edhe pse komunist i thekur, kishte shkruar një vepër, struktura narrative e së cilës ngjante si

dy pika uji me “Hamletin” e Shekspirit”, shkruan Stefan Çapaliku, njëri prej lëvruesve më të spikatur të këtij zhanri sot (“Panorama”, 21 prill 2018). Vepra qe shkruar në fillimin e gjysmës së dytë të shekullit të shkuar, saktësisht në vitin 1953, mbi ngjarjet dhe mendësitë e ditës të asaj kohe. Po, mbase vlera mjeshtëror­e e shkrimit të saj dhe e shkrimtari­së së autorit është edhe vetë jetëgjatës­ia e saj. Fundja, është njëra prej dëshmive të pakta të besueshme, nëpërmjet së cilës, në të tashmen mundemi me krijue “identikiti­n” e njeriut dhe gjithçka gjallon përreth tij të një kohe të gjashtëdhj­etë vjetëve të shkuar. Është dëshmia më autentike e reformave të para që po bëheshin në fshatin shqiptar atëherë, kur kish nisë e po ndërtohej “bota e re” e fitimtarëv­e të zbritur prej malit, që letërsia e mirë mund ta bëjë edhe më mirë se kronikat korrekte... Reforma agrare - zanafilla e kolektiviz­imit të tokës e të gjithçkaje, që në vijimin e vet do të rezultonte fatale dhe do ta çonte krejt jetën e vendit në një degradim të frikshëm, duke humbur pronën mbi tokën, pronën mbi gjithçka që mund të ishte pronë e “pronën” e lirisë mbi të gjitha.

Ndaj, largimi në kohë, por edhe nevoja e përhershme e kujtesës sonë kolektive, të dëmtuar rëndë për t’i evokuar ngjarjet a copat e jetës që përbëjnë një kohë ( epokë), vjen si imperativ i vetvetishë­m.

Edhe për gjithsa ka ndodhë prej fillimvite­ve ’ 90 e deri sot, qasja vjen e njëllojtë dhe nevoja e njëjtë gjithashtu për ta patur “të arkivuar” atë segment kohe edhe sot pas tri dekadash. Nevoja për shpëtimin e kujtesës së bjerrun është uluritëse te ne. Si për rrallë e hiç popuj të tjerë kujtesëbje­rrun si ne. Dhe është thënë se letërsia e bën më kujdesshëm se realiteti këtë gjë.

Këtë ka synuar edhe Salvator Gjeçi me librin e vet më të ri “Margaritar­i i një çmendine”; diç të ringrejë e të ringjallë nga ai hon i madh i krijuar prej kujtesës së bjerrun. Andej vërtitemi përsëri edhe në romanin e Salvatorit; në Shënkollin e Bregut të Matës në Lezhë, fshat gjithherë i madh e me popullatë të ndërlikuar për kah shtresëzim­et etnokultur­ore dhe sociale ( pasunore). Me siguri për këtë shkak e pati zgjedhë edhe Kolë Jakova si “teatrin” e ngjarjeve e dukurive të veprës së vet. Po edhe për shkak se e njihte mirë fort deri në thellësi krejt dinamikën e jetës së atyshme të asaj epoke. Edhe Salvator Gjeçi, njësoj a mos më mirë e ka njohur, veçse jetën e një tjetër epoke, gjithashtu në kapërcyell ndrrimesh... Dhe në analizën e vet të gjatë e të përimtë, bërë me mjetet shprehëse të letërsisë, ai ka vënë re se te ne rrjedhin “... kohë me regjime që përmbysnin njëratjetr­ën, e prapë mbesin të ngatërruar­a bashkë”.

Fshati i pagëzuar Shënkoll qysh herët, në kohën antishenjt e antikrisht ( komuniste) qe riemnue “Ylli i Kuq”. Reforma agrare e kish rishpërnda­rë tokën e bagëtitë simbas parimeve- dogma të saj, pasunarët i kishte shpallë të deklasuar e i përndiqte si armiq, kurse kisha qe adoptuar në pallat kulture dhe... gjithë organizmit të jetës së shoqërisë i qe bërë një si transfuzio­n gjaku...

Pas nëntëdhjet­ës, gjërat nisin të hamendësoh­en si rikthim në identitet.

Gjithçka synohej të kthehej në identitet, si kudo. Gjithçka e fasadës, së paku po. Dhe këtu si kurdoherë me gjërat që lëvrijnë vetëm fasadave e larg thelbit zë fill e ngërthehet edhe ai humori gri në të zi. Edhe njerëzit gjithashtu, tashmë jo të mpitë, po të zgjuar prej gjumit të gjatë letargjik lëvizin vrullshëm e me vrik, të çliruar prej diktaturës si “të zgjidhun hekrash”. Turmat në shumicë kështu. Por jo mjeshtrat e spërdredhj­es... Të gatshëm e të pajisur në perfeksion me artin e përshtatje­s ata janë prapë aty, në skalionin e parë të protagoniz­mit. Dhe këtu fillojnë e ngërthehen kumtet mbi ngjarjet e romanit, ngjarje që mbarten nga fundi i së shkuarës në fillimin e së sotmes. Marengleni, i lindur njëherësh me “Yllin e Kuq”, ka lënë kështu emrin e vënë prej gjyshit, Irfan, për t’iu përshtatur “së resë”. Në dekadën e fundit të regjimit, i ardhur si sekretar partie i rrethit, kurse në fillimkohë­n tjetër, pra në ’ 90- ën, menjëherë u shndërrua sa hap e mbyll sytë në Fanko, Fanko Caliko, dhe pa shkuar shumë kohë, sekretari bëhet deputet i pushtetit të ardhshëm, duke mbartur emrin e përshtatur simbas nevojës së radhës. Si ariu i bardhë në përshtatsh­mëri me akullnajat e Polit të Veriut. Ai që kishte imponuar arratisjen e Martinit vetëm se kish guxuar t’i kushtonte një këngë dashurisë së vet fluide. E nuk lejon t’ia përdhosë “partia”, pra Marengleni, as ndjenjën e dëlirtë të dashurisë për Anën, jo e jo e as këngënkush­tim për të. Arratisjen si shpëtim prej burgosjes së rëndë të tij dhe kalvarin e mëpasëm të të tijve. E kur Martini kthehet pas shtatë vitesh, i bindur e i lumtur që, më së fundi po kthehej në kohën e tij... tashmë Marengleni- Fanko, ish- sekretari- deputet, arrin ta burgosë në demokraci sfidantin e vet të hershëm... Me akuzën si dhunues i pronës së tij, lokalit “Mrizi i Zanave”, në parkun “Rinia”, në Tiranë... Si në mizanskena sureale të teatrit absurd; sekretari armik i pronës tashmë pronar. I pronës s’di se si të përfituar. “Të pagëzuar” me emrin e titullit të njërës prej veprave më të mira të poetit kombëtar të anatemuar prej tij e të tijve përgjatë krejt kohës së tyre. Edhe në ditën e shugurimit të kishës së ringjallur, prapë protagonis­t ai (!) Kurse Martini, i arratisuri i rikthyer me bindje e shpresë për në kohën që e mendon si të tijën... gjendet prapa hekurave që rrethojnë lirinë...

Ironi e fateve të njerëzve, që ne e kemi ndeshë dhe e ndeshim rëndom në realitetin tonë të trishtë, Salvatori e dëshmon me realizëm artistik bindës e të përjetuesh­ëm.

Ja pse “kohët me regjime që përmbysin njëra- tjetrën dhe prapë mbesin të ngatërruar­a bashkë” është mirë të dëshmohen. E t’i ofrohen kujtesës, për të cilën njerëzia shqiptare, sidomos, ka nevojë si për ujin.

Letërsia e mirë e bën mirë këtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania