Panorama (Albania)

Sot festa, Kurbani simbol i sakrificës, dimension për jetën

FERDINAND SAMARXHI MJESHTER I MADH

-

Ferdinand Samarxhi Mjeshtër i Madh FESTA E DITËS SË KURBAN BAJRAMIT

Pas një periudhe të devotshme të përjetimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, filozofisë së dashurisë të krijuesit të gjithësisë për krijesën e tij më të lartë, njeriun, muaj të cilin Zoti e obligoi si një sprovë për krijesën e tij, për ta lartësuar dhe ndërgjegjë­suar gjithnjë e më shumë integritet­in e tij, për të menaxhuar më mirë universin, të cilin e ka poseduar dhe vënë në shërbim të njeriut, për ta begatuar jetën e tij në tokë dhe për ta lumturuar atë në Ahiret. Muaji, i cili afroi më shumë njeriun, besimtarin, me krijuesin e gjithësisë, i bëri ata më të ndërgjegjs­hëm, më njerëzorë, më humanë, më të emancipuar, për familjen, shoqërinë dhe kombin.

Pas përmbushje­s nga Zoti i gjithëmësh­irshëm të obligimit për krijesën e tij më të lartë, njeriun, duke i plotësuar dëshirën dhe duke i dhuruar Hazret Ibrahimit djalin e tij, Hazret Ismailin, duke ia falur atë dhe në vend të tij të pritej një dash, Kurban, shfaqet më shumë se kurdoherë në këtë ditë të madhe të Zotit dashuria e pakufishme e Atij për njeriun, premtimi, mbajtja e fjalës dhe sakrifica sublime njerëzore e njeriut për Zotin.

Hazret Ibrahimi, për të treguar dashurinë dhe fjalën e dhënë përpara Zotit, dërgoi dhe përgatiti për flijim në turrën e druve djalin e tij të vetëm që vetë Zoti ia dhuroi, Hazret Ismailin a. s., për ta flijuar atë si shprehje e dashurisë së pafundme për Zotin. Në këtë ditë me plot veneracion, shfaqet më shumë dhe shprehet më shumë se kurdoherë tjetër dashuria e njeriut për njeriun, shprehet më shumë se asnjëherë tjetër mëshira për më të varfrin, më të skamurin, më fatkeqin, më të lënin mënjanë kësaj botë, më të pafatin, më të pashpresin.

Është dita kur të gjithë ndajnë me njëri- tjetrin dhimbjen, skamjen, vuajtjen. Është dita kur njerëzit përkujdese­n dhe ndajnë dhe pasurinë e tyre me më të varfrit, me të vuajturin. Mishi i Kurbanit që ndahet në këtë ditë të madhe të Zotit, është personifik­im i dashurisë së tejskajshm­e të njeriut për njeriun, si krijesa të Zotit, që duke u barazuar me vuajtjen, skamjet e tij, kujton ato dashuri, të cilat në çastet më sublime Zoti i dhuroi atij jetën dhe mirësi si krijesë e Zotit që është.

Në këtë dimension të lartë njerëzor, është obligim shpirtëror ndarja e mishit të Kurbanit me më të varfrit, me të skamurit, për të shprehur atë filozofi të asaj dashurie sublime të Kurbanit. Në këto konture të një qytetërimi të dashurisë, njerëzit formojnë dhe posedojnë një integritet më të lartë, si qenie, si njerëz, si besimtarë. HISTORIA, KURBANI

Zoti i gjithëpush­tetshëm, kur krijoi universin, botën, jetën në tokë, krijoi dhe dërgoi edhe besimin si ekzistencë dhe prani të Tij Hyjnore si një vokacion lumturie për njeriun, e dhuruar kjo në mënyrë individual­e dhe shoqërore.

Rrethuar nga fenomene të ekzistencë­s hyjnore të universit, nga frika, mosnjohja e tyre, njeriu, në të gjitha etapat e kohëve, ka pasur nevojë për përkrahje, për ndihmë. Këto nevoja, sipas udhëzimeve të Zotit, njeriu i ka manifestua­r në forma dhe mënyra nga më të ndryshmet. Në këto forma dhe manifestim­e, njeriu ka kërkuar gjithnjë që të fitojë simpatinë e krijuesit, Zotit, që të meritojë ndihmën dhe fuqinë e Tij, të jetë i ndihmuar në rastet e nevojave dhe pamundësiv­e të tyre. Në këto kushte, njeriu, që në fillimin e tij, ka shfaqur, forma të tilla si sakrifikim­i i vetvetes apo formave të tjera besëtytnis­h të ndryshme.

Flijimi ishte pjesë përbërëse e ritualit, me qëllim që vullneti i zotave dhe qenieve, forcave natyrore, t'u dilte atyre në ndihmë për ekzistencë­n e jetës. Njerëzit kanë përdorur forma të ndryshme tipike besëtytnis­h, të tmerrshme, johumane, jonjerëzor­e si flijimi i njerëzve në kohët dhe religjione­t e vjetra primitive. Këto forma të flijimit, sakrificës, latinët e vjetër i kanë shprehur me thënien e njohur: "do ut des" që d. m. th. "jap, që të më japësh mua". Këto raporte "jap, që të më japësh mua" janë të papapranue­shme, të pamoralshm­e në besimin islam, sepse raportet Krijues- Krijesë do të vendoseshi­n në vijë korruptive, interesi, komerciale etj. Duke pasur parasysh qenien jo aq të formuar, v jo aq të lartë, jo aq të ndërgjegjs­hme, jo aq të përkryer të njeriut, Zoti i madhëruar, gjatë gjithë historisë së tij, ka dërguar pejgambër të zgjedhur si: Ademin, Idris, Nuhun, Salih, Ibrahimin, Ismail, Jezusin, Lut, Jakup, Jusufi, Ayub, Musa, Thul- kiff, David, Sulaiman, Elias Solomon, David, Elias, Elisha, Yonus, Zekaria, Jahja, Esa, Muhamed a. s., që të ndihmojnë njeriun në çdo mënyrë, pra, edhe në pikëpamje të ndriçimit dhe të mësimit për flijimin, duke e humanizuar sakrificën, duke e lartësuar dhe fisnikërua­r atë nga motivet primitive, superstici­oze, egoiste, idhujtare në motive fetare, altruiste, humane e sociale. KURBANI- DIMENSIONE­T E TIJ:

Kurbani është një institucio­n me rëndësi të shumëfisht­ë, kuptimplot­ë: me dimensione shumë filozofike për jetën, botëkuptim­in, vizionin e saj. RELIGJIOZI­TETI I KURBANIT

Në besimin Islam, flijimi është akti i gatishmëri­së së njeriut, një akt i sinqeritet­it të tij, sublim për të flijuar gjënë më të shtrenjtë, më të dashur, që posedojmë në emër të krijuesit, por jo për t'i bërë qefin Atij, jo për t'u serviluar Krijuesit, por për sendërtimi­n e porosive nga fjalët e krijuesit, për vetë mirëqenien tonë, individual­e dhe shoqërore.

"… Allahu vërtet nuk ka nevojë për askënd në krejt botën". El- Ankebut, 6).

Thelbin, esencën dhe qëllimin e institucio­nit të kurbanit e shpjegon vetë Zoti i lartësuar, në ajetin vijues "Tek Allahu nuk arrin as mishi ( i kurbanit), as gjaku i tyre, por tek Ai arrin takvallëku ( devotshmër­ia) juaj". El - Haxhxh, 37).

Kjo do të thotë se kafsha e flijuar është vetëm ndërrim simbolik me atë që njeriu duhet flijuar. Shembulli i Ibrahimit a. s. është një ilustrim konkret, i cili si baba, flijon të birin, Ismailin, dhe shembulli i Ismailit që pranon të flijojë gjënë më të shtrenjtë, vetveten. Rasti i Ibrahimit a. s. dhe Ismailit a. s. është i papërsërit­shëm në historinë njerëzore dhe si i tillë duhet të ndikojë inspirativ­isht te njerëzit, besimtarët, në këto kohë të globalizmi­t antagonizm­ash, humbje vlerash, egoizmi, kohë kur njeriu po humb çdo gjë që e bën atë njeri. KURBANI DHE MORALI.

Kurbani, si synim parësor, është formimi i njeriut dhe i vetëdijes dhe karakterit të tij. Kurbani është shembulli më tipik i formimit të njeriut: vet akti i kurbanit tregon gatishmëri­në kulmore për dashurinë sublime ndaj zotit dhe për zbatimin praktik të urdhrave të tij. Akti i prerjes së kurbanit, në shikim të parë është i vrazhdë, primitiv e mizor, zhvillon te besimtari vetëdije, por edhe kritere në bazë të së cilave ai do t'i valorizojë kategoritë etike dhe do t'i afirmojë vlerat pozitive.

Ndërgjegjj­a, solidarite­ti, altruizmi dhe vetëdija se flijimi i një pjese të krijesave të gjalla, të tjera të gjithësisë, në rastin e kurbanit, kafshët, në dobi të pjesës tjetër, është çelësi i shpëtimit të njeriut, shoqërisë apo bashkësisë, nga shkatërrim­i i saj dhe shkalla më e lartë, që synon Kurani.

Duke qenë se Krijuesi i gjithësisë e ndërtoi gjithësinë, universin, ai e ndërtoi atë në bazë të një plani dhe rregullave të harmonizua­ra, që funksionoj­në dhe realizojnë jetën në tokë. Krijuesi i gjithësisë krijoi një simetri dhe barazi të organizuar në shkallën më të lartë, për një jetesë, në funksion të së cilës vendosi ekuilibra dhe çdo gjë të barabartë. Ndër këto rregulla dhe simetri, përfshihet në aspektin social dhe kurbani, qëllimi i të cilit është barazia sociale ndërmjet njerëzisë. Gëzimi që përjeton i pasuri, duhet t'i buzëqeshë edhe të varfrit, por edhe kategorisë, që për shkak të dinjitetit, modestisë, apo ngurrimit, nuk e shprehin dhe nuk e dëshmojnë varfërinë e tyre. KURBANI… HISTORIA E TIJ NË SHQIPËRI

Dikur, në lashtësi, midis Gjirokastr­ës dhe Sarandës, figurojnë dy qytete: Helanon dhe Helakranon. Fjalë, ku në rrënjët e tyre gjenden Hellopia, Helloi, Selloi, "me rrënjën Hell", duke farkëtuar kështu që kurbani bëhej nga njerëzit si flijim për perënditë. Të dhënat historike në vendin tonë flasin për kurbanin, që bëhej për nder të Zeusit dhe Dodonës Pellazgjik­e ( Mali i Tomorit i sotëm me rrethinat e tij), ku siç dihet që nga Mitologjia e lashtë greke: Zeusi, perëndia më e fuqishme, kërkoi që, siç thotë Hesiodi në shek VIII- VII, Zeusi deshi që në Do

donëtë ndërtohej në këtë majë të lartë ( Tomor), faltorja më e vyer për njerëzinë dhe aty të ishte Orakulli i Zeusit. Omeri e pohon këtë fakt, në poemën "Iliada", ku thotë: "… O mbret Zeus i Dodonës pellazgjik­e që banon lart e sundon Dodonën, që e rrahin dimra të rëndë dhe të egër". Pikërisht për këtë tempull të lartë, Herodoti që e ka vizituar atë thotë: "… Dodona, faltorja e saj, ka qenë më e vjetra nga gjithë të tjerat dhe më e para". Pra, tempulli më i lashtë mbi dhe ku vinin bënin blatime dhe kushtime ( aferoma) dhe nga popujt e Evropës që ndodheshin në veri të Ilirisë. Pellazgët kishin zakonin tu flijonin perëndive çdo gjë. … Kështu, që atje mësova që ata nuk ishin vetëm një popull barbar… molosët dhe arkadët pellazg… Kjo traditë e lashtë e kurbanit, ky adhurim sublim për perëndinë është përcjellë kohë pas kohe e brez pas brezi dhe Tomori i sotëm ( Dodona pellazgjik­e) është vendi ku vijnë nga e gjithë bota, siç vinin dikur të gjithë nga të gjitha viset e Ilirisë së Veriut, keltët, galët, grekët, egjiptasit, asirianët etj. dhe bënin kurban dhe flijime për perëndinë në tempullin e lashtë, të parin në botë. Eskili, në shek V. p. e. s. te "Prometeu i lidhur", 800 thotë: "Kur ju të arrini në tokën e Molosëve të sipërm, ka një Orakull dhe një Tempull të Jupiterit Tesprot". Ky tempull sot është majën e malit të Tomorit, 2417 m lartësi, vendi i shenjtë Kanotaf i Abas Aliut, që, siç thotë Naim Frashëri: "… Ç'është ai që shkon kaluar, me dy- tre foshnja në duar, që ikën si veriu, është Abas Aliu" Ky pelegrinaz­h i ardhur nga historia, që si motiv hyjnizimi të Zotit ka bërjen e kurbanit, ka rrezatuar shenjtëri për gjithë botën e kohëve e gjithnjë e më shumë po merr përmasa dhe konture botërore si dikur i organizuar nga Kryegjysha­ta Botërore Bektashian­e, Kryegjyshi Botëror, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. PELEGRINAZ­HI I PARË I SHQIPTARËV­E NË MEKË.

18 qershor 1991, ku agu i demokracis­ë kishte filluar të shndrinte në tokën e djegur të shqiptarëv­e, për liri dhe Zotin do të niseshin për në Mekën e shenjtërua­r 180 shqiptarët e parë, të prirë nga Kryetari i KMSH- së, Hirësia e Tij e Lartë, Haxhi Hafis Sabri Koçi, për të kryer adhurimet e shenjta, të Haxhillëku­t të parë. Ishte Haxhillëku i parë i shenjtë, që do të linte vlagë në historinë e ngjalljes së besimit për kohën dhe shqiptarët.

Qyteti mikpritës, si zakonisht Xheda. Në këtë rrugëtim shpirtëror, pelegrinët priten si mysafirë në qytetin e Mekës, ku nisi zanafilla e jetës që përkon me historinë e udhëtimit të Hazretit Ibrahim me familjen e tij, në një luginë të papjellshm­e, ku gjendet sot Meka, qyteti më i shenjtë i botës.

Në këtë luginë të papjellshm­e, Hazret lbrahimi dërgoi gruan e tij të dytë, Haxhirenë, me djalin lsmailin, për shkak të grindjes së saj me gruan e parë, Sarën. Në këtë shtëpi të Zotit, Hazret lbrahimi iu lut Zotit që zemrat e njerëzve të anonin nga të mirat dhe të largoheshi­n nga të këqijat. Këtu ai do t'i lutej Zotit që t'u jepte udhë veç të mirave .

. . . dhe Zoti e dëgjoi atë. Zoti lumturoi Haxhirenë, lsmailin dhe vetë jetën, kur Haxhireja zbuloi Bunarin, Zem Zem, burim që shoi etjen e djalit, Haxhiresë dhe të miliona e miliona njerëzve në këtë vend dhe u dha fat atyre në jetë. Në këtë vend, Hazret lbrahimi vuri fars fiziten e tij gjithë njerëzimit, ku të gjithë njerëzit në Qabe kërkojnë faljen e mëkateve, largimin e të këqijave, shpëtimin e tyre dhe kthimin e tyre fatlumtur në jetë.

Rreth Qabesë, Gurit të Shenjtë, njerëzit rrotullohe­n shtatë herë dhe drejtohen nga bregu Safa Merve për të bërë Sajin domethënës, vrapimin shtatë herë pesëqind metra, që e bëri nëna e profet lsmailit a. s. Haxhireja për të zbuluar burimin e ujit, që të shpëtonte të birin, ku pasi u kthye gjeti te këmbët e të birit ujin që buronte dhe klithi ' Zem Zem'. Mbas njëzet e pesë kilometrav­e, vendi që u shfaqet pelegrinëv­e është Arafati, aty ku u takua njeriu i parë, Ademi, me Havanë dhe filluan krijimin e jetës së re, të parë në tokë. Qëndrimi në Arafat ka të bëjë me pastrimin e mëkateve të çdo njeriu, të çdo krijese njerëzore dhe të kthehet në jetë ashtu siç ka lindur nga nëna, si një fëmijë i pastër, pa mëkate, pa gjynahe. Durimi ndaj vështirësi­ve që të gjithë kalojnë, në këtë vend është si një rikujtim i jetës së Pejgamberi­t Ibrahim a. s., që Zoti t'u mësojë durimin të gjithëve. Të gjithë drejtohen nga kodra e Xhubile Rahme, që të kthehen në njerëz të tillë. Në Muzdilife dhe Mina, të gjithë haxhinjtë, pelegrinët mbledhin gurë në vendin ku i mblodhi dhe Hazret Pejgamberi, të premten duke u gdhirë e shtuna e Bajramit, për të vrarë shejtanin, në vendin e quajtur XhemraTul Akabeh, ku që të gjithë gjuajnë tri herë nga shtatë gurë, duke menduar së tashmë ata e kanë vrarë përfundimi­sht shejtanin ( djallin) dhe ashtu të pastër, siç kanë lindur nga barku i nënës, heqin rrobën e Erhamit dhe veshin rrobat e mëparshme. Të pastër dhe të gëzuar, haxhinjtë, pelegrinët vazhdojnë rrugën e tyre të pelegrinaz­hit në qytetin e Medinës, në qytetin ku gjeti vendstrehi­m Pejgamberi, ku zhvilloi aktiviteti­n më të madh dhe u varros.

Medina është vendi i shenjtë i Pejgamberë­ve, i mbretërve, qyteti i xhamisë së shenjtë, qytet i vjetër që zmadhohet çdo ditë me arkitektur­ë moderne. 1.5 milionë banorë numëron Medina, por 6- 7 milionë të tjerë vijnë këtu për haxhillëk.

Në këtë qytet, ashtu si Meka, ndodhet edhe mrekullia tjetër e shenjtëris­ë, xhamia e Pejgamberi­t, e profetit që zbriti si mëshirë e gjithë botëve, për mbarë njerëzimin; e profetit që përfitoi si askush zemrat dhe shpirtrat e gjithë njerëzimit, siç e ka quajtur Bern. Shou, lavdia më e madhe që udhëhoqi njerëzimin në dritën e vërtetë. Njeriu që shpalli fenë e Zotit, jo si shumë profetë të tjerë, vetëm popujve të tyre, por gjithë botës, siç thotë Napoleon Bonaparti: Njeriu që triumfin dhe fitoren e kurorëzoi me mëshirë dhe falje. Njeriu që u bë udhëheqësi i vërtetë shpirtëror, prijës e sundimtar pa përdorur forcë si logjikë antinjerëz­ore. Njeriu që sundoi në sajë të besueshmër­isë dhe besimit. Njeriu që krijoi një religjion, të cilin e pranuan miliona e miliona njerëz, duke e shndërruar atë në një fe universale. Pelegrinët mësojnë të gjithë në këtë qytet për lajmëtarin dhe të dërguarin e fundit të Allahut, për të gjithë kohërat e për të gjithë popujt, të cilët e pranuan besimin e tij. Drita që erdhi në shkretëtir­ë dhe ndriçoi mbarë rruzullin tokësor, ku Zoti u betua "Komuniko më atë, që t'u zbrit prej Zotit tënd".

Të gjithë mbas këtij pelegrinaz­hi të madh shpirtëror, besimtarët myslimanë shqiptarë u kthyen në vendin tonë si njerëz fatlumë, që sollën për njerëzit dhe vendin e tyre. Ky pelegrinaz­h vazhdon tashmë për shqiptarët, që nga fillimi i tij qershor 1991, deri në ditët e sotme. FESTIMI NË SHQIPËRI I KURBAN BAJRAMIT

Nën një atmosferë gëzimi dhe devotshmër­ie të veçantë, të gjithë besimtarët myslimanë, kudo që ndodhen, falin sot namazin e Kurban Bajramit, të kësaj dite të madhe të Zotit, në sheshin e tempullit të dashurisë së besimtarëv­e, sheshin "Skëndërbej", siç na informon drejtori i Kulturës së KMSH- së z. Agron Hoxha. Në këtë ditë të madhe të kurbanit, ata vijnë me një devotshmër­i dhe përkushtim për të qenë sa më të denjë si besimtarë, si njerëz, për të ecur gjithnjë përpara, për emancipimi­n e shoqërisë, të mbrujtur nga dashuria e krijuesit të gjithësisë.

Përshëndet­ja e Kryetarit të KMSH- së, Hirësisë së Tij të lartë Haxhi Bujar Spahiut, do të përcjellë vizionin bashkëkoho­r kombëtar të islamit të sotëm, që brenda kontureve dhe suazës së perëndimit jeton, zhvillohet bashkë me të gjitha besimet e tjera koherente dhe vizionare të kohës.

Përshëndet­ja e Kryetarit të KMSH- së është më shumë sesa një sfidë për të gjithë besimtarët, që me integritet të përballen, të ecin me të gjitha zhvillimet e kohës, që islami si besim të shfaqë bashkë me to vlera për shoqërinë e sotme.

Si gjithnjë, këtë festë të madhe të të gjithë besimtarëv­e myslimanë shqiptarë do ta përcjellë në të gjithë vatrat shqiptare të kombit tonë, kudo në të gjithë botën, RTSH- ja me valët e saj tokësore, satelitore dhe platformav­e të tjera televizive të saj.

 ??  ??
 ??  ?? Kurbani, simboli i sakrificës, dimension njerëzor për jetën. Kryegjyshi Botëror, Shënjteria e Tij, H. Dede Edmond Brahimaj, duke zhvilluar ceremoninë e kurbanit
Kurbani, simboli i sakrificës, dimension njerëzor për jetën. Kryegjyshi Botëror, Shënjteria e Tij, H. Dede Edmond Brahimaj, duke zhvilluar ceremoninë e kurbanit
 ??  ?? FALTORJA E RE, SIMBOL I DASHURISE DHE BESIMIT TE BESIMTAREV­E MYSLIMANE SHQIPTARE
FALTORJA E RE, SIMBOL I DASHURISE DHE BESIMIT TE BESIMTAREV­E MYSLIMANE SHQIPTARE
 ??  ??
 ??  ?? Kryetari i KMSH, Hirësia e Tij e Naltë, Bujar Spahiu, duke përshëndet­ur të gjithë bashkëkomb­ësit, paqe dhe dashuri në të gjithë
Kryetari i KMSH, Hirësia e Tij e Naltë, Bujar Spahiu, duke përshëndet­ur të gjithë bashkëkomb­ësit, paqe dhe dashuri në të gjithë
 ??  ?? Kryegjysha­ta Botërore Bektashian­e, krenari dhe lavdi e kombit tonë
Kryegjysha­ta Botërore Bektashian­e, krenari dhe lavdi e kombit tonë
 ??  ??
 ??  ?? 18 qershor 1991/ Kryetari i KMSH, Hirësia e Tij e Naltë, Hafiz Sabri Koçi, kryetari i delegacion­it të haxhinjëve të parë shqiptarë në Mekë, duke vizituar xhaminë e Pejgamberi­t
18 qershor 1991/ Kryetari i KMSH, Hirësia e Tij e Naltë, Hafiz Sabri Koçi, kryetari i delegacion­it të haxhinjëve të parë shqiptarë në Mekë, duke vizituar xhaminë e Pejgamberi­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania