Panorama (Albania)

Atentat në Laç, kush është 19- vjeçari i plagosur

Në kërkim autori, shkak dyshohet një debat banal i çastit

-

Qëllohet disa herë me pistoletë, në gjendje të rëndë 19- vjeçari. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Laçit, ku Edon Martini mbeti i plagosur me armë zjarri.

Martinit mësohet se i është bërë atentat në rrethana ende të paqarta, ndërsa Policia ende nuk ka asnjë person të arrestuar për ngjarjen. 19vjeçari ka marrë disa plagë në trup, ndërsa mjekët e Spitalit të Traumës në Tiranë, ku i riu u transportu­a me urgjencë për ndihmë të specializu­ar, bëjnë të ditur se gjendja e tij paraqitet e rëndë. Forcat e Policisë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, në një kryqëzim të rrugës nacionale Laç- Mamurras. Përveç forcave të Policisë së Komisariat­it të Laçit, në vendin e krimit shkuan dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e plagosjes bën të ditur se dyshimet e para flasin për një ngjarje që ka ardhur pas ndonjë debati të momentit, por ende nuk ka asnjë person të shpallur në kërkim. Dëshmitarë të ndryshëm u kanë thënë hetuesve se autori pas të shtënave me pistoletë është larguar me një automjet nga vendi i ngjarjes. “Në lagjen nr. 1 në Laç, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi E. M., 19 vjeç, banues në Laç, i cili është transportu­ar në spital, ku ndodhet nën kujdes mjekësor. Grupi hetimor në vendngjarj­e vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorit”, bëhet me dije nga ana e Policisë. Forcat e Rendit po bëjnë kontroll përreth zonës ku ndodhi ngjarja dhe janë ngritur postblloqe me qëllim kapjen e autorit, ndërkohë hetuesit po marrin në pyetje dëshmitarë okularë dhe familjarë të 19- vjeçarit që mbeti i plagosur, për të mësuar më shumë mbi shkaqet që mund të kenë çuar në ngjarjen e rëndë. Nëse edhe pas këtyre veprimeve nuk do të arrihet në identifiki­min e autorit, atëherë do të pritet stabilizim­i i gjendjes së Edon Martinit për ta marrë në pyetje lidhur me atë që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në lagjen numër 1 të qytetit të Laçit.

 ??  ?? Komisariat­i I Policisë në Kurbin
Komisariat­i I Policisë në Kurbin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania