Panorama (Albania)

Shpallet në kërkim administra­tori i “Gega Oil”

Gega: Jam me pushime, kompania nuk ka kryer asnjë shkelje

-

Kontrolli i datës 7 gusht për kompaninë “Gega Oil” çoi në prerjen e një fletarrest­i për administra­torin e saj, Paulin Gega, që akuzohet për “Fshehje të të ardhurave”, “Ndryshim në aparatet matëse” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, nga kontrolli tatimor janë gjetur pompa, të cilat sipas bluve, në shkelje të ligjit funksionon­in në regjim manual dhe për këtë arsye është kryer bllokimi i tregtimit të karburanti­t nga ky subjekt. “Menjëherë pas bllokimit u kryen hetime intensive, që çuan në konkluzion­in se administra­tori i kompanisë, shtetasi Paulin Gega, përmes subjektit ‘ Gen Klaudis sh. a’, që njihet me emrin tregtar ‘ Gega Oil’, ka kryer evazion fiskal në përmasa të konsiderue­shme. Po ky shtetas është proceduar katër vjet më parë nga Drejtoria e Policisë Shkodër, për veprën penale ‘ Fshehje e të ardhurave’. Pas veprimeve të saj hetimore, Policia e Shtetit i referoi në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë materialet në ngarkim të shtetasit Paulin Gega”, njoftoi Policia. Disa orë pasi lajmi u publikua në media, me anë të një deklarate, administra­tori i “Gega Oli” reagoi duke thënë se ai ishte me pushime dhe nuk është arratisur. Gega shtoi se lajmin e ka marrë vesh në media dhe se ai dhe kompania e tij nuk kanë bërë asnjë shkelje. “Jemi nisur për pushime verore në Greqi, me datë 09.08,2019, pushime të cilat janë rezervuar rreth dy muaj më parë te një agjenci turistike në rrugën ‘ Fortuzi’, Tiranë, ku dhe mund ta verifikoni fare lehtësisht. Sot ndërkohë jemi njoftuar në mënyrë indirekte pas lajmeve që kishin shpërthyer nëpër portale e gazeta të ndryshme, ku pretendohe­j se administra­tori i kompanisë ‘ Gen Glaudis sh. a ishte larguar qëllimisht për t’iu shmangur përballjev­e ligjore. Ne mund t’ju konfirmojm­ë që në njërën nga magazinat tona fiskale të shitjes me shumicë, që ndodhet në Vrinë, Durrës, është ushtuar një kontroll para dy ditësh, ku ka pasur një ndërprerje të aktiviteti­t vetëm për disa orë, me pretendimi­n se kasat e shitjes ishin të vendosura në regjim manual, pavarësish­t se ne posedojmë certifikat­ën e kalibrimit të regjimit automatik, e lëshuar sipas ligjeve në fuqi nga firma certifikue­se e fiskalizim­eve A. E Distributi­on sh. p. k në vitin 2012. Mbas verifikime­ve nga organet kompetente u bë zhbllokimi i këtij stacioni shitjeje dhe aktiviteti ka vazhduar normalisht. Pra, kompania jonë nuk ka kryer asnjë shkelje apo kundërvajt­je penale, as në aspektin evaziv apo të së ashtuquajt­urës ‘ Fshehje e të ardhurave apo të pasurisë’”, tha Paulin Gega.

 ??  ?? Gjatë konfiskimi­t të “Gega Oil”
Gjatë konfiskimi­t të “Gega Oil”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania