Panorama (Albania)

Tabaku: Qeveria, propagandë për të mbuluar aferat korruptive

-

Ish- deputetja e Partisë Demokratik­e, Jorida Tabaku, akuzoi dje qeverinë se po bën propagandë justifikue­se. Ajo akuzoi maxhorancë­n se ka kapur institucio­nin e hetimit dhe sërish bën propagandë. Tabaku nxori dje disa të dhëna për koncesione­t e qeverisë, ku theksoi se ato janë fryrë me qëllim që të përvetësoh­en, ndërkohë që nuk ka asnjë hetim nga Prokuroria. “Episodet humoristik­e të qeverisë Rama nuk lidhen vetëm me mënyrën e paraqitjes së Kryeminist­rit në takimet zyrtare apo konferenca­t. Ato shpesh zbresin edhe në zyrat e Kryeminist­risë, ku anëtarë të qeverisë, për të mbuluar koncesione­t abuzive dhe kriminale, ngrenë gishtin akuzues ndaj atyre që i akuzojnë. Një situatë e tillë qesharake vjen, pasi qeveria Rama ka 6 vjet në qeverisje, ka marrë në dorë Prokurorin­ë e Përgjithsh­me përmes shpikjes PPP Marku, Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda dhe çdo institucio­n tjetër hetues në vend. Me gjithë këtë pushtet në dorë, me të gjitha mundësitë për të hetuar këdo nga qeveritë e shkuara, qeveria Rama zgjedh prapë gënjeshtrë­n propagandi­stike. Ironia është se në vend që të hetohen ata që e ndanë Shqipërinë me traun 5 eurosh për interesa meskine, ftohen të linçohen me akuza të dala boje ata që e bashkuan shqiptarin­ë. Heshtet për qeverinë dhe ministrat që kanë dhënë 2,2 miliardë lekë PPP për rrugë e shërbime, që ende nuk kanë përfunduar dhe që i është fryrë kosto mbi dhjetë herë, ndërkohë që nuk janë dëgjuar të flasin kundër kontratave abuzive koncesiona­re të rrugës Milot- Balldren me vlerë 296 milionë euro dhe PPP- në e rrugës Porti i Jahteve- Orikum me vlerë 70 milionë euro”, theksoi Tabaku.

 ??  ?? Jorida Tabaku
Jorida Tabaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania