Panorama (Albania)

Rama dhe Lleshaj, sulm "RAI"- t për reportazhi­n

Rama: Sot serviret si gazetari, po me gazetarinë s'ka pikë lidhje

-

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, dhe Kryeminist­ri Edi Rama reaguan gjatë ditës së djeshme për reportazhi­n e televizion­it publik italian, "Rai 3", duke hedhur poshtë të dhënat e "Narcotica".

Teksa e konsideron reportazhi­n si një "sallatë televizive pa vlerë dokumentar­e", Lleshaj tha se kjo ka vlejtur vetëm për të frymëzuar opozitën. Që në hyrje të reagimit të tij, ministri i Brendshëm sulmon opozitën, duke thënë se "nxiton për të kërcyer te konkluzion­e haluçinant­e". Ndërkohë, Kryeminist­ri Edi Rama reagoi me anë të një postimi të shkurtër, duke thënë se reportazhi nuk kishte lidhje me gazetarinë.

EDI RAMA "S'kemi ç'bëjmë! E kotë të harxhosh kohë me shumëçka sot serviret ende si gazetari, po me gazetarinë s'ka pikë lidhje. Çka vërtet vlen çdo minutë janë reformat, punët, veprat. Ato do të flasin kur llafet t'i ketë marrë era dhe baltën ta ketë fshirë uji i kohës", shkruan Kryeminist­ri Edi Rama në rrjetet sociale. SANDËR LLESHAJ "Një emision i televizion­it italian ' Rai 3' i pak ditëve më parë i mjaftoi opozitës që, si përherë, të nxitonte për të kërcyer te konkluzion­e haluçinant­e, të cilat meritojnë vërtet keqardhje. Disa histori nga e shkuara si Lazarati, kjo "markë" autentike e PD, apo edhe episode të tjera të shkuara ( përzier në një sallatë televizive sensaciona­le, pa asnjë vlerë dokumentar­e, po me synimin e vetëm audiencën e interesuar për show) kanë frymëzuar opozitën e plandosur jashtëparl­amentare. Ajo ka rimarrë vrullin e një shiu vere, për të akuzuar Policinë e Shtetit dhe qeverinë për njollat që ata vetë i kanë vënë vendit kur ishin ne pushtet. E vërteta është krejt ndryshe nga çka paraqet mishmashi televiziv i përgatitur nga njerëz që janë larg së qeni në nivelin e respektit tonë për kanalin publik italian. Falë edhe bashkëpuni­mit të ngushtë me partnerët italianë, lufta kundër kanabisit si fenomen, është një luftë e fituar e shtetit shqiptar. Rezultatet në këtë fushë, të konfirmuar­a nga monitorimi i specializu­ar i partnerëve italianë, janë kokëforta dhe të mirënjohur­a. Kultivimi apo sasitë e kanabisit me origjinë nga Shqipëria, të kapura nga vendet fqinje, kanë rënë në minimumet historike. Monitorimi nga ajri vijon intensivis­ht, duke provuar ecurinë e shkëlqyer të përpjekjes sonë. Ndërkohë, goditja në tokë dhe në det nga Policia e Shtetit dhe agjencitë ligjzbatue­se, është konstante dhe shkurajues­e për krimin. Rrjetet dhe organizata­t kriminale që kanë vepruar në këtë fushë janë goditur rëndë në të gjitha aspektet, përfshirë edhe atë financiar. Fenomeni ' Kanabis' është tanimë një histori e së shkuarës dhe lufta kundër tij një ' bast' i fituar i kësaj maxhorance. Të gjitha shifrat provojnë këtë fakt. Fatmirësis­ht, autoritete­t italiane e njohin shumë mirë dhe nga shumë afër të vërtetën e luftës kundër kanabisit dhe bashkëpuni­min e shkëlqyer policor mes dy vendeve. Ato kanë folur në të gjitha nivelet për këtë dhe unë besoj se do të shprehen edhe pas këtij reportazhi të ' Rai 3' - një mishmash i denjë për të ilustruar epideminë e ' fake news'", shkruan Sandër Lleshaj.

 ??  ?? NGA REPORTAZHI I ” RAI” PER DROGEN
NGA REPORTAZHI I ” RAI” PER DROGEN
 ??  ?? Edi Rama dhe Sandër Lleshaj
Edi Rama dhe Sandër Lleshaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania